By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hvari përsëri ndër ishujt më të mirë në botë
July 20, 2025
Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë
July 20, 2025
Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën
July 20, 2025
Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet
July 20, 2025
Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stërvitjet e përbashkëta synojnë forcimin e sigurisë së Finlandës përballë kërcënimit rus
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Stërvitjet e përbashkëta synojnë forcimin e sigurisë së Finlandës përballë kërcënimit rus
Rajon / Botë

Stërvitjet e përbashkëta synojnë forcimin e sigurisë së Finlandës përballë kërcënimit rus

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 7:26 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Më 31 maj, trupat amerikane përfunduan stërvitjet e para të mbajtura ndonjëherë për përforcimin e pjesës veriore të Finlandës në rast të një sulmi të Rusisë. Norvegjia dhe Finlanda së fundmi nënshkruan marrëveshje mbrojtjeje me ushtrinë amerikane, duke i dhënë asaj qasje në bazat në pjesët e thella veriore të territoreve të tyre. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Wilkins bisedoi me ministrin finlandez të mbrojtjes dhe oficerët amerikanë për rëndësinë që ka kjo stërvitje e përbashkët për rajonin.

Helikopteri ‘Black Hawk’ po simulon një evakuim mjekësor si pjesë e stërvitjes të përvitshme ‘Northern Forest 24’, që këtë vit po mbahet në Finlandë. Shtetet e Bashkuara dërguan 2,000 ushtarë për të marrë pjesë në këtë stërvitje, hera e parë që ato dërgojnë kaq shumë trupa për stërvitje. Ushtarët udhëtuan si pjesë e një autokolone përmes Norvegjisë dhe Suedisë, duke simuluar përforcimin e Finlandës, njëra nga anëtaret më të reja të NATO-s, në rast sulmi. Është hera e parë që ky vend bën një manovër të tillë.

I pyetur se cilat ishin sfidat me të cilat ushtarët amerikanë u përballën ndërsa po operonin në veri të Arktikut për herë të parë, një ushtar amerikan u përgjigj….

“Shkarkimi i shpejtë i varkave. Kishte kohë që nuk e kishim bërë një gjë të tillë. Pastaj për shumë ushtarë sfidë ishte përshtatja me klimën e ftohtë, ngaqë nuk jemi mësuar me të.”

Ekzistojnë shqetësime serioze rreth synimeve gjeopolitike të Rusisë në rajon që prej sulmit rus ndaj Ukrainës në vitin 2022.

Norvegjia dhe Finlanda, të cilat kufizohen me Rusinë, kanë nënshkruar marrëveshje mbrojtjeje me Shtetet e Bashkuara në muajt e fundit, duke u dhënë forcave amerikane qasje në bazat dhe zonat e stërvitjes në pjesët e thella veriore të dy vendeve, siç është baza e Rovajarvit.

Norvegjia është vend anëtar i NATO-s që nga viti 1949, por Finlanda është anëtarësuar në aleancë vitin e kaluar.

Forcat amerikane morën pjesë në stërvitje edhe për t’u siguruar që ushtritë mund të operojnë së bashku. Sipas rregullave të NATO-s, nëse një vend anëtar sulmohet, të gjithë aleatët pritet të ndihmojnë për ta mbrojtur.

Shtetet e Bashkuara historikisht e kanë konsideruar Finlandën si partnere, por statusi i saj si vend anëtar i NATO do të thotë se angazhimi amerikan ndaj saj është shumë më i madh.

“Ne kishim një partneritet shumë të fuqishëm me Finlandën edhe para se të ishim pjesë e NATO-s dhe ky është vetëm një zgjerim i atij partneriteti dhe i aftësive të përgjithshme. Jemi të lumtur për bashkëpunimin tonë në të ardhmen.”

Ministri finlandez i mbrojtjes, Antti Hakkanen, thotë se Rusia nuk duhet t’i trajtojë stërvitjet si provokim.

“Ka të bëjë vetëm me mbrojtjen tonë. Secili vend ka të drejtën të stërvitet dhe të trajnojë ushtrinë me aleatët e NATO-s, ky është mesazhi ynë.”

Deri në vitin 2022, Finlanda ka pasur marrëdhënie të mira me Rusinë, para se të merrte vendimin për t’u anëtarësuar në NATO pas sulmit të gjerë rus ndaj Ukrainës. Moska e ka quajtur anëtarësimin e Finlandës në NATO një gabim të rrezikshëm historik që do të dobësojë sigurinë e gjithë rajonit dhe do të shtojë gjasat për një konflikt.

You Might Also Like

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Komandanti amerikan për Evropën paralajmëron: NATO duhet të përgatitet për konflikte të njëkohshme me Rusinë dhe Kinën

Alarm i kuq për Ballkanin – Një vend do të jetë i pari që do të goditet

Satelitë e fshehur për të spiunuar anijet amerikane. Nuk është ende Lufta e Yjeve – por tensionet po rriten

Një anëtar i klanit Skaljar u vra në Podgoricë

TAGGED: #Finlanda, #Norvegjia, #Stërvitje
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Kurti: Gëzuar 16-vjetorin e Pavarësisë, Kosova jonë|VIDEO

Kosova Times Kosova Times February 16, 2024
Biznesmenët serbë ankohen për kushtet ekonomike në Kosovë
AAK dhe NISMA me koalicion për zgjedhjet e përgjithshme
Rusëve do t’u dërgohen thirrje elektronike gjatë rekrutimit pranveror
Zelensky: Përparimi i Rusisë në Ukrainë u ndal, ushtria franceze mund të qëndrojë në Francë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?