By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 30 janar 2026
January 30, 2026
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjenerali ukrainas thotë se disa avionë luftarakë F-16 do të “ruhen jashtë” Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjenerali ukrainas thotë se disa avionë luftarakë F-16 do të “ruhen jashtë” Ukrainës
Rajon / Botë

Gjenerali ukrainas thotë se disa avionë luftarakë F-16 do të “ruhen jashtë” Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 8:04 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Shefi i aviacionit në Forcat Ajrore të Ukrainës thotë se dhjetëra avionë të avancuar luftarakë, F-16, të cilët u janë premtuar Kievit nga aleatët e vet perëndimorë, do të mbahen jashtë vendit për t’iu shmangur goditjeve nga sulmet ruse në Ukrainë.

Gjeneral brigade Serhiy Holubtsov tha në një intervistë për Donbas-Realities të Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se mbajtja e avionëve të tillë luftarakë jashtë vendit do të ndihmojë në ruajtjen e një flote operacionale që i përputhet trupës së pilotëve të Ukrainës të trajnuar nga Perëndimi.

“Ka një numër të caktuar të avionëve luftarakë që do të ruhen në baza të sigurta ajrore, jashtë Ukrainës, në mënyrë që të mos jenë në shënjestër këtu”, tha Holubtsov.

“Dhe, kjo do të jetë rezerva jonë në rast se kemi nevojë për zëvendësimin e avionëve të prishur gjatë mirëmbajtjes rutinore”, shtoi ai.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe zyrtarë të tjerë rusë i kanë shpeshtuar paralajmërimet, prej se nisi pushtimi i plot i Ukrainës në shkurt 2022, se mund t’i sulmojnë astetet ukrainase të luftës të vendosura jashtë vendit, pavarësisht se veprime të tilla rrezikojnë përshkallëzimin me NATO-n.

Ruajtja jashtë vendit e avionëve luftarakë, apo aseteve të tjera ushtarake ukrainase, mund të “përbëjë rrezik serioz që NATO-ja të thellohet edhe më shumë në konflikt”, tha Putin vitin e kaluar.

NATO-ja dhe liderët e vendeve të saj anëtare, përfshirë së voni kancelarin gjerman Olfa Scholz, kanë paralajmëruar vazhdimisht se janë të gatshëm “për ta mbrojtur çdo centimetër katror” të territorit të aleancës.

Shefi i Komisionit të Mbrojtjes së Dumës ruse, Andrei Kartapolov, u citua javën e kaluar nga RIA Novosti duke thënë se bazat e NATO-s që mbajnë avionë luftarakë ukrainas F-16, do të cilësohen si “caqe legjitime”.

Belgjika, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia janë zotuar së bashku për t’ia dërguar Ukrainës 60 avionë luftarakë F-16, pasi Uashingtoni u dha leje aleatëve ta furnizojnë Kievin me avionët e ndërtuar nga SHBA-ja.

New York Times raportoi në mars se Ukraina mund t’i pranojë vetëm gjashtë prej dhjetëra avionëve luftarakë nga aleatët e vet perëndimorë deri në korrik, kryesisht për shkak se Kievi nuk ka qenë plotësisht i përgatitur për t’i mirëmbajtur apo përdorur ata, pavarësisht se pilotët ukrainas janë duke u trajnuar në Perëndim.

You Might Also Like

BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave

Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane

Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit

MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre

Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem

Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dita Ndërkombëtare e Miqësisë

Kosova Times Kosova Times July 30, 2025
Rusia letër Serbisë, Daçiqi: Vazhdojmë me çnjohje për Kosovën
Koreja e V. thotë se ka testuar një raketë të re me rreze të gjatë veprimi
Presidenti Begaj: I tronditur! Shqipëria në krah të popullit grek
Vdes në Moskë gruaja e një deputeti, e cila akuzoi burrin e saj për dhunë në familje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?