By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Murati: Rrezikohet humbja e mbi 200 milionë euro nga vonesat
November 19, 2025
Rama i dërgon kërkesë urgjente Kurtit për buxhetin e Prishtinës
November 19, 2025
Abdixhiku priti ambasadorin e Norvegjisë,diskutohet forcimi i bashkëpunimit
November 19, 2025
Rasti `Thaçi dhe të tjerët` anulohen seancat nëntor–dhjetor
November 19, 2025
Specialja i vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Në ditët e errëta të robërisë, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Kurti: Në ditët e errëta të robërisë, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë
Lajme

Kurti: Në ditët e errëta të robërisë, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 12:26 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në koncertin e këngëtares së mirënjohur, Shkurte Fejza, “50 vjet zëri i kombit”, në 50- vjetorin e karrierës së saj, i organizuar dhe i mbajtur në kuadër të agjendës shtetërore për shënimin e 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Nën atmosferën festive të koncertit, kryeministri pati një fjalë rasti ku theksoi se sa e vështirë është ta marrësh fjalën para këngës, dhe dyfish vështirë përballë kremtes së 50- vjetorit të zonjës që mori fjalën për qëndresën dhe sakrificën e popullit shqiptar.

“Me juve Shkurte, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Ky gjysmë shekulli i këngës suaj Shkurte është plot një shekull i gjatë i popullit tonë. Në ditët e errëta të robërisë, neve këtu dhe motrat e vëllezërit tonë të mërguar, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë, që zemra kurrë mos të harroj dashninë për Kosovën dhe kombin”, tha kryeministri.

Para shumë të pranishmëve në këtë koncert, kryeministri u shpreh se do ta marrim qarkun edhe sonte si ngahera me këngët tuaja: “qarkun e dashurisë së përbashkët për tokën tonë, qarkun e dashurisë sonë të përjetshme për jetën e lirë, të dashurisë së pavdekshme të secilës e të secilit që lindi, deshi, punoi e luftoi, ra e jeton për Kosovën”.

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

I nderuar kryeparlamentar Glauk, e nderuar zëvendëskryeministre Donika,

Të nderuara ministra, deputetë e përfaqësues të institucioneve, kryetarë të komunave,

Të nderuar ambasadorë e përfaqësues të shteteve mike,

I nderuar kompozitor i ”Xhamadani Vija Vija”, Zef Çopa,

Të dashur pjesëmarrës nga Kosova, Shqipëria, trevat e tjera shqiptare e nga mërgata,

Të nderuar zonja dhe zotërinj, të dashura motra dhe vëllezër,

Është vështirë ta marrësh fjalën para këngës, dhe dyfish vështirë përballë kremtes së 50- vjetorit të zonjës që mori fjalën për qëndresën dhe sakrificën e popullit shqiptar. Andaj unë i kërkoj faje zonjës Fejza, që po e marr fjalën fare shkurtimisht për t’ju falënderuar asaj nga zemra ime dhe nga zemra e madhe e popullit të Kosovës.

Me juve Shkurte, mbarë Kosova e mori harkun e përbashkimit me notat e muzikës. Ky gjysmë shekulli i këngës suaj Shkurte është plot një shekull i gjatë i popullit tonë. Në ditët e errëta të robërisë, neve këtu dhe motrat e vëllezërit tonë të mërguar, na keni frymëzuar e ngushëlluar, na keni dhënë shpresë e forcë, që zemra kurrë mos të harroj dashninë për Kosovën dhe kombin.

Andaj do ta marrim qarkun edhe sonte si ngahera me këngët tuaja: qarkun e dashurisë së përbashkët për tokën tonë, qarkun e dashurisë sonë të përjetshme për jetën e lirë, të dashurisë së pavdekshme të secilës e të secilit që lindi, deshi, punoi e luftoi, ra e jeton për Kosovën.

Jemi mirënjohës për dhuratën e këngës suaj që na bashkon sot e gjithnjë e përgjithmonë.

E tash le ta festojmë sonte këtë përvjetor që përkon më 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Për 50 vjet të tjera jetë, të mbushura me muzikë për ju, dhe për një përjetësi në liri për Kosovën dhe shqiptarët.

Gëzuar! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Biblioteka Kombëtare ekspozon 100 Bibla të rralla

“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme

Live -Athinë ( Newsalbania.al) Aristidh Kola, Nderi Kombit, Zëri i arvanitasëve -Urë lidhese e miqësisë së dy popujve ! Historike

Tanya Maliartchuk: Kujtesa është një fushë beteje

Papa pret shumë yje të Hollivudit në Vatikan

TAGGED: #50 vjet karrierë, #Albin Kurti, #Shkurte Fejza
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Shëndetësi

Zbulohet numri i saktë të hapave që duhet të bëjmë çdo ditë për të jetuar më gjatë

Kosova Times Kosova Times April 20, 2023
Përfaqësuesit e SHBA-së dhe Ukrainës takohen në Riad
PDK: Vrasja e Konushevcit dhe Malajt ishte humbje e madhe për UÇK-në
Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes ‘Murtaja e Ruminantëve të Vegjël’
Zonja e Parë e Ukrainës: Jemi në rrezik vdekjeprurës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?