By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Redaktohet videoja për ta bërë Presidentin Biden të duket sikur po ulet në karrige imagjinare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Redaktohet videoja për ta bërë Presidentin Biden të duket sikur po ulet në karrige imagjinare
Rajon / Botë

Redaktohet videoja për ta bërë Presidentin Biden të duket sikur po ulet në karrige imagjinare

Kosova Times
Last updated: 2024/06/07 at 10:31 PM
Kosova Times Published June 7, 2024
Share
SHARE

Një video e Presidentit Joe Biden në një ceremoni në Francë, është manipuluar dhe është hedhur në rrjetet sociale me pretendimin e rremë se ajo tregon se ai po ulet në një karrige imagjinare.

Presidenti Biden po merrte pjesë në nderimet me rastin e 80 vjetorit të Ditës të Zbarkimit të Aleatëve për të çliruar Francën nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

Videoja origjinale, ku karrigia pas zotit Biden në pjesën më të madhe duket qartë, në variantin e redaktuar të qarkulluar është prerë përpara se presidenti të ulet.

Pamjet e plota të ceremonisë tregojnë se presidenti shikon pas tek karrigia dhe ndalet pak para se të ulet.

Përdorues të mediave sociale shpërndanë videon e shkurtuar për t’i bërë jehonë një linje të vazhdueshme interpretimi se presidenti Biden është i dobët dhe pa energji.

Në video, Biden dhe presidenti francez Emmanuel Macron shtrëngojnë duart ndërsa qëndrojnë mes zonjave të para Jill Biden dhe Brigitte Macron.

Presidenti më pas shikon për një moment mbi shpatullën e tij të majtë, përkulet dhe rri gati për t’u ulur ndërsa Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin paraqitet si folësi i radhës.

“Kjo është shqetësuese,” thuhet në një postim X. “Pres. Biden po përpiqet të gjejë një karrige të padukshme për t’u ulur. Është kaq e trishtueshme dhe e turpshme për ata të pranishëm që duan të nderojnë trimat që vdiqën për të mbrojtur vendin tonë nga qeveritë tiranike.”

Në një tjetër postim në X thuhet: “Biden po përpiqet të ulet në një karrige që nuk ekziston. Problemi është se ai synon të vazhdojë të kandidojë për zgjedhjet presidenciale.”

Por videoja e përhapur në internet ndërpritet menjëherë përpara se zoti Biden të zërë vend.

Në pamjet e plota të ceremonisë, presidenti hedh një vështrim në karrigen e tij, përkulet, ndalon ndërsa fillon prezantimi i zotit Austin dhe më pas ulet në të njëjtën kohë me zotin Macron, gratë e tyre dhe njerëzit e ulur pas tyre.

Karrigia e Biden është e dukshme gjatë gjithë videos, megjithëse në disa pjesë është pak më në errësirë.

You Might Also Like

Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës

Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh

Axhenda ndërkombëtare

BE po shqyrton ndalimin e hyrjes për të gjithë personat që morën pjesë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

TAGGED: #Joe Biden, Video
Kosova Times June 7, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nuredin Abazi: Nuk ka pasur Gjykatë Ushtarake ndonjëherë në UÇK

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
NATO është përgatitur për dërgimin “e pashmangshëm” të trupave në Ukrainë për të trajnuar Forcat e Armatosura të Ukrainës
Policia turke 15 bastisje ne gjithe Stambollin: Arrestohen 28 terroristë të ISIS!
VIDEO Një person i vrarë dhe 20 të plagosur nga trazirat e tifozëve në Brazil
Autoritetet ukrainase raportuan sulmet ruse – pavarësisht “armëpushimit”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?