By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Politikani italian mbeshtetet dhe thyen një vepër arti 92-vjeçare me çmim të paçmuar
November 17, 2025
Protestuesit në Republikën Çeke dhe Sllovaki mbanin flamuj ukrainas në përvjetorin e revolucionit
November 17, 2025
FSB: Ne parandaluam një atentat në varreza. Mediat ruse: Shoigu ishte shënjestra
November 17, 2025
Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim
November 17, 2025
Gërvalla: Diplomacia mbetet domosdoshmëri për paqen dhe sigurinë
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Danimarka: Në burgun e Gjilanit do të dërgojë të burgosur të dënuar me dëbim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Danimarka: Në burgun e Gjilanit do të dërgojë të burgosur të dënuar me dëbim
Lajme

Danimarka: Në burgun e Gjilanit do të dërgojë të burgosur të dënuar me dëbim

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 4:17 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Ministria e Drejtësisë e Danimarkës ka thënë për Radion Evropa e Lirë të premten se të burgosurit të cilët do t’i dërgojë në një burg të Gjilanit, në përputhje me marrëveshjen me Kosovën për burgjet, janë persona të dënuar me dëbim nga Danimarka.

Kuvendi i Kosovës e ratifikoi në maj marrëveshjen për t’ia lëshuar me qira Danimarkës një burg me 300 qeli në qytetin jugor të vendit.

“Sipas traktatit mes Danimarkës dhe Kosovës, Danimarka do ta marrë me qira burgun e Gjilanit në Kosovë. Burgu ka hapësirë për 300 të burgosur. Ky burg është i planifikuar për personat e dënuar me dëbim”, tha Ministria daneze në një përgjigje me shkrim për REL-in.

Ajo konfirmoi gjithashtu se, sipas traktatit, Danimarka nuk do të dërgojë të burgosur të dënuar për terrorizëm dhe krime lufte, e as të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore.

Shoqëria civile në Kosovë dhe në Danimarkë është shprehur e shqetësuar për shkelje të mundshme të të drejtave të burgosurve nga të dyja shtetet.

“Sipas traktatit, të burgosurit duhet patjetër t’i kryejnë dënimet e tyre në kushte të njëjta siç do t’i kishin kryer në një burg danez, përfshirë kushtet fiziket në përputhje me kushtet në një burg danez”, sipas Ministrisë daneze.

Ministria tha se për këtë arsye, burgu i Gjilanit duhet të rinovohet para se të futet në përdorim, në mënyrë që të jetë i ngjashëm me burgjet daneze.

Rinovimi duhet të fillojë pas ratifikimit të marrëveshjes, sipas traktatit mes dy vendeve.

Danimarka pret që burgu në Gjilan të jetë i gatshëm për përdorim rreth dy vjet pas ratifikimit të traktatit, diku në vitin 2026.

“Autoritetet kosovare duhet të sigurohen që kryerja e dënimeve të bëhet në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të Danimarkës. Danimarka është e detyruar të sigurohet për këtë”, thuhet në përgjigje.

Kosova do t’i përfitojë rreth 200 milionë euro nga kjo marrëveshje, të cilat do t’i shpenzojë për Shërbimin Korrektues të vendit dhe për energjinë e ripërtërishme.

Ekspertë të sigurisë në Kosovë kanë thënë më herët për REL-in se nuk ka vend për t’u shqetësuar për situatën e sigurisë nga ardhja e të burgosurve nga Danimarka. Por, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare kanë thënë se ky transferim mund të ndikojë në standardin e të burgosurve lokalë.

You Might Also Like

Komisionerja e FSK-së dhe homologu gjerman flasin për bashkëpunim

Gërvalla: Diplomacia mbetet domosdoshmëri për paqen dhe sigurinë

Punëtorët e sigurimit protestojnë për pagat para Komunës së Prishtinës

KFOR pret ambasadorin norvegjez, diskutojnë për sigurinë në Kosovë

Osmani: Gjermania, partner strategjik i Kosovës

TAGGED: #Burgu i Gjilanit, #Danimarka, #Kosova
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 26 Dhjetor 2024!

Kosova Times Kosova Times December 26, 2024
Krizë politike në Francë: Armiqtë dhe “miqtë” rrisin presionin ndaj Macronit
Danimarkë-Angli, pjesa e parë dhuron spektakël dhe dy gola
Sulm në një qendër tregtare në Sidnei: Vritet një burrë, disa të plagosur me thikë
Të paktën katër persona kanë humbur jetën, dhjetëra janë plagosur nga një tornado në jug të SHBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?