By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 dhjetor
December 10, 2025
Babai iku nga makina që po digjej dhe e la vajzen (2) te digjet?!
December 9, 2025
Një ushtar rus me kontratë, duke u kthyer nga robëria, qëlloi dhe vrau shtatë nga ushtarët e tij.
December 9, 2025
Heshtja e Pekinit: Evropa dështon ta bindë Kinën të ushtrojë presion mbi Rusinë
December 9, 2025
Zelenski publikoi një plan të rishikuar, BE është afër një vendimi të rëndësishëm
December 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Drenasi me performancë shembullore në vend
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Drenasi me performancë shembullore në vend
Lajme

Osmani: Drenasi me performancë shembullore në vend

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 1:05 PM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, është pritur nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ajo tha se ndjehet krenare me të arriturat e qytetarëve të Drenasit, në veçanti të grave të kësaj komune.

“Drenasi, simbol i qëndresës, i heroizmit, i vendosmërisë së paepur, në Drenasin ku kam kaluar një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë sime, si mbesë e Drenasit, mbesë e Drenicës, prej nga kam disa prej kujtimeve më të bukura të jetës”, tha presidentja.

Sipas saj, trimëria që ka treguar kjo komunë dhe gjithë qytetarët e saj, trimëria e heronjve të UÇK-së të atyre që qëndruan të patundur përballë shtypjes serbe dhe atyre që përfunduan me çmimin e tyre përfundimtar me jetën e tyre për lirinë tonë, nuk do të harrohet asnjëherë.

“Trashëgimia e tyre është gdhendur në çdo cep të Drenasit, sikurse në çdo cep të Kosovës, prandaj është frymëzim i yni i vazhdueshëm për një të ardhme më të mirë. Sakrifica e tyre na kujton se liria është më e çmueshmja dhe duhet të ruhet me përkushtim të palëkundur ”, tha Osmani.

Ajo më tej shtoi se Drenasi nuk shquhet vetëm për kontributin për lirinë e Kosovës, ajo, sipas saj po zhvillohet në mënyrë dinamike, duke u bërë një ndër komunat me performancën më shembullore në nivel vendi.

“Përfaqshmi i grave në Drenas është shembull që duhet ndjekur edhe nga institucione tjera. Si presidente ne do të përkrahim kërkesat e juaja”, tha Osmani.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se kjo komunë ka përfaqësim më të madh të grave të angazhuara nëpër institucione. Lladrovci theksoi se la ende punë për të bërë gjatë qeverisjes së tij.

“ 50% e drejtorive udhëheq nga gratë. Ka shume për të bërë. Arsimi, shëndetësia, ekonomia janë prioriteti ynë”, tha Lladrovci.

Gjatë vizitës në Drenas, presidentja do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile. Po ashtu,  Osmani do vizitojë edhe Parkun e Biznesit dhe do të qëndrojë edhe në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.

Presidentja Osmani është deklaruar edhe për shpronësimet në veri.

“Çështja e shpronësimeve duhet të analizohet në kontekst me ligjin dhe kushtetutën. Për shpronësimet ka rregulla dhe përderisa respektohen këto standarde, nënkupton që është zbatuar”.

Kurse sa i përket asaj nëse presidentja mbështet idenë e kryeministrit Albin Kurti që Lajçak të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Komisionin e Venecias, Osmani tha se përkrah çdo gjë që është në interes të qytetarëve e të shtetit të Kosovës.

“Mendoj që është më rendësi që çdo propozim të analizohet në kontekst të interesave të Kosovës, nëse e ndihmojnë Republikën e Kosovës, nuk ka arsye të mos përkrahim”, tha Osmani.

You Might Also Like

Kurti: Kosova drejt një shteti më të drejtë dhe të përgjegjshëm

Shoqëria civile kundër sulmeve ndaj gjyqtarëve

Sulmi në Ibër-Lepenc, FBI konfirmon prezencën e të pandehurve në Varagë

Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në kufijtë e Kosovës

Basha priti ambasadorin e Gjermanisë, Reiner Rudolph

TAGGED: #Drenas, #Performancë shembullore, #Vjosa Osmani
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aktakuzë me kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një personi për kanosje të një deputeteje

Kosova Times Kosova Times July 29, 2023
Medvedev tha se rënia e BRSS çoi në luftë kundër Ukrainës
Shembja e çatisë në Santo Domingo, arrin në 184 numri i të vdekurve
Mot sot me diell, temperatura deri 31 gradë
Horoskopi ditor për 27 shtator 2025
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?