By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një shpërthim i fuqishëm tronditi bazën më të re të raketave bërthamore të Rusisë pranë Orenburgut.
November 28, 2025
Orban do të diskutojë me Putinin blerjen e aksioneve ruse në NIS nga Hungaria
November 28, 2025
Frankfurter Allgemeine Zeitung: Ka një epokë akullnajash mes Moskës dhe Beogradit, Vuçiq është i zemëruar
November 28, 2025
Mbretëria e Bashkuar dështon të arrijë marrëveshje për të hyrë në skemën e mbrojtjes të BE-së
November 28, 2025
Ukraina sulmon rafinerinë ruse, aeroportin e Krimesë dhe stoqet e dronëve në një operacion masiv gjatë natës
November 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mickoski: E respektojmë marrëveshjen me Greqinë, këtë ta bëjë edhe Athina
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Mickoski: E respektojmë marrëveshjen me Greqinë, këtë ta bëjë edhe Athina
Rajon / Botë

Mickoski: E respektojmë marrëveshjen me Greqinë, këtë ta bëjë edhe Athina

Kosova Times
Last updated: 2024/06/12 at 6:56 PM
Kosova Times Published June 12, 2024
Share
SHARE

Mandatari për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se qeveria që ai do të udhëheq do të respektojë në tërësi marrëveshjet ndërkombëtare, përfshirë atë me Greqinë për ndërrimin e emrit të shtetit nga Maqedoni në Maqedoni të Veriut.

Mickoski e tha këtë duke komentuar rekomandimet nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian se Shkupi duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare.

“Marrëveshja është marrëveshje e arritur ndërmjet të paktën dy palëve, dhe të dyja palët duhet ta respektojnë atë. Nëse konkretisht e keni fjalën për Marrëveshjen e Prespës, ne si qeveri e ardhshme e respektojmë deri në detaje, gjithçka që është pjesë e legjislacionit tonë, në Kushtetutë, respektohet në detaje dhe këtu nuk duhet të ketë dilema”, tha Mickoski.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha më 22 maj se SHBA-ja pret që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën evropiane duke respektuar marrëveshjet e arritura me shtetet fqinje.

Gjatë një interviste për Qendrën Evropiane të Këshillit Atlantik, Escobar u pyet nëse pas fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e mbajtura më 8 maj dhe shqetësimit në rritje për Marrëveshjen e Prespës, a beson ai ende se rruga drejt Evropës do të vazhdojë.

“Po. Unë mendoj se Evropa dhe Shtetet e Bashkuara ia bënë shumë të qartë qëndrimin presidentes pas inaugurimit, se ne presim plotësisht që Maqedonia e Veriut të vazhdojë në rrugën e saj evropiane, të angazhohet, të vazhdojë të jetë një anëtare e përkushtuar e NATO-s, dhe ne morëm garanci nga të gjitha nivelet e kryesisë partiake të partisë kryesore [VMRO-DPMN] që fitoi zgjedhjet, se do të mbeten të përkushtuar në rrugën evropiane”, tha Escobar.

Por, Mickoski tha se edhe pala greke duhet të respektojë detyrimet e saj që dalin nga kjo marrëveshje e që kanë të bëjnë me mospengimin e procesit të integrimit euroatlantik dhe në institucionet tjera ndërkombëtare, mospërdorimin e termit “Shkupi” për Maqedoninë e Veriut, zëvendësimin e tabelave udhëzuese në territorin grek, e çështje tjera.

“Në të njëjtën kohë pres që edhe nënshkruesi i dytë, që është fqinji ynë jugor, t’i respektojë. Ne kemi krijuar një dokument se sa është zbatuar nga ana jonë dhe sa është zbatuar nga pala greke dhe planifikojmë t’i prezantojmë të gjithë ata që janë kureshtarë të dinë se sa e respektojnë të dyja palët marrëveshjen bilaterale ndërkombëtare”, tha Mickoski.

Ai tha se pret që të gjithë “partnerët strategjik” të Maqedonisë së Veriut, që janë pjesë e atyre marrëveshjeve “t’i respektojnë ashtu siç i respektojnë edhe autoritetet maqedonase”.

Marrëveshja e Prespës është arritur në vitin 2018 mes ish-kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

You Might Also Like

Një shpërthim i fuqishëm tronditi bazën më të re të raketave bërthamore të Rusisë pranë Orenburgut.

Orban do të diskutojë me Putinin blerjen e aksioneve ruse në NIS nga Hungaria

Frankfurter Allgemeine Zeitung: Ka një epokë akullnajash mes Moskës dhe Beogradit, Vuçiq është i zemëruar

Mbretëria e Bashkuar dështon të arrijë marrëveshje për të hyrë në skemën e mbrojtjes të BE-së

Ukraina sulmon rafinerinë ruse, aeroportin e Krimesë dhe stoqet e dronëve në një operacion masiv gjatë natës

Kosova Times June 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

11 fëmijë të lënduar në Shkup nga sfida në “Tik-Tok”

Kosova Times Kosova Times December 6, 2024
Ish-gruaja e Putinit shet me urgjencë apartamente në Spanjë
KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë
Thellohen ndarjet mbi Ukrainën në Evropën Qendrore
Horoskopi ditor për 1 Tetor 2024!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?