By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës me shërbime të përbashkëta gjatë sezonit të verës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës me shërbime të përbashkëta gjatë sezonit të verës
Lajme

Policia e Shqipërisë dhe e Kosovës me shërbime të përbashkëta gjatë sezonit të verës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/08 at 1:04 PM
Kosova Times Published June 8, 2024
Share
SHARE

Policia e Shtetit dhe Policia e Kosovës kanë rënë dakord të organizojnë shërbime të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë gjatë periudhës qershor-shtator 2024.

Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të mbështeten në Memorandumin e Bashkëpunimit, të firmosur në Tiranë nga drejtuesit e dy policive.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se “memorandumi i bashkëpunimit thekson rëndësinë dhe nevojën e bashkëpunimit mes dy agjencive policore në fushën e trafikut rrugor, për parandalimin e shkeljeve dhe rritjen e sigurisë rrugore”.

“Ai vjen si rrjedhojë e faktit se, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova, të cilët vijnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe një numër mjetesh rrugore të Kosovës që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vende”, bëhet e ditur në komunikatën e bërë nga policia e shtetit.

Në bazë të Memorandumit do të intensifikohen marrëdhëniet dhe do të forcohet bashkëpunimi midis policive, nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të planeve dhe masave të përbashkëta.

Bashkëpunimi konkret do të ketë si qëllim:

-Parandalimin e shkeljeve administrative në fushën e trafikut rrugor

-Uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor;

-Krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

Në Memorandum përcaktohet:

-Aplikimi dhe shkëmbimi i praktikave më të mira të policimit rrugor;

-Kryerja e shërbimeve policore për disiplinimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës dhe parandalimin e aksidenteve rrugore;

– Rritja e parametrave të sigurisë rrugore për përdoruesit e rrugës;

-Rregullimi i trafikut rrugor dhe aplikimi i sanksioneve administrative, për ndëshkimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor.

Gjatë firmosjes së Memorandumit të Bashkëpunimit, drejtuesit e të dy policive nënvizuan se, eksperiencat e viteve të shkuara në zbatimin e shërbimeve të përbashkëta të patrullimit rrugor kanë qenë pozitive dhe do të shërbejnë si bazë për bashkëveprimin gjatë muajve të ardhshëm. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

TAGGED: #Policia e Kosovës, #Policia e Shtetit
Kosova Times June 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti me kabinetin qeveritar priten nga Rifat Jashari

Kosova Times Kosova Times March 6, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
Meghan akuzohet se flirtonte me William duke e përqafuar dhe puthur sa herë që e shihnin njëri-tjetrin, pretendon stafi
Presidentja Osmani në New York për takime me liderë botërorë
Vajza nepaleze vdes pasi u dëbua nga shtëpia e saj gjatë menstruacioneve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?