By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zgjedhjet në BE dhe shqetësimet kryesore të votuesve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Zgjedhjet në BE dhe shqetësimet kryesore të votuesve
Rajon / Botë

Zgjedhjet në BE dhe shqetësimet kryesore të votuesve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/09 at 7:20 PM
Kosova Times Published June 9, 2024
Share
SHARE

Dhjetëra miliona njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian po votojnë sot për Parlamentin e ri Evropian. Këto zgjedhje pritet të zhvendosin bllokun më në të djathtë dhe potencialisht t’i japin një tjetër drejtim Bashkimit Evropian. Lufta në Ukrainë, ndikimi i politikave klimatike te fermerët dhe migrimi janë disa nga shqetësimet kryesore të zgjedhësve teksa hedhin votat për 720 anëtarët e Parlamentit Evropian. Rezultatet zyrtare të votimeve nuk mund të publikohen përpara se qendrat e fundit të votimit të mbyllen në Itali në orën 23:00. Sidoqoftë, disa të dhëna do të publikohen nga vetë Parlamenti Evropian në orën 14:30 sot.

Parlamenti Evropian në Bruksel u mbulua me pankarta që nxisin qytetarët të votojnë të dielën, në ditën e fundit të zgjedhjeve katër-ditore. Të dielën votohet në 21 vende të BE-së, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Në Francë, ndërsa udhëheqësja e të djathtës së vijë së ashpër Marine Le Pen nuk është në listën e kandidatëve, ajo pritet të dalë fituesja kryesore e këtyre zgjedhjeve. Sondazhet e nxjerrin partinë e saj “Tubimi Kombëtar” si fituese me 33% të votave. Partia rivale “Rilindja” e Presidentit Emmanuel Macron, sipas sondazheve, mund të marrë mbi 14% ndërsa socialistët francezë pritet të fitojnë 13% të votave.

“Vota ime ka të bëjë me luftën në Ukrainë. Një pyetje e mirë është kush mund të na nxjerrë nga kjo luftë? Unë nuk mendoj se dikush mundet. Por nëse kemi një Evropë të fortë, atëherë ndoshta do të arrijmë në atë pikë”, thotë Marie Toberghien, votuese franceze.

Zgjedhjet do të ndikojnë mënyrën se si Bashkimi Evropian, një bllok prej 450 milionë qytetarësh, përballet me sfidat. Ndër sfidat kryesore renditen veprimet armiqësore nga Rusia, rivaliteti i shtuar industrial nga Kina dhe Shtetet e Bashkuara, ndryshimet klimatike dhe imigracion.

Në të gjithë Evropën, idetë nacionaliste kundër emigracionit që zonja Le Pen ka mbrojtur prej kohësh po fitojnë terren.

Në Itali, partia e Kryeministres Giorgia Meloni gjithashtu pritet të sigurojë fitore.

“Shpresoj se Evropa do të ndryshojë sepse ajo që kemi parë deri tani nuk ka qenë një Evropë për Evropën. Ne kurrë nuk kemi qenë ‘Shtetet e Bashkuara të Evropës’ pasi të gjithë mendojnë për interesat e tyre. Por, tani keni një Bashkim Evropian që na udhëheq, prandaj nuk e kuptoj pse duhet të vazhdojmë me këtë Evropë”, thotë Paolo Taddeo, banor i Romës.

Që nga zgjedhjet e fundit të BE-së në vitin 2019, partitë populiste ose të të djathës së skajshme tani udhëheqin qeveritë në tre shtete: Hungari, Sllovaki dhe Itali. Disa parti të ngjashme janë pjesë e koalicionit qeverisës në vende si Suedi, Finlandë dhe, së shpejti pritet edhe në Holandë. Anketimet u japin populistëve një avantazh edhe në Belgjikë dhe Austri.

Greqia është vendi me pikëpamjet pozitive më të pakta për Bashkimin Evropian. Sipas një sondazhi 53% të grekëve kanë qëndrim negativ për BE-në. Një tjetër sondazh thotë se grekët gjithashtu kanë fare pak interes për të marrë pjesë në këto zgjedhje.

Nisur nga kjo, Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis iu kërkoi grekëve të marrin pjesë në këto zgjedhje në mënyrë që Greqia të ketë një zë të fortë në Parlamentin Evropian.

“Në pesë vitet e ardhshme do të merren vendime shumë të rëndësishme në Evropë dhe është shumë e rëndësishme që të ketë një zë të fortë grek në Parlamentin Evropian, në mënyrë që Greqia të marrë sa më shumë nga Evropa”, tha zoti Mitsotakis pasi hodhi votën e tij.

Sondazhet parashikojnë se liberalët pro-evropianë dhe të Gjelbrit do të humbasin vende, duke tkurrur shumicën e qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Kjo do të vështirësojë përpjekjet për të miratuar ligjet e reja të BE-së.

Grupi ‘Partia Popullore Evropiane’ e qendrës së djathtë parashikohet të mbetet grupi më i madh i Parlamentit Evropian. Kjo e vendos kandidaten e tij, kryetaren aktuale të Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në pozitë të favorshme për t’u riemëruar për një mandat të dytë.

Megjithatë, ajo mund të ketë nevojë për mbështetje nga disa nacionalistë të krahut të djathtë, si Vëllezërit e Italisë së kryeministres Giorgia Meloni, për të siguruar një shumicë parlamentare, duke i dhënë zonjës Meloni dhe aleatëve mundësinë për të fuqizuar pozitën e tyre.

Rezultatet zyrtare të votimeve nuk mund të publikohen përpara se qendrat e fundit të votimit të mbyllen në Itali në orën 23:00. Sidoqoftë, disa të dhëna do të publikohen nga vetë Parlamenti Evropian në orën 14:30 sot.

You Might Also Like

Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë

Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia

Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16

Studentët dhe qytetarët kërkojnë zgjedhje, pushteti përgjigjet me represion

Nesër samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor, Shkupi me plan masash

TAGGED: #BE, #Zgjedhje
Kosova Times June 9, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Edhe sot sërish seancë e mbyllur në rastin gjyqësor `Thaçi dhe të tjerët`

Kosova Times Kosova Times April 19, 2023
Italia dërgon në Shqipëri 49 emigrantë
Godet profesor Spahiu: Malokët po qeverisin me komunën e Mitrovicës
Kolesnikova pas dy vitesh takohet me babanë e saj
Abdixhiku:Paqartësi pas 30 ditëshit, shpresojmë në involvimin e presidentes
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?