By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Aktakuzë për keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik
December 31, 2025
Qengj i skuqur, me bazë vere, me lëng shege dhe kumin
December 31, 2025
Presidentja Osmani uron pjesëtarët e FSK-së për suksese në vitin 2026
December 31, 2025
Osmani viziton fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në prag të Vitit të Ri
December 31, 2025
Kurti prezanton 10 zhvillimet më të mira të vitit 2025 për Kosovën
December 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Fakte historike të masakrave të otomanëve pushtues ndaj popullit të pafajshëm dardane-arbëror
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Fakte historike të masakrave të otomanëve pushtues ndaj popullit të pafajshëm dardane-arbëror
Opinion

Fakte historike të masakrave të otomanëve pushtues ndaj popullit të pafajshëm dardane-arbëror

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 6:55 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Gjon KEKA

Kur shkruajmë dhe flasim për të kaluarën historike duhet që vazhdimisht të mbështetemi në fakte, në dokumente historike ,në dëshmi të kohës ,në udhëpërshkruesit që gjetën gjurmët dhe panë me sytë e tyre pasojat që kishte lënë pushtuesi otoman në trojet tona dardane-arbërore.

Se Perandoria Otomane ka kryer masakra të tmerrshme ndaj popullit tonë arbëror-dardan këtë e dëshmon e kaluara, flet gjaku i pafajshëm i bijve e bijave dardane-arbëror, flet mjerimi dhe shkretëtira që ky pushtues e solli ndër trojet tona pas vdekjes së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Jo rastësisht u detyruan ta lëshojnë atdheun e tyre të dashur, shumë familje dardane-arbërore që sot jetojnë dhe ruajnë më mirë se ne tradita dhe kulturën që nga koha e artë e epokës së Gjergj Kastriotit (Skënderbeut).

Ata e lëshuan atdheun e tyre sepse nuk deshën të pranonin një ideologji të huaj të një pushtuesi, ata nuk donin ta tradhtonin besën e të parëve të tyre ,ata nuk donin të jetonin me zgjedhën otomane në qafë dhe as të persekutoheshin e vriteshin për çdo ditë pa asnjë pikë mëshire.

Se çdo pushtues kushdo qoftë ai vjen për të pushtuar dhe shkatërruar e ndërtuar ideologjinë dhe sistemin e tij perandorak të sundimit ,këtë e ka bërë edhe pushtuesi otoman, janë fakte ato që flasin, janë pasojat e mjerimit dhe prapambetjes që na ka lënë ky pushtues, dhe secili pushtues që ka shkel në trojet tona.

Ja, këtu po i vendos tri dëshmi të kohës që flasin për masakrat e pushtuesit otoman dhe të vezirëve, zaptive, askerëve nizamë etj., ndaj popullit tonë të pafajshëm dardan-arbëror:

„Pas rënies së Kostandinopojës nën pushtetin turk, shqiptarët i rezistuan për 13 vjet pushtimit të saj ,ashtu që në vitin 1478. u detyruan të nënshtroheshin. Më pas pasoi masakër e tmerrshme; pjesa tjetër shpëtoi veten ose duke ikur jashtë, ose duke pranuar Islamin, ose duke u fshehur në male të paarritshme.“(L.F., 1888)

“Tërbimi i turqve u shpreh në mënyrën më të tmerrshme në Prizren…

Banorët e krishterë të këtyre fshatrave u masakruan pjesërisht nga begët, zaptit (xhandarët) dhe asker nizamët, brutaliteti dhe barbaria e të cilëve janë proverbiale në të gjithë Turqinë.

Masakra të tmerrshme dhe të pakuptimta, të cilave kryengritësit iu përgjigjën në brigjet e Drinës dhe që i dhanë kësaj lufte këtë karakter barbarie dhe e mizorisë me të cilën është shënuar.” (L.m,i.P.,1876)

“Por kishte edhe më keq dhe, si shembull, do të citoj disa fakte: ushtarët turq, kur në raste të rralla si fitimtarë arritën të hynin nëpër fshatra, plaçkitën, u vunë flakën shtëpive dhe dhunuan gratë…

Në rrethin e Prizrenit dhe krahinën e Lumës, ku ndodhesha në ato ditë, tri vajza, të moshës 14 deri në 17 vjeç, u dhunuan nga ushtarët dhe të dëshpëruara nga turpi u vetëvranë duke u varur; dhe se kjo është e vërtetë, duket edhe nga fakti se këtë e kam zbuluar edhe në konferencën time, të mbajtur në klubin shqiptar në Manastir, në janar të vitit të kaluar, të cilën mund ta demonstroj. Një grua heroike nga Rugova, afër Gjakovës, duke ruajtur nderin e saj, vrau shtatë ushtarë me pushkën e burrit të saj që ishte vrarë më parë në betejë.” (R.d.R,1911)

You Might Also Like

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

Pekini, Kremlini dhe faktori ukrainas: Çfarë Perëndimi nuk ka vënë re ende

TAGGED: #Gjon Keka
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

BE-ja miraton pakon e 11-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Kosova Times Kosova Times June 23, 2023
Shqetësues / Amerikani Nyugen ndryshoi përshkrimin personal të luftëtarit të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe i shkaktoi lëndime tronditëse
I caktohet masa e paraburgimit një personi për Krime lufte
Nussbaumer: Nga viti 1998 deri më sot, Kosova vend prioritar për Zvicrën
Bashkëshortja e Ardian Nikulajt zbulon detaje tronditëse: Si u përfshinë në vrasjen e burrit tim britanikët e maskuar si turistë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?