By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Netanyahu: Izraeli është i gatshëm për veprime të fuqishme në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Netanyahu: Izraeli është i gatshëm për veprime të fuqishme në veri
Rajon / Botë

Netanyahu: Izraeli është i gatshëm për veprime të fuqishme në veri

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 5:41 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të mërkurën se ushtria izraelite është i përgatitur për veprime të fuqishme në veri të Izraelit, duke shtuar se siguria do të vendoset “medoemos” në zonën e cila po sulmohet nga Hezbollahu, grupi i mbështetur nga Irani.

Konflikti mes Hezbollahut dhe Izraelit, i cili është zhvilluar njëkohësisht me luftën në Rripin e Gazës, është intensifikuar në ditët e fundit, duke shtuar shqetësimet se mund të shpërthejë një konflikt më i gjerë në rajon.

“Kushdo që mendon se mund të na dëmtojë dhe se ne do të qëndrojmë duarkryq, gabohet rëndë. Ne jemi të përgatitur për veprime shumë të fuqishme në veri”, tha Netanyahu gjatë një vizite në këtë pjesë të vendit.

“Ne do të rivendosim sigurinë në veri medoemos”, shtoi ai.

Luftimet mes Hezbollahut dhe Izraelit – që cilësohen si më të ashprat mes tyre prej luftës së vitit 2006 – i kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të ikin nga shtëpitë e tyre në të dyja anët e kufirit.

Sulmet izraelite i kanë vrarë rreth 300 luftëtarët të Hezbollahut në Liban, si dhe rreth 80 civilë, sipas Reuters.

Sulmet nga Libani i kanë vrarë 18 ushtarë izraelitë dhe 10 civilë, thotë Izraeli.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Herzi Halevi, tha të martën se ushtria është në gjendje gatishmëri për një ofensivë në kufirin verior dhe se Izraeli është afër të marrë vendim.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të martën se Uashingtoni nuk dëshiron të shohë luftë të plotë dhe se po përpiqet ta gjejë një zgjidhje diplomatike. Ai shtoi se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten nga Hezbollahu.

Hezbollahu, i cilësuar organizatë terroriste nga Uashingtoni, njoftoi të mërkurën për disa operacione, përfshirë një sulm raketor kundër kundërajrorit izraelit, Kupola e Hekurt, në Ramot Naftali, rreth tri kilometra nga kufiri.

Hezbollahu është aleat i grupit palestinez Hamas – i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Hezbollahu ka thënë se po kryen sulme në Izrael në përkrahje të palestinezëve që po përballen me bombardime izraelite në Rripin e Gazës. Në të kaluarën, ku grup ka thënë se do t’i ndalë sulmet kur të përfundojë lufta izraelite në Gazë.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

TAGGED: #Benjamin Netanjahu, #Veprime të fuqishme, #Veri
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Muratov: “Do të ketë një grusht shteti në Rusi pa rrëzuar qeverinë”

Kosova Times Kosova Times June 22, 2023
Drama kundër luftës “All Quiet on the Western Front” fiton shtatë çmime BAFTA
Rashiq shprehet i shqetësuar për gjendjen e Trajkoviqit
Biden: Angazhimi i ShBA-së për sigurinë e Izraelit është ‘i hekurt’
Hasani-Kayatürk: Lidhjet Shqipëri-Turqi, kontribut për paqen në rajon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?