By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Forcohet bashkëpunimi mes Prokurorisë dhe Departamentit Amerikan
December 12, 2025
Osmani uron Kenian: Nderojmë arritjet e guximin tuaj
December 12, 2025
Konfiskohen mbi 250 kilogramë duhan në Prishtinë
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që në mbi dy mijë vjet u rezistoi tre tërmeteve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që në mbi dy mijë vjet u rezistoi tre tërmeteve
Lajme

Zbulohet mozaiku i tretë në Durrës, në vilën që në mbi dy mijë vjet u rezistoi tre tërmeteve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/04 at 7:59 PM
Kosova Times Published June 4, 2024
Share
SHARE

Gërmimet arkeologjike në Durrës po zbulojnë mozaikë të rinj në një zonë ku ndodhet një vilë e periudhës romake që u godit sipas arkeologëve në mbi dy mijë vite nga tre tërmete dhe nga një zjarr.

“Pas dy mozaikëve të parë në këtë zonë ka dalë në dritë një mozaik i tretë”, thotë për Zërin e Amerikës arkeologu Luan Përzhita, që drejton misionin.

Sipas zotit Përzhita “mozaiku i parë është zbuluar deri tani në një sipërfaqe rreth 30 metër katrorë dhe gërmimet do të vijojnë për të zbuluar pjesën tjetër. Mozaiku i dytë zë një sipërfaqe prej 12 metër katrorë, ndërsa mozaiku i tretë është në një nga dhomat e vilës me një sipërfaqe prej 4 metër katrorë”.

Arkeologët besojnë se për nga sipërfaqja 3 mozaikët janë më të mëdhenjtë e zbuluar deri tani në Durrës, një qytet i njohur për pasuritë arkeologjike.

Krahas mozaikëve, struktura godinash deri në tre metër lartësi, afreske të një niveli të lartë artistik shumëngjyrësh, të ngjashme me Pompein në Itali, flasin për një zonë e cila banohej nga shtresa e lartë e shoqërisë në shekullin e II-të, pas Krishtit.

“Është interesant fakti, se vila luksoze ku janë shënuar gjetjet më të mëdha u shkatërrua nga një tërmet i shekullit të IV pas Krishtit , i cili përmendet në burimet antike. Nga gërmimet e sotme duket shembja e strehës nga ky tërmet”, tha arkeologu Perzhita.

Vila ka shenja djegie që i përkasin një periudhe të mëvonshme dhe pas rindërtimit ne shekullin e V-të është braktisur sërish nga një tërmet tjetër që ka goditur Durrësin.

Tërmeti i tretë i vitit 2019, dëmtoi një shkollë që ngrihej mbi rrënojat arkeologjike dhe tek po kryheshin punimet për rindërtimin e shkollës dolën në dritë gjurmët antike ku arkeologët zbuluan më pas vilën dhe struktura muresh që flasin për një zonë të rëndësishme arkeologjike.

Gërmimet deri tani janë shtrirë në një sipërfaqje prej 1200 metër katrorë dhe pritet të sjellin sipas arkeologëve të dhëna të tjera historike, ndërkohë që zona arkeologjike ka një shtrire më të gjerë.

You Might Also Like

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Hapet ekspozita `Dhomat e Vizatimit` me 87 vepra nga 24 artistë shqiptarë

TAGGED: #Durrës, #Mozaiku i tretë
Kosova Times June 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Blesa largohet nga Prishtina

Kosova Times Kosova Times February 13, 2024
Sociologët kanë zbuluar se sa të lumtur e konsiderojnë veten evropianët
Deri në 40 minuta pritje për të hyrë në Kosovë nga `Dheu i Bardhë`
VV-ja të hënën thërret seancë të jashtëzakonshme për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc
Asllani e Ajeti mezi e presin Evropianin: Shkojmë për të bërë më të mirën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?