By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar
January 11, 2026
Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri
January 11, 2026
Kurti: Rexha e Nuhiu, simbol i rezistencës kombëtare për lirinë e Kosovës
January 11, 2026
OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran
January 11, 2026
Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Përurohet Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Përurohet Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren
Lajme

Përurohet Shërbimi i Kardiologjisë Intervente në Prizren

Kosova Times
Last updated: 2024/06/14 at 11:42 AM
Kosova Times Published June 14, 2024
Share
SHARE

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit është bërë përurimi i repartit të Shërbimit të Kardiologjisë Intervente, projekt ky i Qeverisë së Kosovës dhe i mbështetur nga Qeveria e Luksemburgut. I pranishëm në inaugurimin e këtij shërbimi ishte edhe kryeministri Albin Kurti, I cili u shpreh I lumtur për përmbylljen e këtij projekti.

“Në vitin 2023 kemi pasur performancë rekorde. Në shërbimin tonë të kardiologjisë kemi pasur mbi 4100 procedura të kryera, duke përfshirë këtu 2500 vendosje stentash. Ndërsa katër vite më parë ishin 3300 procedura dhe mbi 170 vendosje stentash. Zgjerimi i këtij shërbimi që po e bëjmë sot është i domosdoshëm jo vetëm për shkak të rritjes së numrit të rasteve, por meqenëse suksesi varet shumë nga koha e ndërhyrjes”, tha Kurti.

Tutje kreu i ekzekutivit theksoi se shërbimi i ri do të mbulojë të gjithë rajonin e Prizrenit.

“Shërbimi i ri do të ndihmojë të shpëtojë jetë dhe ta ulë listën e pritjes. Fillimisht shërbimi do të trajtojë pacientët nga lista e pritjes nga rajoni i Prizrenit, ndërsa rastet akute do të trajtohen menjëherë. Shërbimi do të fillojë sot në bashkëpunim me kardiologët e QKUK-së”, shtoi Kurti.

Ai tutje ka falënderuar qeverinë e Luksemburgut që ka alokuar 2 milionë euro për funksionalizimin e Shërbimit të Kardiologjisë Intervente.

Sipas Kurtit, ky investim përfshinë të gjitha pajisjet e nevojshme mjekësore, inventarin dhe trajnimet profesionale për stafin brenda dhe jashtë Kosovës. Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se adaptimi i hapësirës është investim nga Ministria e Shëndetësisë përkatësisht nga SHKSUK-ja, e që kap vlerën mbi 1 milionë euro. Po ashtu, SHKSUK-ja ka siguruar të gjitha materialet shpenzuese dhe medikamentet e nevojshme, si dhe do të ofrojë mbështetje profesionale rregullisht.

“Ajo që presim është reduktimi i kohës së pritjes për pacientet në rajonin e Prizrenit, e koha e pritjes në këto raste është jetike për pacientët. Po ashtu presim që qytetarët të kenë qasje në shërbime me cilësi të lartë dhe me kosto minimale dhe shërbimi ta ulë shkallën e vdekshmërisë në rajonin e Prizrenit”, përfundoi kreu i Qeverisë.

I pranishëm në ceremoninë e përurimit të këtij shërbimi ishte edhe ambasadori i Luksemburgut, Eric Dietz, i cili u shpreh i lumtur me progresin e bërë në infrastrukturën e shërbimeve mjekësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Ai tha se shteti i tij ka mbështetur sektorin shëndetësor të Kosovës tash e dy dekada, derisa rezultatet sipas tij janë të mëdha.

You Might Also Like

Komuna e Malishevës shtyn fillimin e mësimit deri më 14 janar

Situatë problematike nga moti i keq në shtatë qarqe në Shqipëri

Osmani kujton Enver Malokun: Zëri i urtësisë dhe i dinjitetit të Kosovës

Prokuroria nis hetimet për një person të plagosur me armë zjarri në Pejë

Rrugët me borë, vështirësi në qarkullim drejt Aeroportit “ Adem Jashari”

Kosova Times June 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komandanti i KFOR-it takohet me ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi

Kosova Times Kosova Times October 28, 2025
Server propozoi ide që do të korrigjonin gabimet e administratës së Bidenit lidhur me rajonin
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
Kardiologu: Nëse keni pasur Covid, kushtojini vëmendje këtyre organeve, jo vetëm mushkërive
Kosova në epërsi, shënon Zhegrova
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?