By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dyshohej për një mjet shpëthyes në Prishtinë, policia jep detaje
September 17, 2025
Begaj takim me Orban: Anëtarësimi në BE rrit sigurinë në rajon
September 17, 2025
Rainer Rudolph është Ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë
September 17, 2025
Ambasadori gjerman Rohde përfundon mandatin në Kosovë
September 17, 2025
LDK mbajti tubim elektoral në Hajvali të Prishtinës
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamasi nuk do ta mbështesë planin e paqes të Presidentit Biden pa zotimin e Izraelit për armëpushim të përhershëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Hamasi nuk do ta mbështesë planin e paqes të Presidentit Biden pa zotimin e Izraelit për armëpushim të përhershëm
Rajon / Botë

Hamasi nuk do ta mbështesë planin e paqes të Presidentit Biden pa zotimin e Izraelit për armëpushim të përhershëm

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 4:51 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi se nuk do ta mbështesë planin paqësor pa një qëndrim të qartë të Izraelit rreth armëpushimit të përhershëm dhe tërheqjes nga Gaza. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara, vendimi i Hamasit vjen pas zotimit të udhëheqësve izraelitë për të vazhduar operacionet ushtarake deri në shkatërrimin e Hamasit, përkundër propozimit për armëpushim që presidenti amerikan Joe Biden e bëri publik javën e kaluar.

Ndërkohë që Izraeli po vazhdon operacionin ushtarak në Gazë, përpjekjet për të siguruar armëpushim po hasin në pengesa.

Katari, që po ndërmjetëson në emër të Hamasit, tha se ka mungesë qartësie nga dy palët që po luftojnë njëra-tjetrën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari tha se në rrethanat aktuale ka pak shpresë.

“Po shohim deklarata kontradiktore nga ministrat e kabinetit qeveritar izraelit. Deklaratat e dy palëve nuk na japin shumë shpresë për procesin”, thotë ai.

Udhëheqësit izraelitë u zotuan t’i vazhdojnë operacionet ushtarake kundër Hamasit deri në shkatërrimin e tij, përkundër propozimit për armëpushim të paraqitur nga Presidenti amerikan Joe Biden javën e kaluar. Në një intervistë zoti Biden duket se u pajtua me pretendimet se Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po zvarrit luftën për të joshur bazën e tij të përkrahësve të krahut të djathtë, por kur u pyet to martën nëse kryeministri izraelit po e bën këtë gjë për arsye politike, Presidenti Biden e hodhi poshtë këtë pohim.

“Nuk besoj. Ai po mundohet ta zgjidhë këtë problem serioz,” deklaroi Presideni Biden.

Plani për armëpushim fillon me një pezullim të përkohshëm gjashtë javësh të luftimeve në këmbim të lirimit të disa pengjeve që mbahen nga Hamasi dhe qëllimi i tij është të lëvizë drejt një armëpushimi të përhershëm.

Si garantues i Izraelit në negociata, Shtetet e Bashkuara thonë se presin që dyja palët të paraqesin kërkesa shtesë, por kanë besim se Izraeli do t’i përmbahet detyrimeve të veta që dalin nga marrëveshja.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara presin që Izraeli t’i përmbahet propozimit.

“Presim që Izraeli të vazhdojë ta mbështesë propozimin sepse bëhet fjalë për propozimin e tyre. Dhe është në interesin e Izraelit. Edhe të Hamasit. Ata thonë se duan që lufta të marrë fund. Kjo është rruga për t’i dhënë fund kësaj lufte”, thotë ai.

Ndërkohë që palestinezët vazhdojnë të përballen çdo ditë me shkatërrim dhe vdekje, jo të gjithë kanë pikëpamjet optimiste të administratës amerikane, përfshirë një ish negociator amerikan për Lindjen e Mesme.

“Parashikimi im është që edhe nëse të dyja palët e pranojnë këtë propozim – që ende mbetet çështje e hapur, duke pasur parasysh dimensionin politik, posaçërisht në Izrael – duhet shumë fat për ta përmbushur fazën e parë të propozimit. Por përtej kësaj faze, nuk shoh mundësi për përparim”, i tha Zërit të Amerikës zoti Aaron David Miller nga Fondacioni Carnegie për Paqe Ndërkombëtare.

Presidenti Biden ka siguruar përkrahje nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit që mbështet propozimin për armëpushim.

Rezoluta e Shteteve të Bashkuara nuk përfshin kërkesën parashtruar Izraelit për t’u dhënë fund operacioneve në Rafah, që është pjesë e një rezolute tjetër të Këshillit të Sigurimit, e propozuar nga Algjeria.

“Shumica e anëtarëve të Këshillit të Sigurimit duan ndalimin e menjëhershëm të operacionit në Rafah. Por nëse Shtetet e Bashkuara arrijnë t’i bindin anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit se propozimi i tyre është rrugë e qëndrueshme drejt armëpushimit, përfshirë armëpushimin në Rafah, atëherë besoj që anëtarët e tjerë të këshillit do të bëjnë kompromis,” thotë eksperti Richard Gowan nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Por përderisa numri i viktimave civile vazhdon të rritet, gjasat për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi tani për tani duken të zbehta.

You Might Also Like

Nje serb vret gruan e tij, plagosi vajzën dhe të dashurin e saj me ne fund kryen vetëvrasje

Ukrainasit kanë tronditur themelet e stabilitetit ekonomik të regjimit rus, Putinit do t’i duhet të zvogëlojë prodhimin e naftës

Momenti kur nje grup me hanxhar, thika dhe shkopinj metalikë shpërthejnë në përleshje jashtë dyqanit të qebapeve

Shikoni se si e priti Mbreti Charles Trumpin

Kremlini ka rritur ndjeshëm shpenzimet e tij për “fuqinë e butë” jashtë vendit

TAGGED: #Armëpushim, #Hamas, #Izrael, #Joe Biden, Plani i paqes
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Moti sot kryesisht me diell, temperatura arrin në 7 gradë

Kosova Times Kosova Times January 30, 2024
Hysen Durmishi caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit të Mjedisit
Ja cilat vende kryesojnë nga vdekjet me armë
Kurmasheva nderohet me Çmimin Ndërkombëtar të Lirisë së Shtypit
Arabia Saudite midis dy zjarreve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?