By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Fallxhori që parashikoi Covid dërgoi një paralajmërim: ‘Viti 2026 sjell një ngjarje të rrezikshme dhe një sëmundje misterioze’
January 2, 2026
Ukrainasit publikojnë videon, ku ushtari rus u dorëzohet atyre
January 2, 2026
FEXH nderon Nora Gjakovën: Kampione olimpike, frymëzim për brezat
January 2, 2026
Zvicra shpall pesë ditë zie pas zjarrit që vret dhjetëra persona
January 2, 2026
Agjencia e Spiunazhit të Ukrainës parashikon që Kremlini së shpejti do të kryejë operacion masiv me viktima, duke vrarë civilë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeqyteti shënoi Ditën Botërore të Mjedisit me shumë aktivitete
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeqyteti shënoi Ditën Botërore të Mjedisit me shumë aktivitete
Lajme

Kryeqyteti shënoi Ditën Botërore të Mjedisit me shumë aktivitete

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 4:18 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Në shënim të “Ditës Botërore të Mjedisit” aktivitetet dhe projektet nuk munguan në qytetin e Prishtinës.

Organizata “YARL” në bashkëpunim me Drejtorinë e Parqeve dhe Hapësirave Publike nga komuna e Prishtinës, kanë organizuar mbjelljen e luleve, perimeve, pemëve në disa lagje specifike në kryeqytet.

Bashkëpunimet e aktivistëve në lagjen ‘Ulpiana’, rreth orës 14:00, kishin nisur punimet e procesit të mbjelljes.

Donika Qeta, drejtoresha e menaxhimit të hapësirave publike dhe parqeve në Prishtina, thotë për RTK-në se aktivitetet e tilla janë të nevojshme për qytetarët e vendit, ku qëllimi i tyre qëndron tek ruajta e ambientit dhe rigjenerimi i hapësirave të degraduara.

“Ky projekt në të cilin jemi sot duke implementuar është që nga viti i kaluar, ku është gjithëpërfshirje e komunitetit në lagjen ‘Ulpiana’ dhe si kërkesë e tyre ka qenë krijimi i kopshteve urbane, të mblidhen dhe të kontribuojnë qytetarët”, tha Qeta.

Gjithashtu, lidhur me çështjen e përzgjedhjes së pemëve dhe luleve, Qeta tha se të gjitha i kanë zgjedhur qytetarët.

“Sot, ne vetëm po e bëjmë së bashku me komunitetin mbjelljen dhe mbushjen këtyre kopshteve urbane”, shtoi Qeta.

Kosovare Sadiku, drejtoresha e organizatës ‘YARL’, lidhur me këtë projekt tha se rëndësia e këtij aktiviteti është që të ketë mobilizim të komunitetit, jetëgjatësi të fermave urbane, duke i rifreskuar me erëza të ndryshme të cilat kanë rëndësi për shëndetin.

“Në këto ferma urbane ka llojllojshmëri të mbjelljes, prej luleve deri te erëzat që i vendosim në tryezat tona çdo ditë”, tha Sadiku.

Ndërsa, pjesë e këtij projekti ishte edhe Florent Salihu, aktivistë me aftësi të veçanta, i cili bëri mbjelljen e luleve.

“Unë jam ndjerë shumë mirë, kur e kam bërë mbjelljen e luleve. Mendoj, se ky aktivitet është shumë i mirë për ne dhe kushtet janë shumë të drejta dhe i plotësojnë kriteret”, tha Salihu.

Aktivisti 18 vjeçar shprehu një dëshirë të tij që e konsideron hobi. “Mua më kanë pëlqyer gjithmonë lulet, i kam si hobi”, shtoi Salihu.

You Might Also Like

Zelensky emëron kreun e HUR Budanov si shef të ri të stafit

I jepet lamtumira e fundit ish-kryekuvendarit, Nexhat Daci

Shi dhe fluks automjetesh, trafik i rënduar në superstradën Milot-Lezhë

Një qytetar nga Ferizaj gjen para dhe i dorëzon në polici

Numërimi i votave jashtë Kosovës, KQZ proceson mbi 90% të vendvotimeve

TAGGED: #Dita Botërore e Mjedisit, #Kryeqyteti
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hyrja në Venecia pritet të bëhet me pagesë nga viti i ardhshëm

Kosova Times Kosova Times September 5, 2023
Horoskopi ditor për 25 Nëntor 2023: Askush nuk do të jetë imun ndaj sharmit të Binjakëve sot, Peshoret duhet të kenë kujdes dietën e tyre!
Sa përqind do të marrë LDK-ja në këto zgjedhje?
Aksioni “Brezovica” – Sekuestrimet gjatë aksionit të sotëm
Horoskopi ditor për 27 shtator 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?