By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Dugin dërgoi një mesazh misterioz
January 11, 2026
Sa i detyrohet Serbia Kinës?
January 11, 2026
Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë
January 11, 2026
Bekim Haxhiu i PDK-së ankohet në PZAP për votat me postë
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vuçiq iu përgjigjet kritikave për “kuvendin gjithëserb” duke e akuzuar Ambasadën amerikane
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vuçiq iu përgjigjet kritikave për “kuvendin gjithëserb” duke e akuzuar Ambasadën amerikane
Rajon / Botë

Vuçiq iu përgjigjet kritikave për “kuvendin gjithëserb” duke e akuzuar Ambasadën amerikane

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 7:15 PM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka akuzuar të martën Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Sarajevë se ka “shkaktuar krizën” në Bosnje e Hercegovinë (BeH).

“Si, ku dhe prej kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve”, shkroi Vuçiq në llogarinë e vet në Instagram.

Me këtë, ai iu referua çështjes nga maji i vitit 2023, kur SHBA-ja deklaroi se prona e shtetit të Bosnje e Hercegovinës mund të zgjidhet me ligj shtetëror, e jo me ligj entiteti.

Ai kërkoi nga partnerët amerikanë, siç i quajti ai, t’i përgjigjen se si “kanë ardhur në përfundim dhe në bazë të cilit akt, se prona është e autoriteteve qendrore, dhe jo e entiteteve, siç është shkruar në Marrëveshjen e Dejtonit”.

Vuçiq shtoi se për këtë, ndër të tjera, ata “kanë marrë pjesë në shkaktimin e krizës në territorin e Bosnje e Hercegovinës”.

Entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, është përpjekur vazhdimisht të zbatojë një ligj pronësie që synon transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se kjo është jokushtetuese.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese së Bosnje e Hercegovinës, prona shtetërore paraqet sende të luajtshme dhe të paluajtshme që shërbejnë për ushtrimin e pushtetit dhe mund të përfshijë edhe të mira publike (lumenj, male, pasuri natyrore, infrastrukturë komunikacioni etj.)

Pronat shtetërore në Bosnje e Hercegovinë nuk kanë qenë në dispozicion prej vitit 2005, kur përfaqësuesi i lartë i atëhershëm në Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdown, vendosi Ligjin për mos lënien në dispozicion përkohësisht të pronës shtetërore. Ai është në fuqi derisa Asambleja Parlamentare e Bosnje e Hercegovinës të miratojë një vendim të ri për vënien në dispozicion të pronës në nivel shtetëror.

Në postimin e tij në Instagram, Vuçiq iu referua dispozitave të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila, tha ai, “parashikonte se të gjitha funksionet dhe kompetencat shtetërore që nuk u janë caktuar shprehimisht institucioneve të Bosnje e Hercegovinës, do t’u takojnë entiteteve”.

Vuçiq paralajmëroi një ditë më parë se do t’i përgjigjet kritikave të Ambasadës Amerikane në Sarajevë në lidhje me të ashtuquajturin kuvendin gjithëserb, të mbajtur në Beograd më 8 qershor. Mirëpo, në njoftim ai nuk ka komentuar vlerësimin e Ambasadës Amerikane për konkluzionet e kuvendit.

“Kuvendi gjithëserb” u mbajt më 8 qershor në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë dhe të entitetit serb, Republika Sërpska.

Ai u organizua nën sloganin “Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

TAGGED: #Aleksandër Vuçiq, #Ambasasda amerikane, #Kuvendi gjithëserb
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rusia shpenzon 17 herë më shumë për luftë çdo ditë sesa shpenzon çdo vit për riparimin e digave. Aksidentet në strukturat hidraulike ruse

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Meir: Tensioni mes Kosovës dhe Serbisë nuk është zvogëluar
Reshje të mëdha të shiut, vërshime në Pejë
Studentët e UP-së në mbështetje të marshit për drejtësi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë
Intensifikohen përpjekjet diplomatike për marrëveshje armëpushimi në Lindjen e Mesme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?