By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 dhjetor
December 26, 2025
Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO
December 25, 2025
Imazhe të reja të bazës sekrete të Lukashenkos
December 25, 2025
Babadimri përfundoi udhëtimin e këtij viti dhe u shpërndau dhurata fëmijëve, fluturimi u ndoq nga dhjetëra mijëra njerëz
December 25, 2025
Hamza në Kaçanik premton investime kapitale
December 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Lajçak takon Bislimin në Prishtinë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Lajçak takon Bislimin në Prishtinë
Lajme

Lajçak takon Bislimin në Prishtinë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/18 at 2:33 PM
Kosova Times Published June 18, 2024
Share
SHARE

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, do të takohet martën në Kosovë me zëvendëskryeministrin e vendit, Besnik Bislimin.

Në njoftimin e Qeverisë së Kosovës, nuk është përmendur arsyeja e vizitës.

Nuk është konfirmuar as nëse Lajçaku do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Lajçak viziton Kosovën një ditë pas një takimi në Athinë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Pas takimit me zyrtarin serb, Lajçak ka thënë në X – platformë e njohur më parë si Twitter – se me Vuçeviqin ka biseduar për situatën e dialogut me Kosovën dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.

Lajçak do të nisë mandatin e ri si ambasador në Zvicër prej 1 shtatorit të këtij viti, dhe nuk është bërë ende i ditur emri i zyrtarit evropian që do të jetë në pozitën e ndërmjetësuesit në dialogun Kosovë-Serbi.

Në një intervistë për portalin Kosovo Online, në gjuhën serbe, të publikuar më 18 qershor, Lajçak ka thënë që i është kërkuar të vazhdojë të punojë ende në pozitën që ka, andaj do ta vazhdojë punën, por ka përmendur afate kohore.

Përgjatë mandatit të Lajçakut, dy vendet kanë arritur pajtueshmëri për një marrëveshje drejt normalizimit të marrëdhënieve, dhe për një aneks zbatimi, por pak është bërë në praktikë.

Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe angazhohet vazhdimisht në fushata lobuese kundër Kosovës.

Dy vendet dialogojnë në Bruksel, për normalizim të marrëdhënieve, qysh prej vitit 2011.

Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.

You Might Also Like

Haradinaj: Të fokusuar në bujqësi, stabilitet energjetik dhe NATO

Hamza në Kaçanik premton investime kapitale

Abdixhiku në Lipjan premton rritje pensionesh nga 150 në 300 euro

Hamza premton zero për qind tatim për pagat deri në 400 euro

Limaj nga Malisheva bën thirrje të votohet Nisma

TAGGED: #Besnik Bislimi, #Miroslav Lajçak
Kosova Times June 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komuna e Mitrovicës përfiton 53 kontejnerë për mbeturina

Kosova Times Kosova Times June 5, 2024
Xi bën thirrje për unitet, teksa Kina hyn në “fazën e re” të politikës kundër COVID-it
Ukrainasit publikuan një video: “Ne rrëzuam një avion rus me vlerë 50 milionë dollarë”
Bill Klinton viziton për herë të parë Shqipërinë, nga takimi me Ramën te çmimi që do të marrë, zbardhet axhenda 24 orëshe
FVK merr lajmin e madh nga CEV – fiton të drejtën për organizimin e kualifikueseve të Evropianit U22
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?