By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet
January 9, 2026
VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”
January 9, 2026
Aktakuzë për vrasjen e zyrtarit policor në Kaçanik
January 9, 2026
Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau
January 9, 2026
Tre të lënduar nga aksident i rëndë mes trenit e veturës në Grabovc
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thellohet hendeku mes kryeministrit dhe presidentes!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Thellohet hendeku mes kryeministrit dhe presidentes!
Opinion

Thellohet hendeku mes kryeministrit dhe presidentes!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 9:44 AM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Mosmarrëveshjet ndërmjet krerëve të shtetit dita-ditës po thellohen akoma më shumë.

Përplasja ndërmjet Qeverisë dhe Presidencës, përkatësisht e kryeministrit Kurti dhe presidentes Osmani nuk mund t’i fsheh më askush. Ndarjes dhe çarjes politike mes dy krerëve shtetërorë i ndihmojë jashtëzakonisht shumë zv.kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, z. Donika Gërvalla-Shwarz.

Bashkimi i dy partive majtiste profilizon skenën politike

Edhe pse nuk dihet arsyeja e vërtetë e mosmarrëveshjes mes krerëve shtetëror, ditëve të fundit është përfolur shumë për mundësinë e koalicionit LVV-PDK, mes partive ekstremisht të majta. Përderisa PDK-ja kamuflon me djathtizmin e saj false, LVV nuk e fsheh majtizmin ekstrem dhe origjinën e saj nga LPK-ja majtiste.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gervalla-Shwarz me “guximin” e menaxhuar nga Kurti i dërgojë letër vendeve anëtarë të BE-së për anëtarësim në KiE. Ky “guxim i saj shkaktoi përplasjen të madhe mes presidentes dhe kryeministrit, e cila tashmë është duke u rritur si një uragan që do të shkaktojë përplasje “tektonike” brenda partnerëve qeverisës.

Ndarja mes dy personaliteteve të kundërta është normale, pasi të dytë, Albini dhe Vjosa vijnë nga shkolla të ndryshme politike. Albini i shkollës staliniste, ndërsa Vjosa e shkollës rugoviane, andaj këta dy nuk mund të ecin drejt në të njëjtit binarë.

Presidentja Osmani nëse e vazhdon rrugën rugoviane duke bashkëpunuar dhe koordinuar veprimet me miqtë tradicional që ndihmuan në çlirimin, shtetformimin dhe shtetndërtimin e shtetit të Kosovës do t’i bënte shërbimin më të mirë vendit dhe qytetarëve.

Por, për fatin tonë të keq, në anën tjetër e kemi kryeministrin Kurti i cili po vazhdon me lojën përçarëse me orientim kah lindja, duke na i humbur miqtë tradicional dhe duke e dërguar vendin drejt izolimit të madh ndërkombëtar.

Për të mirën e vendit dhe qytetarëve, këto dy rrugë duhet të ndahen përfundimisht dhe Vjosa të kthehet në shtëpinë e vet politike (nëse e pranojnë) dhe të vazhdon nga aty rrugëtimin politik që e kishte nisur dekada më parë.

Humbja e aleatëve, e frikshme për të ardhmen e vendit

Mungesa e zhvillimit dhe fuqizimit të vendit në aspektin ekonomik i ka zhgënjyer tej mase qytetarët e vendit, kurse mos koordinimi i raporteve me ndërkombëtarët ka ndikuar në dobësimin e subjektivitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Si pasojë e mos koordinimit me aleatët, shteti i Kosovës ka përfunduar nën sanksione të BE-së. Kurse si pasoj e përkeqësimit të marrëdhënieve me ShBA-të, jemi larguar nga vëmendja e aleatit më të fuqishëm dhe më strategjik të vendit tonë. Kjo situatë e ka trimëruar tej mase fqinjin tonë verior, Serbinë, e cila është duke vazhduar e papenguar nga askush me agresionin e saj politik kundër shtetit tonë, siç ishte rasti me pengimin anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Kjo nuk është e keqja e vetme, përveç tjerash, në mungesë të një diplomacie efikase kemi mungesa të njohjeve të reja dhe dobësim të pozicionit politik të Kosovës në arenën ndërkombëtare, e cila e ka stopuar rrugën e anëtarësimit në BE.

Duket qartë, se hendeku mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nuk do të kalohet lehtë dhe pa pasoja shkaku i kundërthënieve ideologjike. Tashmë Vjosa ka filluar ta kuptojë rreshtimin e gabuar politik për kënaqjen e egos personale katër vite më parë!

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kundërofensiva e Ukrainës “më e ngadalshme” seç do të dëshirohej

Kosova Times Kosova Times June 26, 2023
Si e bënë eksploruesit bullgarë shpellën “zbulim të vitit”?
Një delegacion nga Kongresi i SHBA-ve viziton Kosovën
Një amerikan gjeti një dhuratë që prindërit i kishin blerë për Krishtlindje 46 vjet më parë
AP e KE miratoi një rezolutë për krijimin e një gjykate speciale për Putinin dhe komandën ruse për krimet e luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?