By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Drejt kompromisit të fundit politik!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Drejt kompromisit të fundit politik!
Opinion

Drejt kompromisit të fundit politik!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 10:16 AM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Në ditën kur në Serbi të gjitha forcat politike dhe fetare u tubuan në “Asamblenë Gjithëserbe” apo kuvendin panserb, kryeministri ynë merr pjesë në “Paradën e Krenarisë” nën sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi” në Prishtinë në mbrojtje të komunitetit LGBTIQ+, që rrënon në themel vlerat e shëndosha të familjes tradicionale shqiptare dhe shoqërisë në përgjithësi.

Rezoluta 1244 lak në fyt për Kosovën

Si asnjëherë më parë, Albin Kurti mes zhurmës së krijuar pas tensioneve në veri dhe tensioneve diplomatike në veçanti, papritur u shfaq në krye të paradës nën sloganin “Kemi qenë dhe do t’jemi”, duke mbajtur në duar moton e saj “T’du qashtu qysh je”.

Kjo pjesëmarrje e kryeministrit në paradën e komunitetit LGBTIQ e ka për qëllim mbulimin e dështimeve në qeverisjen e vendit dhe mbi të gjitha për t’i ikur presionit ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit njëetnik serb në veri të vendit.

Deshëm apo s’deshëm ne, një ditë ShBA-ja dhe BE-ja do ta realizojnë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Dy gjëra janë të pakapërcyeshme, Kosova pa humbur kohë duhet ta themelojë Asociacionin, ndërsa Serbia duhet ta njohë edhe “De jure” shtetin e Kosovës.

Është koha që të bëhet një marrëveshje e tillë historike mes dy popujve të Ballkanit, në mënyrë që t’i jepet fund luftërave dhe konflikteve ndëretnike në Ballkanin Perëndimor, për t’i lënë vend paqes dhe stabilitetit të qëndrueshëm politik, me zhvillim ekonomik dhe mirëqenie për të gjithë popujt pa dallime etnike dhe fetare.

Sa më parë që të arrihet marrëveshja e detyrueshme ndërkombëtare ndaj të dyja palëve, aq më shpejtë do të shfuqizohet Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, e cila e njehë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën!

Pa heqjen e Rezolutës 1244 dhe miratimin e një rezolute të re, Kosova asnjëherë nuk mund të anëtarësohet në Këshillin e Sigurimit dhe as të bëhet pjesë e organizatës më të madhe në Botë-OKB.

Arritja e marrëveshjes historike mes serbëve dhe shqiptarëve fillon me zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër, përkatësisht me formimin e Asociacionit nga ana jonë dhe të njohjes “De jure” të Kosovës nga Serbia.

Sikurse që nuk mund të ketë shtet të lirë dhe sovran të Kosovës nën Rezolutën 1244, nuk mund të ketë as paqe të qëndrueshme pa zgjidhjen e drejt të çështjes shqiptare në Ballkan. Përderisa të kenë më shumë ndikim në vendimmarrjen tonë politike ambasadorët e shteteve të Quint-it sesa liderët shtetëror, as që do të bëhet fjalë për shtet të lirë dhe sovran!

You Might Also Like

Peshkimi shpirtëror i Kremlinit

Si e fundosi Putini – Lukoilin

Nano – Figurë e spikatur e historisë politike shqiptare!

Në balotazh le të votojmë vetëm për njerëzit e punës, jo për ngjyrat partiake

“Shkretëtira e ndjeshmërisë”

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Partneri i biznesit i Abramovich dështoi që Londra të hiqte sanksionet

Kosova Times Kosova Times August 18, 2023
Greqi, vritet pronari dhe kujdestari i kampingut, autori në kërkim
Kurti e përfaqësuesit e FMN-së, flasin për zhvillimin ekonomik
Ndikimi i rritjes së ekstremit të djathtë në Gjermani mbi ndihmën e Berlinit për Kievin
Von der Leyen mbërrin në Tiranë në nisje të turneut ballkanik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?