By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
A ishte manipuluar fitorja e Miss Universe? Anëtarja e jurisë vë në dyshim votimin: Kjo është fituesja ime
November 22, 2025
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin mbi Zelenskyn: Ai duhet të pranojë marrëveshjen e ofruar të paqes ose të përballet me një fat më të vështirë
November 22, 2025
Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë
November 22, 2025
Paraburgim për B.K që iu kapën 120 kilogramë drogë në autobus
November 22, 2025
Kavadar, policia arrestoi këngëtarin serb dhe mbylli lokalin e stërmbushur
November 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjenerali Gibson pas 25 vjetësh në Prishtinë: Shoh zhvillim të madh
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjenerali Gibson pas 25 vjetësh në Prishtinë: Shoh zhvillim të madh
Lajme

Gjenerali Gibson pas 25 vjetësh në Prishtinë: Shoh zhvillim të madh

Kosova Times
Last updated: 2024/06/13 at 6:13 PM
Kosova Times Published June 13, 2024
Share
SHARE

Gjenerali komandues i trupave të para britanike, që hynë në Kosovë në vitin 1999, Paul Gibson pas 25 vitesh u kthye në Prishtinë, në zyrën e tij, ku punoi atëkohë.

Me të hyrë në zyrë ai u shpreh shumë i emocionuar. Aty u prit nga komisionerja për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva e cila aktualisht punon në këtë zyrë.

Gibson vizitoi edhe oborrin e objektit ku kishte qëndruar bashkë me 120 ushtarë, e ku sot gjendet Agjencia për Informim dhe Privatësi. Ai në një bisedë ekskluzive për televizionin publik, tregon se si e gjeti Prishtinën më 13 qershor 1999.

“25 vjet më parë, 13 qershor 1999. Ne arritëm me helikopter  rreth orës katër pasdite dhe kam udhëhequr batalionin nëpër rrugët e Prishtinës për herë të parë. Në atë kohë ishte një periudhë shumë emocionuese. Shumë fëmijë të vegjël dhe nëna dolën në rrugë. Kishin lule dhe donin të përqafonin ushtarët. Ushtarët e mi ishin përgatitur për luftë. Pra, ne po përpiqeshim të ishim profesionistë dhe në të njëjtën kohë, kishte një kakofoni zhurme dhe emocioni, ndjenja në ajër nga njerëzit që ishin kaq të kënaqur të na shihnin, kështu që ishte një kohë shumë, shumë emocionuese. Por unë duhej të lija mënjanë emocionet sepse kisha punë për të bërë”, tha Paul Gibson, gjeneral komandues i trupave të para britanike.

Ish gjenerali britanik thotë se sot është e jashtëzakonshme ta shohësh  kryeqytetin që ka ndryshuar shumë.

“Është e jashtëzakonshme të shohësh përparimin e Prishtinës. Ajo që pashë në vitin 1999 dhe ajo që shoh sot është jashtëzakonisht ndryshe. Ka një zhvillim të madh. Banesa të larta, qendra tregtare, të gjitha të tjerat, hotele, kështu që është shumë më e gjallë. Ka shumë kafene dhe restorante. Dhe ajo që ndjej është një ndjenjë e vërtetë entuziazmi dhe optimizmi e një popullate shumë të re këtu që flet anglisht jashtëzakonisht mirë. Kështu që unë mund të shoh se e ardhmja është shumë e ndritshme. Përulem kur e di që ajo që bëmë unë dhe ushtarët e mi, në fillim të qershorit 1999 luajti një rol të vogël në atë rrugëtim që Kosova dhe u bë komb i pavarur në vitin 2008. Dhe tani ja ku jemi 25 vjet pas, në një kryeqytet të mirëfilltë evropian , i lulëzuar. Dhe me një të ardhme të madhe përpara”, tha tutje Gibson.

Ish-gjenerali i Britanisë së Madhe foli edhe për marrëdhëniet Kosovë-Serbi për çka tha se paqja ndërfqinjësore i hapë rrugë integrimit të Kosovës në BE.

“Ju duhet të dini historinë tuaj. Ju duhet të kuptoni se çfarë ka ndodhur më parë, sepse atëherë mund të kuptoni drejtimin e udhëtimit. Por unë me të vërtetë do t’i nxisja të gjitha palët që të mblidhen rreth një tavoline bisedash dhe të përpiqen t’i zgjidhin këto çështje. Në një mënyrë paqësore, pragmatike dhe të ndjeshme”, shtoi ai.

Për të respektuar kontributin e gjeneralit britanik në çlirimin e Prishtinës, Paul Gibson, tash e tutje zyra ku kishte punuar gjenerali, do të mbajë emrin e tij.

You Might Also Like

Nënshkruhet marrëveshje mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Shqipërisë

Paraburgim për B.K që iu kapën 120 kilogramë drogë në autobus

Aksident treshe në Fushë Kosovë-bllokohet komunkacioni

Begaj në Shkodër: Gjuha shqipe, shenja më e gjallë e identitetit kombëtar

Murati: BE e pa të pakuptueshëm refuzimin e opozitës për Planin e Rritjes

TAGGED: #Paul Gibson
Kosova Times June 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Koreja e Veriut gjuajti më shumë se 200 predha drejt ishullit jugor, urdhëroi evakuimin…

Kosova Times Kosova Times January 5, 2024
Feronikeli ‘74 `ngrin` Ballkanin
Osmani: NATO nuk është vetëm forcë, por simbol i paqes dhe shpresës
Murati: Ka rritje në qarkullimin e bizneseve në vend
Minatorët e Kishnicës në grevë, shkak mosrealizimi i pagës së marsit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?