By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti takoi nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet, temë diskutimi “Parandalimi i martesave të hershme”
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti takoi nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet, temë diskutimi “Parandalimi i martesave të hershme”
Lajme

Kurti takoi nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet, temë diskutimi “Parandalimi i martesave të hershme”

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 2:46 PM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në mbledhjen me nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet, me temë qendrore diskutimi “Parandalimi i martesave të hershme”. Përveç përfaqësuesve të institucioneve lokale, të pranishëm në këtë takim ishin edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sylejman Elshani dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Erxhan Galushi.

Në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti theksoi se qëllimi i përbashkët i të gjithë akterëve të pranishëm, është parandalimi i martesave të hershme. Kjo dukuri, që i prek sidomos vajzat, siç tha kryeministri, pasohet me humbjen e mundësive të tyre në arsim, për fëmijët e tyre eventualë, dhe kësisoj për familje të tëra.

“Është fenomen përgjithësisht i fshehur, mirëpo shifrat e UNICEF-it me Agjencinë e Statistikave, prej vitit 2020 na tregojnë që në grup moshën 20 deri në 24 vjeç, 31% të grave e vajzave rom, ashkali dhe egjiptian kanë qenë të martuara nën moshën 18 vjeçare. Kjo nënkupton se qindra vajza, çdo vit, që kanë të drejtat dhe mundësitë e tyre për të ardhmen e tyre janë të dëmtuara rëndë”, shpjegoi tutje ai.

Krahas institucioneve lokale, të cilat punojnë në mënyrë të vazhdueshme me vajza të cenuara dhe me familjarët e tyre,  me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u themelua Grupi Punues Ndërinstitucional për raportimin dhe parandalimin e martesave të hershme. Anëtarët e këtij grupi po vazhdojnë hartimin e një plani të veprimit të qartë dhe ambicioz, për çka u përgëzuan nga kryeministri Kurti.

Në anën tjetër, kryeministri përmendi faktin se, pavarësisht që ka lagje të caktuara ku çdo e treta vajzë martohet e re – si fëmijë, ky nuk është një problem në masë të njëjtë në çdo rajon të Kosovës.

“Ka komuna ku vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian më shumë janë bërë shembuj për vijueshmërinë në shkollat e mesme dhe në fakultete, në aktivizimin edhe në aktivitete të ndryshme kulturore, shoqërore, publike”, shtoi ai, duke shprehur mirënjohje edhe për aktiviste të komuniteteve që angazhohen për luftimin e dukurisë së martesave të hershme.

Në fund, ky takim u cilësua një hap i rëndësishëm në zbatimin e planit të krijuar nga Grupi Punues Ndërinstitucional dhe në angazhimin e akterëve që janë kyçë për mbrojtjen e vajzave, mbrojtjen e të gjithë fëmijëve.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti: 

Faleminderit Elizabet,

E nderuara znj. Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë,

I nderuari z. Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim,

I nderuari z. Erxhan Galush, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës,

I nderuari z. Sylejman Elshani, zëvendësministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Të nderuar përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale,

Të nderuar anëtarë të grupit punues ndërinstitucional për raportimin dhe parandalimin e martesave të hershme,

Të nderuar partnerë ndërkombëtarë,

Zonja dhe zotërinj,

Të nderuar të pranishëm,

Mbledhja e kaq shumë profesionistëve të përkushtuar për një qëllim të përbashkët nënkupton se qëllimi mund të realizohet.

Qëllimi jonë është i përbashkët ndaj dukurisë së parandalimit të martesave të hershme. Kemi parë se sa e dëmshme është si fenomen – për vajzat e reja që martohen dhe e humbin mundësitë e tyre në arsim; për fëmijët e tyre eventual, dhe kësisoj për familje të tëra. Është fenomen përgjithësisht i fshehur, mirëpo shifrat e UNICEF-it me Agjencinë e Statistikave prej vitit 2020 na tregojnë që në grup moshën 20 deri në 24 vjeç, 31% të grave e vajzave rom, ashkali dhe egjiptian kanë qenë të martuara nën moshën 18 vjeçare. Kjo nënkupton se qindra vajza, çdo vit, që kanë të drejtat dhe mundësitë e tyre për të ardhmen e tyre janë të dëmtuara rëndë.

E dimë që ky nuk është një problem në masë të njëjtë në çdo rajon të Kosovës. Ka komuna ku vajzat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian më shumë janë bërë shembuj për vijueshmërinë në shkollat e mesme dhe në fakultete, në aktivizimin edhe në aktivitete të ndryshme kulturore, shoqërore, publike. Por gjithashtu ka lagje të caktuara, ku çdo e treta vajzë martohet e re – si fëmijë.

Por sigurisht edhe në këto lagje, e di që ka aktiviste të komuniteteve që angazhohen për luftimin e kësaj dukurie. Gjithashtu, ka institucione komunale që kanë arritur të punojnë në mënyrë efektive me vajza të cenuara dhe me familjarët e tyre, dhe po mbrojnë të drejtat dhe sigurinë psiqike e fizike të vajzave dhe djemve. Kemi shembuj prej të cilëve mund të mësojmë shumë.

Kështu është ideja e krijimit të grupit punues ndërinstitucional për raportimin dhe parandalimin e martesave të hershme që kemi krijuar me Vendim të Qeverisë para gjashtë muajve. I përgëzoj anëtarët e grupit për punën që e kanë bërë deri më tani në hartimin e një plani të qartë dhe ambicioz të veprimit, por edhe për përkushtim në zbatimin e planit deri më sot.

Besoj që ky takim paraqet një hap të rëndësishëm në zbatimin e planit, dhe në angazhimin e akterëve që janë kyç për mbrojtjen e vajzave, mbrojtjen e të gjithë fëmijëve.

Siç jeni të informuar, sot është mbledhja komemorative për Akademikun e ndjerë, piktorin, Rexhep Ferri, një shkrimtar e profesor i jashtëzakonshëm i cili ndërroi jetë dje edhe përkundër planeve të mia të qëndroj në mbledhjen e sotme deri në fund, më duhet të ju kërkoj ndjesë dhe të largohem.

Megjithatë, gëzohem që këtu në mesin tuaj do të jenë ministrat e mi, zëvendësministri, të cilët do të vazhdojnë të diskutojnë, të kontribuojnë bashkë me juve, ndërkaq edhe Kryesuesja e Grupit Punues, këshilltarja ime Elizabet, do të më informoj për konkludimet e bisedave të sotme që do të zhvillohen këtu, për atë se si sa ma mirë mund të bashkëpunojmë për të mirën e vajzave dhe djemve të rrezikuar nga martesat e hershme.

Edhe njëherë shpreh mirënjohjen time për angazhimin e kontributin tuaj dhe ju uroj diskutime të frytshme e punime të mbara.

Faleminderit! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Një i ri lirohet, një tjetër ndalohet pas incidentit në festivalin në veri të qytetit të Mitrovices

BE: Përmbajuni vendimit të Gjykatës Kushtetuese, gjeni kompromis

Kurti kujton heroizmin e zjarrfikësit Osmanaj në përvjetorin e rënies

LVV: Gjykata Kushtetuese nuk mund të krijojë norma të reja juridike

KQZ fton diasporën në takime për zgjedhjet nga 11 deri 29 gusht

TAGGED: #Nënkryetarët dhe zyrtarët komunalë për komunitetet, #Parandalimi i martesave të hershme
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Pesë të vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani

Kosova Times Kosova Times December 26, 2023
Kusari- Lila për Hovenierin: Ka lënë gjurmë të pashlyeshme
Armët që u gjetën sot nga Policia e Kosovës në veri
Haradinaj i quan konspiracione deklaratat e Maqedoncit për raportimin e mungesës së ushqimeve në FSK
Kush do të jetë president i Malit të Zi?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?