By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mickoski: Nuk pres të m’u censurohet e drejta ime njerëzore si ta quaj shtetin tim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mickoski: Nuk pres të m’u censurohet e drejta ime njerëzore si ta quaj shtetin tim
Rajon / Botë

Mickoski: Nuk pres të m’u censurohet e drejta ime njerëzore si ta quaj shtetin tim

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 4:31 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

I nominuari për kryeministër të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, tha të mërkurën se nuk e ka ndër mend të sillet si, e as nuk pret “sjelle talibane” nga ndonjë politikan tjetër, pas njoftimit të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis, se do ta ngrejë çështjen e Marrëveshjes së Prespës mes dy vendeve gjatë një samiti të ardhshëm të NATO-s.

Retorika mes Shkupit dhe Athinës është ashpërsuar së voni për Marrëveshjen e Prespës, në lidhje me përdorimin e emrit kushtetues të Maqedonisë së Veriut.

Mickoski, kryetari i VMPR DPMNE-së, tha se përgjigjen për fqinjin jugor të vendit të tij e ka dhënë tashmë para disa javësh se “është e drejta e ime njerëzore se si do ta quaj shtetin tim”.

“Mendoj se është pjesë e fushatës së tyre zgjedhore. Nuk pres sjellje talibane, censurim të së drejtës themelore të njeriut. Gjithçka që përmban Marrëveshja e Prespës dhe është pjesë e sistemit tonë juridik dhe rendit kushtetues, Qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së do ta respektojë, duke përfshirë këtu edhe certifikatat për deputetë që morëm me emrin e ri të shtetit”, ka thënë Mickoski.

Çështja e zbatimit të drejtë të Marrëveshjes së Prespës u ngrit nga Greqia më 12 maj, kur presidentja e re maqedonase, Gordana Siljanovska Davkova, e bëri betimin duke e anashkaluar emrin Maqedonia e Veriut.

Nëse në samitin e NATO-s në korrik Greqia do të ngrejë çështjen për respektimin e Marrëveshjes së Prespës, Mickoski tha se mesazhi i tij do të jetë në drejtim të ndërtimit të urave të bashkëpunimit dhe miqësisë me të gjithë fqinjët.

Në një konferencë për media të mbajtur në ishullin e Kretës në prag të zgjedhjeve evropiane të 9 qershorit, kryeministri grek Mitsotakis tha se “qëllimi i VMRO-DPMNE-së është që në praktikë të kontestojë emrin e vetëm për përdorim të gjithanshëm”, duke shtuar se Greqia nuk do ta pranojë këtë.

“Pres që kandidati për kryeministër të Maqedonisë së Veriut të deklarojë publikisht, në mënyrë të qartë dhe kategorike, se e respekton Marrëveshjen e Prespës, se emri i vendit të tij është Maqedonia e Veriut, ‘erga omnes’, si në përdorim të brendshëm, ashtu edhe në të jashtëm”, tha Mitsotakis.

Në vitin 2018, Shkupi dhe Athina e nënshkruan atë që njihet si Marrëveshja e Prespës, për ndryshimin e emrit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut.

Kjo marrëveshje u dha fund mospajtimeve shumëvjeçare mes tyre, duke ua hapur rrugën përpjekjeve të Shkupit për t’iu bashkuar NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

You Might Also Like

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj

Siri: Pesë të arrestuar për sulmin vdekjeprurës të ISIS-it ndaj amerikanëve

Zelensky takon të dërguarit e SHBA-së në Berlin për bisedime mbi përfundimin e luftës Rusi-Ukrainë

Joseph: Nëse rusët do të interesoheshin për Serbinë, do t’ia shisnin NIS-in, topi është në fushën e Vuçiçit dhe kjo është pika e kthesës

TAGGED: #Emri, #Hristijan Mickoski, #Maqedonia e Veriut
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden e zgjat urdhrin për gjendje të jashtëzakonshme për Ballkanin Perëndimor

Kosova Times Kosova Times June 15, 2024
Maqedonci kujton kontributin e Kosovës për ukrainasit
Rrjedhin pamjet e një sulmi me raketa ukrainase që rusët u përpoqën ta mbulonin (VIDEO)
Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe
Mijatoviq perfaqesues ne Bundestag: “Nëse Gjykata Kushtetuese e ndaloi këtë festë, duhet të ketë mbështetjen e përfaqësuesit të lartë…”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?