By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZKA-ja publikon raportet e auditimit për gjashtë ministri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > ZKA-ja publikon raportet e auditimit për gjashtë ministri
Financa

ZKA-ja publikon raportet e auditimit për gjashtë ministri

Kosova Times
Last updated: 2024/06/10 at 5:00 PM
Kosova Times Published June 10, 2024
Share
SHARE

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar gjashtë raportet e para të auditimit për Ministritë, si: Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë; Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës; Ministrinë e Ekonomisë ;Ministrinë e Mbrojtjes si dhe për Ministrinë e Shëndetësisë.

Përmes një njoftimi për media nga ZKZA-ja, thuhet se bazuar në rezultatet e auditimit ZKA-ja ka dhënë opinion të kualifikuar për MINT, MBPZhR dhe MSh.

“Arsyeja e modifikimit, përkatësisht kualifikimit të opinionit për këto Ministri është për shkak se Pasqyrat Vjetore Financiare për vitin 2023 nuk kanë prezantuar pamje të drejtë dhe të vërtetë. Kurse MPJD, ME dhe MM opinionin e auditimit e kanë të pamodifikuar për shkak se ZKA ka marrë siguri të arsyeshme se Pasqyrat Vjetore Financiare për vitin 2023 prezantojnë pamje të drejtë dhe të vërtetë”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim, thuhet se ZKA, gjithashtu për këto Ministri ka prezantuar edhe konkluzionin në lidhje me pajtueshmërinë duke vlerësuar nësetransaksionet e kryera në procesin e ekzekutimit të buxhetit kanë qenë, në të gjitha aspektet materiale, në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit që burojnë nga legjislacioni i zbatueshëm për subjektin e audituar në kontekstin e përdorimit të burimeve financiare.

“Nga auditimet e kryera ka rezultuar që MBZHR dhe ME të kenë konkluzion të kualifikuar për shkak se disa nga transaksionet e kryera nuk kanë qenë në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditimit. Përderisa MINT, MPJD, MSH dhe MM konkluzionin e pajtueshmërisë e kanë të pamodifikuar për shkak se ZKA ka marrë siguri të arsyeshme se transaksionet e kryera kanë qenë në pajtueshmëri me kriteret e përcaktuara të auditivit”, thuhet në njoftim.

Përkundër gjetjeve të shpalosura në raporte të auditimit, ZKA-ja vlerëson se këto ministri kanë shënuar progres sa i përket nivelit të zbatimit të rekomandimeve.

Gjithashtu, ZKA-ja thotë se ka rënie tek numri i rekomandimeve të dhëna, për 17 rekomandime më pak.

“Për vitin 2022 ishin dhënë 49 rekomandime, ndërsa për vitin 2023 janë dhënë 32”, përfundon njoftimi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Çmimet e energjisë elektrike vazhdojnë të rriten, me indeksin GME në 119 euro

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

TAGGED: #6 ministri, #Publikon raportet e auditimit, #ZKA-ja, #Zyra Kombëtare e Auditimit
Kosova Times June 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

ShBA-ja kërkon zgjidhje për azikërkuesit që presin në Meksikë

Kosova Times Kosova Times July 2, 2023
Arrestohet në Madrid Haredin Fejzulla (VIDEO)
Si një gjeneral theu kufirin
Murati: Votimi i fshehtë në Bundestag, shembull për zgjidhjen e ngërçit
Vendimi për qeset plastike, Kurti: Do ta rrisim ndjeshmërinë e përgjegjësinë për ambient
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?