By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së
January 7, 2026
WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte
January 7, 2026
SHBA-të po kërkojnë që Venezuela të dëbojë këshilltarët nga Rusia, Kina dhe Kuba
January 7, 2026
Policia britanike u tha gabimisht prindërve se djali i tyre adoleshent kishte vdekur
January 7, 2026
Turbullirat në Ibër-Lepenc, ITU Shkabaj jashtë funksionit, disa zona pa ujë
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria izraelite nis sulme në pjesën qendrore të Gazës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria izraelite nis sulme në pjesën qendrore të Gazës
Rajon / Botë

Ushtria izraelite nis sulme në pjesën qendrore të Gazës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/05 at 1:32 PM
Kosova Times Published June 5, 2024
Share
SHARE

Ushtria izraelite tha se ka filluar “aktivitete operacionale” në dy zona të pjesës qendrore të Gazës, në një zgjerim të mundshëm të ofensivës tokësore njëmujore kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Ushtria tha të mërkurën se forcat e saj janë duke operuar “si mbi, ashtu edhe nën tokë” në pjesët lindore të Deir al-Balahut dhe Bureijt – një kamp i ndërtuar refugjatësh palestinezë që daton nga lufta e vitit 1948.

Ushtria tha se kreu sulme ajrore mbi infrastrukturën e militantëve, dhe më pas trupat filluan një operacion tokësor në të dy zonat.

Ofensiva tetëmujore ka shkaktuar ndërprerje në dërgimin e ndihmave me ushqime, ilaçe dhe furnizimeve të tjera për palestinezët që po përballen me krizën e urisë.

Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë presin që Izraeli dhe Hamasi t’i përgjigjen një propozimi të ri për armëpushim dhe për lirimin e pengjeve.

Një plan për armëpushim, i shpallur javën e kaluar nga presidenti amerikan, Joe Biden, ndër tjerash përfshin armëpushimin e plotë, tërheqjen e forcave izraelite nga zonat e populluara në Gazë, dërgimin e ndihmave atje dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi.

Një ndihmës i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Izraeli e ka pranuar atë, ndonëse, sipas tij, plani ka të meta dhe do ende punë.

Hamasi tha se e mirëpret nismën e presidentit Biden, porse kërkon garanci se do t’i jepet fund ofensivës në Gazë, e cila, sipas tij, ka lënë mbi 36.000 njerëz të vrarë.

Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë mbi 1.200 njerëz dhe duke marrë peng rreth 250 të tjerë.

Pas këtij sulmi, nisi lufta në Rripin e Gazës – të kontrolluar nga Hamasi.

Dhjetëra pengje të marra prej këtij grupi, u liruan gjatë një armëpushimi në nëntor, ndërsa disa të tjera u gjetën – të vdekura ose të gjalla – nga trupat izraelite.

You Might Also Like

Putini festoi Krishtlindjet i rrethuar nga oficerë të GRU-së

WSJ: Rusia dërgoi një nëndetëse për të shoqëruar një cisternë nafte

SHBA-të po kërkojnë që Venezuela të dëbojë këshilltarët nga Rusia, Kina dhe Kuba

Policia britanike u tha gabimisht prindërve se djali i tyre adoleshent kishte vdekur

Venezuela shpalli shtatë ditë zie për ushtarët e rënë

TAGGED: #Gazë, #Izrael, #Sulme
Kosova Times June 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Fondi i (pa) sigurisë kombëtare!

Kosova Times Kosova Times July 18, 2023
Aktakuzë ndaj ish-policit dhe një tjetri për vrasjen e 89-vjeçarit
Trupat izraelite tërhiqen nga kampet e refugjatëve në Jenin dhe Bregun Perëndimor
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Aktakuzë kundër personit i cili ka kryer sulm kibernetik ndaj portalit “Nacionale”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?