By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Dallimet me Kurtin janë të tejkalueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Dallimet me Kurtin janë të tejkalueshme
Lajme

Osmani: Dallimet me Kurtin janë të tejkalueshme

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 7:20 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të mërkurën se dallimet mes krerëve shtetërorë janë te tejkalueshme kur interesi shtetëror dhe qytetar vihet mbi të gjitha, duke thënë se nuk ka luftë politike me Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti.

Në javët e fundit u raportua për “prishjen” e mundshme të raporteve mes Osmanit dhe Kurtit, pasi presidentja kishte thënë se Qeveria nuk ishte konsultuar me të, lidhur me hapat që ka bërë Kosova për anëtarësim në Këshill të Evropës në maj.

Kurti i hodhi poshtë këto pretendime të martën, duke thënë nuk beson që ekzistojnë dallime të patejkalueshme mes tij dhe Osmanit.

E pyetur të mërkurën pas një takimi me kryetarët e komunave rreth deklaratës së Kurtit, Osmani tha se “natyrisht që kur vendoset interesi shtetëror dhe interesi qytetar mbi të gjitha, çdo dallim është i tejkalueshëm”.

Ajo tha se tani është “e domosdoshme” që të gjitha institucionet dhe të gjitha partitë politike të ulen dhe të “reflektojmë për temat e interesit nacional”.

“Për mua temat e interesit nacional nuk janë detaje të parëndësishme, janë tema që kërkojnë kontributin e secilit prej nesh. Kur ulemi së bashku e vendosim, atëherë domosdoshmërisht rezultati do të jetë i mirë, siç ka dëshmuar historia për këto 25 vjet”, tha presidentja.

Osmani tha në maj se nuk u konsultua për letrën që ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ia kishte dërguar presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, më 16 maj.

Bërja e hapave drejt Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka qenë kusht për Kosovën për anëtarësim në këtë organizatë lidere në fushën e të drejtave të njeriut, në muajin maj.

Një ditë para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, autoritetet e Kosovës patën thënë se gjatë muajit maj do të dërgonin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, një propozim për formim të Asociacionit, mirëpo zyrtarë të lartë të Perëndimit kanë vlerësuar se diçka e tillë ka qenë e pamjaftueshme për të plotësuar kushtin.

Lista Guxo, e cila është themeluar nga presidentja Osmani, së bashku me ministren Gërvalla, pati garuar në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e vitit 2021.

Guxo, së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje, patën fituar mbi 50 për qind të votave.

Qeveria e re, në krye me Kurtin, u formua më 22 mars të vitit 2021. Osmani u zgjodh presidente pak ditë më vonë, më 4 prill 2021.

You Might Also Like

Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë

Ambasadori Dugolli pret Sekretarin e Shtetit të Iowas në Uashington

Vdes i mituri i gjetur në lumin Gadime, në QKUK u dërgua pa shenja jete

Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët

Osmani në përkujtimin e Holokaustit: Kosova e di ç’është pastrimi etnik

TAGGED: #Albin Kurti, #Dallime, #Të tejkalueshme
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shtatë të vdekur nga shembja e skeles

Kosova Times Kosova Times October 20, 2024
Messi pritet të mungojë kundër Perusë
Katër pozicionet e Lukashenkës – A do të marrë pjesë ushtria bjelloruse në luftë?
Dodik takohet me Putinin në Moskë
Përmbytjet rrëmbejnë shtëpi dhe makina në Itali dhe Zvicër, Greqi zjarre
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?