By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 nëntor 2025
November 25, 2025
Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi
November 24, 2025
Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit
November 24, 2025
Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje
November 24, 2025
Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Zelensky kërkon miliarda euro për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Zelensky kërkon miliarda euro për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës
Uncategorized

Zelensky kërkon miliarda euro për mbrojtjen dhe rindërtimin e Ukrainës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/11 at 7:01 PM
Kosova Times Published June 11, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se pret që t’i sigurojë miliarda euro nga vendet aleate për mbrojtjen e Ukrainës dhe për rindërtimin e vendit të vet pas luftës. Ai i bëri këto komente më 11 qershor në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin.

Gjermania është nikoqire e konferencës dyditore për planifikimin e rindërtimit të Ukrainës pas përfundimit të luftës së nxitur nga pushtuesi rus, si pasojë e të cilës pjesë të Ukrainës janë rrënuar.

Në këtë konferencë po marrin pjesë 2.000 njerëz nga politika, biznesi dhe fushat e tjera.

“Ne do të largohemi nga kjo konferencë me marrëveshje për miliarda euro për mbrojtjen tonë, në lidhje me prodhimin e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Ukrainë, si dhe për energjinë tonë, për riparimin dhe ndërtimin e një sistemi të ri dhe më modern energjetik”, tha Zelensky në konferencën dyditore që nisi më 11 qershor në kryeqytetin gjerman.

Zelensky i theksoi sulmet ruse në objektet energjetike të Ukrainës, duke shtuar se prej dimrit të kaluar është shkatërruar gjysma e kapacitetit të vendit për prodhimin e energjisë elektrike.

Sulmet e vazhdueshme ruse ndaj rrjetit energjetik të Ukrainës e kanë detyruar Kievin të vendosë reduktime të rrymës në gjithë vendin.

Zelensky u bëri thirrje aleatëve të Kievit ta furnizojnë Ukrainën me më shumë kundërajrorë, duke thënë se kjo është “përgjigja” për ndaljen e përparimit të Rusisë në luftë dhe për sigurimin e paqes afatgjate.

“Përparësia më e madhe strategjike e Rusisë ndaj Ukrainës është superioriteti në qiell. Është terrori raketor dhe i bombave që u ndihmon trupave ruse të çajnë përpara në fushëbetejë”, theksoi Zelensky, duke shtuar “mbrojtja ajrore është zgjidhja”.

Në një komunikatë të lëshuar para konferencës, ministrja e Ministrisë gjermane për Zhvillim, Svenja Schulze, tha se “edhe gjatë në kohën e tashme të luftës, Ukraina ka nevojë të ndërtojë vazhdimisht shtëpi, tubacione uji, spitale dhe rrjet energjetik”.

Gjermania është furnizuesja e dytë më e madhe e Kievit pas Shteteve të Bashkuara me pajisje ushtarake.

Konferenca e Berlinit po mbahet në prag të takimit të G7-ës në Itali më 13-14 qershor, ku Ukraina do të jetë njëra ndër temat kryesore.

Vendet e G7-ës, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, do të bisedojnë për mënyrën se si t’i përdorin përfitimet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, për ta ndihmuar Kievin financiarisht.

Pas atij takimi, më shume se 90 vende dhe organizata do të përfaqësohen në një samit të paqes në Zvicër në fundjavë, edhe pse Rusia nuk u ftua dhe Kina nuk do të marrë pjesë.

Gjatë një takimi në Letoni më 11 qershor, liderët e krahut lindor të NATO-s thanë se do të “mbajnë qëndrim më të koordinuar” për Ukrainën, kur bëhet fjalë për mbështetjen e saj.

Ndërkohë, forcat ruse i vazhduan sulmet në Ukrainë më 11 qershor. Autoritetet ukrainase thanë se së paku pesë persona u plagosën nga shpërthimet në qytetin Konstantinivka në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.

You Might Also Like

Shërbimi Korrektues parandalon narkotikë në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Ulutas në takim me myftiun Tërnava: Shkëmbim pikëpamjesh sociale e fetare

Lirimi i Arbnor Spahiut, MPJD akuzon Serbinë për paraburgim politik

Punëtorët e RTK-së pa paga në Ditën Botërore të Televizionit

Kapen 120 kilogramë drogë në një autobus në Prishtinë, në pranga shoferi

TAGGED: #Berlin, #Konferenca për Ukrainën, #Mbrojtjen, #Miliarda euro, #Rindërtimin, #Ukrainë
Kosova Times June 11, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Pilotët e F16-shave stërviten për t’i ruajtur qiejt e NATO-s

Kosova Times Kosova Times March 13, 2024
ISIS kërcënon Shqipërinë dhe Kosovën
Haradinaj takon emisarin norvegjez, diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
Anëtarët e Listës Serbe japin dorëheqje nga KKZ-të në veri
Një memorial spontan për viktimat e grevës në Dnieper u shfaq në Moskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?