By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro
January 27, 2026
E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme
January 27, 2026
Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s
January 27, 2026
Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë
January 27, 2026
Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve të Huthit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve të Huthit
Rajon / Botë

Ushtria amerikane shkatërron anije patrulluese të rebelëve të Huthit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/14 at 9:48 AM
Kosova Times Published June 14, 2024
Share
SHARE

Ushtria amerikane tha të enjten vonë se i ka shkatërruar dy anije patrulluese, një anije pa ekuipazh dhe një dron të rebelëve Huthi në Detin e Kuq, në vazhdën e përpjekjeve për rrënimin e kapaciteteve të grupit të mbështetur nga Irani.

Lëvizja Huthi, e cila i kontrollon pjesët më të populluara të Jemenit, i sulmoi anijen e mallrave Verbena në Detin Arabik, si dhe anijet e Seaguardian dhe Athina në Detin e Kuq, tha të enjten zëdhënësi i grupit të mbështetur nga Irani, Yahya Saree.

Sulmi ndaj Verbenas shkaktoi zjarr dhe e plagosi rëndë njërin prej anëtarëve të ekuipazhit të saj, tha Komanda Qendrore e ShBA-së.

Rebelët i shkrepën dy raketa balistike kundër anijeve në Detin e Kuq nga një zonë e kontrolluar nga Huthi në Jemen, tha Komanda Qendrore, duke shtuar se nuk kishte dëme apo të plagosur nga ky sulm.

Rebelët Huthi kanë kryer sulme ndaj anijeve në brigjet e Jemenit prej nëntorit të vitit të kaluar. Ata thonë se po i kryejnë këto sulme në shenjë mbështetjeje për palestinezët në Rripin e Gazës, të cilët janë duke u përballur me një luftë tashmë tetëmujore me Izraelin.

Komanda Qendrore e ShBA-së tha se “do të vazhdojmë të veprojmë me partnerët tanë për t’i mbajtur përgjegjës huthët dhe për t’i dobësuar kapacitetet e tyre ushtarake”.

Sulmet e këtij grupi të mbështetur nga Irani janë duke e penguar transportin tregtar global, duke i detyruar kompanitë të marrin rrugë të gjata dhe më të kushtueshme përreth Afrikës jugore.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ajrore kundër caqeve të Huthit, si përgjigje ndaj sulmeve të këtij grupi kundër anijeve tregtare.

Sulmet nga rebelët e Huthit kanë rritur shqetësimet gjithashtu se lufta në Gazë, që nisi më 7 tetor, mund të përhapet dhe ta trazojë tërë rajonin e Lindjes së Mesme.

Lufta në Gazë nisi më 7 tetor, pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 persona dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

Si pasojë e ofensivës ajrore, tokësore dhe detare të Izraelit në Gazë, deri më tani janë vrarë më shumë se 37.000 palestinezë dhe janë plagosur më shumë se 80.000 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë. Ky institucion nuk bën dallimin mes civilëve të vrarë dhe luftëtarëve të Hamasit.

Izraeli ka thënë se nuk do të ndalë luftën në Gazë derisa t’i arrijë dy qëllimet veta: shkatërrimin e Hamasit dhe kthimin e pengjeve.

You Might Also Like

Sllovenia në shok për programin erotik në spa-në që kroatët e adhurojnë, çmimet shkojnë deri në 3,000 euro

E tmerrshme” Shtatë tifozë të PAOK-ut të vdekur në përplasje në Rumani, publikohen pamje të tmerrshme

Pronarët e lokalit ku vdiqën 40 persona: Nuk jemi ne fajtorë. Ishte shfaqja e Cyane-s

Katër oficerë të policisë vriten ne ndjekje te nje vrasësi në Ukrainë

Ukraina i vendos Trumpit afat të ri për marrëveshjen e paqes

Kosova Times June 14, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Në Poloni u rrëzua një helikopter privat: ka një të vdekur

Kosova Times Kosova Times January 11, 2023
40 pjesëtarë të Policisë jepin dorëheqje, shkak kushtet e padinjitetshme
Dronët ukrainas sulmojnë Soçin, duke vrarë dy persona. Goditet depoja e naftës në Sirius
Rojet kufitare polake në gatishmëri të lartë, për herë të parë u qëlluan nga Bjellorusia…
Ndër 20 gratë më të kërkuara nga Interpoli/ Shqiptari rrëfen mashtrimin nga e reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?