By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një letër nga e kaluara që nuk mundi të gjendej: Një sekret egjiptian i fshehur për 3,500 vjet
June 7, 2025
Ukrainasit rrëzojnë Su-35 rus mbi Kursk, publikohet video
June 7, 2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
June 7, 2025
Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
June 7, 2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prof. Ukshin Hoti – emri i lavdishëm i patriotit më të madh dardan dhe njërit prej mendimtarëve më të fuqishëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Prof. Ukshin Hoti – emri i lavdishëm i patriotit më të madh dardan dhe njërit prej mendimtarëve më të fuqishëm
Opinion

Prof. Ukshin Hoti – emri i lavdishëm i patriotit më të madh dardan dhe njërit prej mendimtarëve më të fuqishëm

Kosova Times
Last updated: 2024/06/17 at 2:00 PM
Kosova Times Published June 17, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Gjon KEKA

Kur po shkruaj sot, në përkujtim të ditëlindjes së këtij njeriu të madh dardan, dhe arritjet që ka bërë Republika e Kosovës deri më sot, po të ishte gjallë do të ishte gëzuar në njërën anë, por edhe do të ishte zemëruar në anën tjetër, sepse jo të gjitha punët kanë shkuar ashtu sikur ai e patë ideuar demokracinë autentike, Republikën e cila mbështetet në frymën identike kombëtare dhe evropiane.

Pra po të ishte ai gjallë do të ishte një doktor i mirë i psikologjise politike të qeverisjes dhe shtetit të Kosovës në trajtimin e veseve dhe defekteve e sëmundjeve që i janë ngjitë përgjatë këtyre 25 viteve. Po ashtu ai do të ishte edhe një burrë shteti dhe udhëheqës i duhur jo vetëm i shtetit, por edhe diplomacisë së Shtetit të Kosovës, sepse ai ka pasur përvojë dhe ishte përgatitur profesionalisht, por mbi të gjitha ishte një patriot i rrënjësor thellë, sepse një udhëheqës pa frymën e patriotizmit brenda është udhëheqës pa rrënjë, pra pa themel, ai në fakt i ishte si frymën atdhetare apo patriotike ashtu edhe përgatitjet profesionale dhe përvojën për të udhëhequr shtetin dhe diplomacinë.

I vetmi ai ishte që i dha frymë atdhetare proceseve dhe popullit, i vetmi ai ishte që e profetizojë se si të duket ushtria për çlirimin e atdheut dardan. I vetmi ai ishte që e mbante gjallë trungun dardan duke e përmbledh në analiza dhe vepra të tij gjithë përvojën e tij të brendshme, por edhe atë profesionale dhe si një pedagog i urtë e vizionar.

Ai e donte një Kosovë që e ruan identitetin e saj kombëtare dardan, një Kosovë që i jep botës dhe Evropës ashtu sikur paraardhësit tanë të dëshmuar dardan e arbëror shembuj se si fitohet dhe ruhet liria dhe paqja, dhe se si mbrohet civilizimi i përbashkët, por edhe një Kosovë që i takon rrënjësisht frymës dhe familjes së kombeve evropiane.

Duhet vazhdimisht të merret parasysh natyra e mjedisit historik të karrierës së prof. Ukshin Hotit dhe marrëdhëniet në të cilat ai qëndroi me to. Jeta e tij përkoi në kohë me ngritjen dhe zhvillimin e dy ngjarjeve që kanë ndikuar më shumë në rrymën e historisë moderne të Gadishullit tonë, respektivisht Evropës Juglindore; lëvizja intelektuale dhe patriotike dhe ardhja e frymës së demokracisë dhe lirisë. Puna e tij e jetës ishte roli që luajti në avancimin e këtyre lëvizjeve dhe qëndrueshmëria e famës së tij varej domosdoshmërisht nga rëndësia e kontributeve të tij për to dhe mënyra në të cilën ai ka punuar deri në fund të jetës së tij.

Ndodh por rrallëherë që jeta e një politologu e patrioti të ketë qenë e lidhur aq ngushtë me zhvillimin historik të popullit të tij se sa emri i prof. Ukshin Hotit, saqë emri i tij duhet të mbahet mend më tepër për shkak të veprimtarisë së tij patriotike, sesa për ndonjë gjë tjetër nga fushat që ai zotëronte.

Si një patriot, si përfaqësues i asaj që duket më fisnike dhe më e lartë në karakterin kombëtar dardan evropian, ai jeton, dhe pa dyshim do të vazhdojë të jetojë, në kujtimin mirënjohës të dardanëve të tij; por, a nuk ka ardhur koha që ai si pedagog e politolog, të jetojë jo vetëm në faqet e historisë kombëtare shqiptare e dardane, por edhe në faqet e mësimit të historisë së filozofisë politike.

Sot, prof. Ukshin Hoti i mungon shume Kosovës për të cilën jetoi dhe veproi, po të ishte gjallë ai do të ishte një nga kokat më të urta dardane dhe udhëheqës serioz që do ta orientonte republikën e Kosovës drejtë proceseve të integrimit në familjen euroatlantike. Vizioni i tij ishte që Kosova të bëhet pjesë e botës demokratike dhe e familjes së kombeve të civilizuar.

Me pak fjalë sot do të doja që të shihja një shkollë Dishepujsh(ndjekësish) të prof. Ukshin Hotit, ose më mirë, propozojë të formohet një Shkollë e Mendimit Filozofike-Politik të prof. Ukshin Hotit, sepse ai ishte një mendimtar i madh politik i Dardanisë dhe Evropës.

You Might Also Like

Udhëheqësit nuk janë mbretër dhe perandorë, por thjesht inxhinierë socialë, në thelb administratorë

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

TAGGED: #Gjon Keka
Kosova Times June 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kulinaria

Maligjano – një recetë për “ajvarin e bardhë” që është edhe më e shijshme se ajo e zakonshme

Kosova Times Kosova Times September 28, 2024
Bashkimi i rivalëve politik!
Nëna futbolliste shqelmon mendësinë kirgize
Shayk duket mahnitëse me rroba banje të bukura pas festës me Leonardo DiCaprio në Coachella
Sulmi rus në Zaporizhzhia vret 3, plagos 13
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?