By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Partia Guxo kërkon që organet e drejtësisë të merren me deklaratat e dëmshme të Muhaxherit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Partia Guxo kërkon që organet e drejtësisë të merren me deklaratat e dëmshme të Muhaxherit
Lajme

Partia Guxo kërkon që organet e drejtësisë të merren me deklaratat e dëmshme të Muhaxherit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 6:00 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Partia Guxo i ka cilësuar skandaloze deklaratat e kreut të komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri por edhe jashtëzakonisht të dëmshme për Kosovën, duke lënduar rëndë ndjenjat e secilit qytetar të Kosovës, i cili Kosovën e ndien shtet të vetin dhe i cili është angazhuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës përmes rezistencës civile apo përmes luftës.

Ky subjekt rikujton deklaratat e muaj më parë të Muhaxheri i cili tha se “Qeveria Kurti po i diskriminon serbët e veriut të Kosovës sikur që Millosheviqi bënte me shqiptarët e Kosovës në vitet e ‘90”.

“Kjo deklaratë tij skandaloze, e dëmshme dhe tepër e rrezikshme për Kosovën kaloi pa u vënë re dhe në heshtje nga mediat publike dhe nga subjektet politike të Kosovës. Madje nuk u kundërshtua, ashtu si e meriton, as nga organet shtetërore të Kosovës. Për më tepër partia e tij, LDK, këtë e kaloi në heshtje. Kjo heshtje e LDK, për këtë deklaratë të papranueshme të nënkryetarit të vet, s’ka se si të lexohet ndryshe vetëm se si tumirje e qëndrimeve të Muhaxherit, të cilat janë në kundërshtim të plotë me të vërtetën, bien ndesh me ligjet e vendit dhe me përcaktimet politike dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thekson ky subjekt.

Sipas këtij subjekti, qëndrimet e tilla bien ndesh edhe me të gjitha qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare, e cila për shkak të krimeve gjenocidale të Serbisë kundër shqiptarëve në Kosovë, ndërmori fushatën e bombardimeve të caqeve ushtarake dhe policore gjë që çoi në çlirimin përfundimtar dhe më pas edhe në pavarësinë e Kosovës.

“Deklarata që tash e bëri sërish “super Gazi” se “Policia dhe Qeveria e Kosovës mund t’u kenë montuar armë kriminelëve serbë për të krijuar alibinë për ushtrim të dhunës ndaj tyre”, është në përputhje të plotë me deklaratat e policisë serbe të viteve ’90, kur ata i vrisnin civilët shqiptarë dhe u montonin në dorë ose në shtëpi arsenal armësh për të arsyetuar dhunën dhe vrasjet e tyre”, thekson ky subjekt.

Këto dhe deklarata të tjera të Gazmend Muhaxherit konsideron GUXO shtrembërojnë të vërtetat historike, mohojnë krimet serbe në Kosovë dhe prandaj cenojnë rëndë sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Ato duhet të jenë objekt i trajtimit nga organet e drejtësisë. Partia GUXO i dënon ashpër këto qëndrime johistorike, antishqiptare dhe kundërshtetërore të Gazmend Muhaxherit, me të cilat ai dhe bashkëmendimtarët e tij barazojnë ish pushtetin okupator e gjakatar serb të Millosheviqit në Kosovë me veprimet ligjore të organeve të shtetit të Kosovës ndaj kriminelëve dhe shkelësve të ligjit në Kosovë”, thekson ky subjekt.

Për më tepër Partia GUXO thotë se ka humbur çdo lloj shprese që në strukturën drejtuese të LDK-së të ketë mbetur diçka sado e vogël nga ideja burimore e LDK-së për Liri, Pavarësi dhe Demokraci të Kosovës.

“Distancimi nga LDK-ja e dikurshme shprehet më së qarti në “Rrugën e Re” të proklamuar. Mirëpo Partia GUXO pret nga anëtarësia e LDK-së, e atyre që ende nuk e kanë humbur besimin në ato tri shkronja, të reagojë ashpër ndaj këtyre qëndrimeve të vazhdueshme antikombëtare dhe sulmeve ndaj vet shtetit të Kosovës dhe themeleve të tij të Gazmend Muhaxherit, nënkryetar i LDK-së dhe kryetar i komunës së Pejës si dhe miratimit në heshtje të tyre nga lidershipi i LDK-së”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së

Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet

Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë

Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së

Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian

TAGGED: #Gazmend Muhaxheri, #Partia Guxo
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kupa e Botës për Klube 2025, përcaktohen vazot e shortit

Kosova Times Kosova Times December 3, 2024
Raportohet se Spanja do t’i dërgojë Ukrainës raketa kundërajrore
Janjiq tha se ekziston rreziku që situata në Bosnje dhe Hercegovinë të përshkallëzohet dhe të kthehet në konflikte të lokalizuara
Një numër rekord i dyqaneve “sovjetike” u hap në Rusi
“Skllavërimi seksual” i një të miture trondit Kazakistanin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?