By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
January 30, 2026
Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
January 30, 2026
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Një fije shprese, një fije shkrepëse” e Ag Apollonit prezantohet në Bruksel
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > “Një fije shprese, një fije shkrepëse” e Ag Apollonit prezantohet në Bruksel
Lajme

“Një fije shprese, një fije shkrepëse” e Ag Apollonit prezantohet në Bruksel

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 9:18 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Të martën, në Klubin e Shtypit në Bruksel, Ambasada e Republikës së Kosovës organizoi prezantimin e përkthimeve në gjuhën angleze dhe atë holandeze të librit “Një fijë shprese, një fije shkrepëse”, të shkrimtarit të njohur kosovar, Ag Apolloni.

Në prezencë të një numri të ambasadorëve, diplomatëve, zyrtarëve dhe medias evropiane, shefi i Misionit në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bruksel, ambasadori Agron Bajrami, hapi mbrëmjen duke prezantuar autorin Ag Apolloni, dhe veprën e tij, romanin dokumentar që në anglishte është botuar nga shtëpia botuese “Elbow Books”, nën titullin “Glimmer of Hope, Glimmer of Flame”, ndërsa në holandishte nga shtëpia botuese “Skenderbeg Books”, nën titullin “Een sprankje hoop, een lont”.

Ai njoftoi se edhe përkthimi në gjuhën franceze është gati, dhe së shpejti do të botohet.

Vet autori Apolloni më pas lexoi fragmente nga libri, të pasuara nga një bashkëbisedim me të pranishmit, gjatë të cilit shkrimtari rrëfeu për vështirësitë dhe procesin e hulumtimit dhe shkrimit të një libri të tillë, që trajton një histori të rëndë vuajtjeje dhe viktimizimi të shqiptarëve të Kosovës, nga forcat policore e ushtarake të Serbisë.

“Audienca në prezantim, mes të cilës ishin një ambasadorë e diplomatë nga disa shtete, përfshirë SHBA-në, Turqinë, Estoninë, Kroacinë, Maqedoninë veriore dhe Malin e Zi, si dhe zyrtarë, hulumtues e media belge dhe evropiane, shprehu interesim të madh për rrëfimin që trajton libri, përkatësisht rrëfimin e trishtë të Ferdonije Qerkezit, nënës që në luftë humbi katërdjemtë dhe bashkëshortin,  dhe atë të Pashke Markajt, nënës e cila pasi u zbardh fati tragjik i dy djemve të saj dhe i varrosi ata, dogji veten” thuhet në njoftimin e ambasadës.

Komentet dhe bashkëbisedimi pasues u orientuan nga e vërteta tragjike e luftës në Kosovë, dhe relacioni i sotëm me atë të kaluar të para 25 viteve.

Në kuadër të prezantimit, në fund të bisedës, Ambasada e Republikës së Kosovës u shpërndau diplomatëve të pranishëm kopje të librit në anglishte dhe holandishte, ndërsa autori nënshkroi dedikimet për shumicën audiencës, e cila mbeti tejet e interesuar për dokumentimin e tillë të historisë së Kosovës përmes letërsisë.

You Might Also Like

ASHAK arrin 8.5 milion skanime dokumentesh të digjitalizuara

Filharmonia e Kosovës sjell kryeveprën `Petite Messe Solennell`

Qosja përkujton Kadarenë: Shkrimtari që i dha Shqipërisë zë botëror

“Gërrdia” përmbyll Festivalin “Talia e Flakës 2026” sonte në Gjilan

Radioja Kombëtare Bullgare feston 91-vjetorin

TAGGED: #Ag Apollomi, #Agron Bajrami, #Bruksel, #Klubi i Shtypit në Bruksel, #Një fije shprese një fije shkrepëse
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti në Shqipëri me diell, temperaturat do të jenë deri 41 gradë

Kosova Times Kosova Times July 29, 2024
Kapen mallra të padeklaruara në një automjet në Vermicë
Prodhimet serbe përballë bojkotit në Kosovë
Kurti: Programi për Diplomaci Qytetare bashkon profesionistë nga mërgata
Kryeqyteti nis aksionin për dërgimin e qenve endacak në strehimore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?