By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëria pret sot Anglinë, tifozët kuqezinj “ndezin” Tiranën dhe “Air Albania”-n
November 16, 2025
Axhenda ndërkombëtare
November 16, 2025
Pse njerëzit po bëjnë më pak seks sot sesa 30 vjet më parë: Problemi është tek…
November 16, 2025
Zbulohet sekreti i një figure perfekte – ushqimi i zakonshëm nga frigoriferi shkrin kilogramët më shpejt se një dietë
November 16, 2025
Moti ne Shqiperi i qëndrueshëm me vranësira kalimtare
November 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Presidenti Joe Biden fillon vizitën në Francë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Presidenti Joe Biden fillon vizitën në Francë
Rajon / Botë

Presidenti Joe Biden fillon vizitën në Francë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 5:49 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden arriti të mërkurën në Francë për të shënuar 80-vjetorin e zbarkimit të forcave aleate në Normandi. Ai planifikon gjithashtu që gjatë vizitës të theksojë nevojën për një aleancë të fortë transatlantike përballë agresionit rus në Ukrainë.

Presidenti Biden do të takohet me presidentin e Ukrainës dhe me veteranë amerikanë, pjesëmarrës në sulmin për të marrë nën kontroll plazhet në Normandi në vitin 1944, tha këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan. Presidenti Biden do të flasë, siç tha zoti Sullivan, për sakrificat që bënë heronjtë dhe veteranët para 80 vjetësh. Zoti Sullivan gjithashtu theksoi se Presidenti do të theksojë se “është detyrimi ynë të vazhdojmë misionin e tyre për të luftuar për liri”.

Zoti Sullivan, i cili foli me gazetarët në bordin e avionit gjatë rrugës për në Paris, tha se Presidenti Biden do të mbajë gjithashtu një fjalim të premten në Normandi. Gjatë fjalimit, Presidenti do të flasë për “luftën ekzistenciale midis diktaturës dhe lirisë”.

Ushtarëve iu desh të lëviznin mes të shtënave të armikut për të fituar betejën që përfundimisht çoi në çlirimin e Francës dhe në fundin e Gjermanisë naziste.

“Ai do të flasë për rrezikun e veprimeve që çojnë në izolim dhe rrezikun që nëse iu nënshtrohemi diktatorëve dhe nuk përballemi me ta, ata do të vazhdojnë dhe Amerika dhe e tërë bota do të paguajë një çmim të lartë”, tha ai.

Presidenti Biden do të marrë pjesë gjithashtu në një pritje shtetërore të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Ai do të ketë një takim edhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i cili është ftuar në ceremonitë që kujtojnë betejën vendimtare që çoi në fundin e Luftës së Dytë Botërore.

Presidentët amerikanë rregullisht marrin pjesë në ceremonitë që shënojnë këtë përvjetor.

“Presidenti do të shkojë në Normandi për të përkujtuar sakrificat dhe trimërinë e ushtarëve, aleatëve dhe amerikanëve, të cilët luftuan atë ditë, duke marrë pjesë në Operacionin ‘Overlord’ që çoi drejt fundit të Gjermanisë naziste. Ky operacion gjithashtu shënoi fillimin e një rendi ndërkombëtar të bazuar në rregulla, që ne të gjithë vazhdojmë ta gëzojmë edhe sot”, tha për Zërin e Amerikës, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby në Shtëpinë e Bardhë.

Këtu, thonë analistët, historia jep mësime.

“Zbarkimi ishte deklarata ushtarake e Aleatëve Perëndimorë se regjimet autoritare nuk mund të ndryshonin kufijtë me forcë”, thotë Mark Cancian, kolonel në pension i marinës amerikane dhe këshilltar në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare. “Ai përcolli mesazhin që vendet nuk mund të pushtohen dhe se regjimet autoritare të tipit të Gjermanisë naziste, shtypja e tmerrshme e popujve, veçanërisht e hebrenjve, jo vetëm që ishin të papranueshme, por nuk do të do të lejoheshin të ndodhnin”.

Analistët thonë se objektivat e zotit Biden për Ukrainën do të

mbeten nën hijen e një tjetër konflikti, që ai e ka përkrahur duke ngjallur pakënaqësi.

“Edhe pse padyshim Ukraina është përparësia kryesore për evropianët, ata po shohin se si politika e administratës së Presidentit Biden për Gazën po minojnë sigurinë evropiane në dy mënyra të ndryshme”, thotë Trita Parsi, nënkryetare e Institutit Quincy.

“Para së gjithash, kjo po shkatërron besueshmërinë që ka komuniteti i gjerë ndërkombëtar dhe vendet e pjesës jugore të botës tek perëndimi. Çdo bisedë për një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, nuk do të merrej seriozisht, duke pasur parasysh atë që ka bërë administrata e Presidentit Biden”.

Ky udhëtim në Francë, një aleat i ngushtë i Uashingtonit, po bëhet pak para mbajtjes së disa takimeve të nivelit të lartë, duke përfshirë Konferencën për Paqe për Ukrainën. Aty pritet të mblidhen udhëheqësit e Grupit të 7 vendeve më të zhvilluara të botës. Më pas do të mbahet edhe një takim i nivelit të lartë të NATO-s.

Zëri i Amerikës e pyeti zotin Sullivan për rëndësinë e këtyre takimeve diplomatike për paqen në Evropë dhe më gjerë.

“Unë mendoj se ne duhet t’i dërgojmë një mesazh të qartë [presidentit rus Vladimir] Putin se ai nuk mund të ketë sukses dhe as të shkaktojë përçarje mes nesh”, u përgjigj ai. “Këto janë dy mesazhe që i kemi bërë më se të qarta, nga të cilat nuk do të heqim dorë. Kjo do të jetë një mundësi e shkëlqyer gjatë javëve të ardhshme për ta ritheksuar me forcë mesazhin tonë”.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Mijëra maqedonas dalin në rrugë për vdekjen e 63 personave në një diskotekë: Ata janë të pakënaqur me hetimin

Ai luftoi për të çliruar Odesën nga “bota ruse”. U qëllua në shpinë nga një vrasës me pagesë

Stuhia përshkon Evropën, tornado në Portugali. Tre të vdekur, dhjetëra të plagosur

Ukraina Goditet Thellë: Rafineria e Naftës Ryazan në Flake

TAGGED: #Francë, #Joe Biden
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Deputetët e Petersburgut nënshkruan një apel për Vladimir Kara-Murza

Kosova Times Kosova Times April 18, 2023
ShBA, DeSantis i jep fund fushatës, mbështet ish-presidentin Trump
Kurti: Bashkatdhetarët heronj të heshtur të çlirimit dhe shtetndërtimit
Gërvalla takon kryeparlamentaren sllovene
“Veriu në Serbi dhe nuk keni më kokëçarje”: Çfarë i ka thënë Vesna Peshiq Kurtit?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?