By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë
May 16, 2025
BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet
May 16, 2025
Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve
May 16, 2025
Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve
May 16, 2025
Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE
May 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Instituit Octopus: Serbia po armatoset
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Instituit Octopus: Serbia po armatoset
Lajme

Instituit Octopus: Serbia po armatoset

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 7:50 PM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Instituti për Studime të Luftës Hibride “Octopus” ka bërë një përmbledhje javore të veprimeve të Serbisë të cilët, sipas këtij Instituti e kërcënojnë Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë raport nuk janë të përfshirë dy incidentet e fundit sa i përket arrestimit të spiunëve të BIA-së në veri të Kosovës dhe Ferizaj, por për këto dhe tema të tjera Instituti Octopus është duke përgatitur raporte të veçanta.

Po ashtu në këtë raport thuhet se ushtria serbe ka zhvillua trajnime të rëndësishme me pjesëtarët e skuadronit gjuajtës-bombardues nga brigada e 98-të e aviacionit në aeroportin ushtarak “Morava” afër Kralevës ata këto ushtrime janë duke i kryer me aeroplanin sulmues “Orao”.

Trajnimi u mbajt për ofrimin e mbështetjes ajrore të forcave tokësore dhe speciale në operacionet luftarake.

Sipas raportit, forcat ajrore vazhdojnë të pajisen me armatim.

“Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Bratislav Gashiq ka vizituar komandën ajrore të forcave të mbrojtjes në Zemun. Ai ka thënë se forcat ajrore janë pjesë kyçe e sistemit mbrojtës të Serbisë. “Me prokurimin e sistemeve raketore kundërajrore FK-3 dhe Pantsir, helikopterëve Mi-35 dhe H-145, radarëve me rreze të gjatë GM-400 dhe avionëve të pilotuar në distancë, gatishmëria luftarake e Forcave Ajrore dhe Mbrojtjes Ajrore u forcua ndjeshëm”, thuhet në raport.

Tutje vazhdon raporti se udhëheqja shtetërore dhe Ministria e Mbrojtjes do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për pajisjen e mëtejshme me mjete moderne për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave në lidhje me kontrollin dhe mbrojtjen e hapësirës sonë ajrore.

“Vendi ynë po zhvillohet, po bëhet më i fortë ekonomikisht dhe ne mund të ndajmë më shumë para për mbrojtjen tonë. Sigurisht, është shumë e rëndësishme që Forca jonë Ajrore të forcohet me avionë të rinj, sepse vetëm Forca Ajrore e fortë dhe Forcat e Armatosura të fuqishme serbe mund të garantojnë paqen dhe sigurinë për të gjithë ne”, tha ministri Gashiq. Ministri Gashiq ka theksuar se në periudhën e ardhshme një nga prioritetet do të jetë përkujdesja për njerëzit dhe se do të punohet më tej në përmirësimin e pozitës materiale të pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë”.

Po ashtu në këtë raport të Octopus thuhet se po vazhdon rekrutimi i “vullnetarëve” në ushtrinë serbe.

“Në serbi ka vazhduar stërvitja e ushtarëve “vullnetarë”  ku trajnimet e tyre do të zgjasin për tre muaj. Për një muaj e gjysmë ata do të stërviten për përdorimin e armëve të lehta personale, kryerjen e veprimeve dhe procedurave taktike në luftim si dhe roje, duke përmirësuar njëkohësisht edhe aftësitë e tyre fizike. Më pas ata do të marrin trajnime individuale të specializuara  në mënyrë që të mund të kalojnë në njësinë e Forcave të Armatosura të Serbisë për trajnime kolektive dhe të përfshihen në detyrat ditore së bashku me stafin profesional”.

Në raportin e Octopusit thuhet se Hungaria po e armatos Serbinë.

“50 autoblinda BTR-80A i janë dhuruar Serbisë nga Hungaria. Ato janë bartur në kazermën në Pançevë. Automjetet e blinduara me ngasje 8X8 janë të armatosura me topa automatikë sovjetikë/rus 2A72 të kalibrit 30mm (KPB Tula). Parashikohet që deri në fund të këtij viti të riparohen 30 automjete tjera, pas së cilës ato do t’i bashkohen batalionit të blinduar të zbulimit me seli në Nish (makinat e blinduara luftarake-zbuluese BRDM-2MS)”.

Pas kësaj, vazhdon raporti se është planifikuar të integrohet një paketë moderne pajisjesh që do të rrisë aftësitë e tyre në një nivel edhe më të lartë, përmes instalimit të një sistemi kontrolli zjarri (SUV), një sistemi komandimi dhe informacioni plus një rritje në nivelin e mbrojtjes së armaturës.

“Duhet theksuar se muajin e ardhshëm pritet të dorëzohen edhe 16 automjete të këtij lloji, në mënyrë që numri total i tyre të rritet në 66 njësi (më shumë se 2 batalione të plota), ku një numër i caktuar do të përdoret për pjesë këmbimi. Nëse realizohen vlerësimet fillestare, të cilat thonë se një grup prej 50+16 BTR-80A (një pjesë e të cilit do të përdorej për mirëmbajtje) do të hynte në batalionin e blinduar të zbulimit në Nish, mund të llogaritet edhe një ndryshim në formimin e tij. ku ky batalion do të shndërrohej në një brigadë të motorizuar, sepse tashmë ka rreth 30 BRDM-2MS. Nuk duhet të harrojmë batalionin e tankeve me OBT T-72MS”.

Raporti po ashtu vë në pah se Republika Srpska pritet të mbaj referendum për pavarësi, kjo pasi Millorad Dodik, president i Republika Srpska ka paralajmëruar që do të ketë një referendum për ndarjen e kësaj pjese nga Bosnja dhe Hercegovina, por për këtë ai ka thënë se akoma nuk ka një datë të caktuar.

“Me datën 08.06.2024 (nesër) pritet që të mbahet Kuvendi mbarë-serb ku do të takohen qeveria e Serbisë dhe Vuçiqi në cilësinë e Presidentit bashkë me Qeverinë e Millorad Dodikut. Ky Kuvend mbahet tani pasi u shty nga data 06.04.2024 për arsye që të mbahej pas votimit për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë. Ky takim ishte kumtuar në fillim si një Kuvend ku do të ishte pjesë edhe kisha serbe, por që në itinerar tani është paraqitur pak më ndryshe. Megjithatë, i gjithë solemniteti do të nisë pas takimit me përfaqësues të kishës dhe lutjeve”.

Sipas raportit të Octopus, këtu pritet që të marrë formë zyrtare edhe pse ndoshta jo publikisht strategjia “Bota Serbe”.

Raporti po ashtu thotë Aleksandër Vulin që mban postin e zëvendëskryeministrit në del hapur për qëllimet e Serbisë.

“Së fundmi në një intervistë Vuklin ka shpalosur gjitha qëllimet e Serbisë për “Botën Serbe”. Aty ai flet për kinse imponimet që i janë bërë Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës dhe për Kosovën nga perëndimoret duke shfaqur qëllimet e tyre për ta çliruar rajonin nga këto imponime perëndimore. Nga kjo intervistë shohim qëllimet e qarta që ka Serbia për Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Republika Srpskan pasi për të gjitha deklarohet dhe shpreh tërthorazi synimet e Serbisë.

Në këtë raport Octopus ka dalë me konkluzione.

“Vizitat e vazhdueshme të Gashiçit nëpër kazerma, deklaratat e tij, ushtrimet, mobilizimet dhe rekrutimet e vazhdueshme në ushtrinë serbe në të gjitha nivelet. Bashkëpunimi në fushën e armatimit me Hungarinë, deklaratat e hapura të Vulinit dhe Dodikut dhe mbajtja e Kuvendit të madh serb janë faktor të qartë për qëllimet e hapura të përgatitjes për luftë të Serbisë. Këto përgatitje nuk janë për qëllime mbrojtëse por sulmuese dhe në momentin e dhënies së hapësirës në formë hibride apo ndryshimit të rrethanave gjeopolitike ata do të kundërvihen. Këto forma të veprimeve të Serbisë kanë edhe qëllime politike dhe diplomatike: Qëllimi politik i brendshëm që ta mbajë popullin gjithmonë të mobilizuar, në frikë dhe të gatshëm të bindet. Në aspektin diplomatik të shkaktoj frikë tek bashkësia ndërkombëtare dhe vendet e rajonit që ta lejojnë Serbinë të arrij synimet e saj më lehtë dhe të mos i imponojnë sanksione apo vendime për të cilat ajo nuk pajtohet”, përfundon raporti i Institutit Octopus. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Gjashtë shkolla të reja me mësim tërëditor nga shtatori në Prishtinë

BE e shqetësuar për aksionet në veri: Rrezikojnë të përkeqësojnë tensionet

Osmani: Të hiqen masat e padrejta ndaj Kosovës, zbehin shpresën e të rinjve

Osmani: Kosova e gatshme të diskutojë me Britaninëpër qendrat e migrantëve

Osmani takon kryeministrin e Maltës, flasin për avancim të Kosovës drejt BE

TAGGED: #Armatim, #Instituti për Studime të Luftës Hibride, #Octopus, #Serbia
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Si po zëvendësohen serbët e dorëhequr nga institucionet e Kosovës?

Kosova Times Kosova Times November 18, 2022
Foda: Pavarësisht kualitetit të Hungarisë ne luajmë me vetëbesim
(Video)Ajo duket si një vajzë, por në fakt është një përbindësh: një vajzë 15-vjeçare në SHBA mori një dënim të përjetshëm
Tërheqja e dëshmitarëve në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit
Maqedonci: Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?