By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 13 janar
January 12, 2026
Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
January 12, 2026
Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`
January 12, 2026
Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë
January 12, 2026
Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Abdixhiku: 13 vjet pa Zonjën e Hekurt të LDK-së, Nekibe Kelmendi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Abdixhiku: 13 vjet pa Zonjën e Hekurt të LDK-së, Nekibe Kelmendi
Lajme

Abdixhiku: 13 vjet pa Zonjën e Hekurt të LDK-së, Nekibe Kelmendi

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 11:07 PM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Në selinë e LDK-së në Prishtinë, u shpalos pllaka dhe portreti përkujtimor i Nekibe Kelmendit, në 13-vjetorin e vdekjes. Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe avokatja Kosovare Kelmendi, vajza e Nekibe Kelmendit, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku e zyrtarë të tjerë partiakë.

Kreu i kësaj partie rikujtoi se Kelmendi ishte emblemë identifikuese e një gruaje dhe një nënë të pamposhtur që pavarësisht sfidave e dhimbjeve të rënda, nuk u gjunjëzua asnjëherë.

Lumir Abdixhiku, tha se figura e saj ishte qenësore në lëvizjen kombëtare për liri, pavarësi e demokraci, po ashtu edhe simbol i qendresës.

“Ne mburremi që e kemi pasur pjesë të organizimit tonë politik”, u shpreh Abdixhiku.

Kelmendi kishte mbaruar Fakultetin Juridik në Prishtinë, më 1968. Menjëherë pas mbarimit të studimeve, ushtroi detyrën e gjyqtares, kurse nga viti 1974 deri më 1976, ushtroi profesionin e avokatisë, duke u bërë kështu gruaja e parë avokate shqiptare.

Më pas, sërish ka punuar si gjyqtare deri në vitin 1987, kur u diferencua si edhe pjesa më e madhe e punonjësve shqiptarë nga ana e regjimit të Millosheviqit.

Ishte një nga bashkëthemelueset e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë dhe një nga funksionaret e larta të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas luftës, nga janari i vitit 2000 deri në nëntor vitit 2001 ka qenë bashkëdrejtuese e Departamentit të Drejtësisë së UNMIK-ut. Kurse, përveç postit të deputetes, ajo ka qenë edhe ministre e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Kelmendi ka marrë pjesë edhe në grupin e ekspertëve në kuadër të Ekipit të Unitetit në negociatat për statusin e Kosovës, si dhe në grupin e ekspertëve për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Nekibe Kelmendi lindi më 11 maj 1944 në Pejë, kurse vdiq më 19 qershor 2011, në moshën 67 vjeçare, në Prishtinë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Policia arreston të dyshuarin e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën `brahim Rugova`

Kurti: Kosova, rrëfim suksesi i ndërhyrjes së NATO-s, çlirimit e pavarësisë

Qytetari nga Ferizaj gjen para në rrugë dhe i dorëzon në Polici

Pritet të nisë faturimi i ujit edhe në komunat veriore të Kosovës

TAGGED: #LDK, #Lumir Abdixhiku, #Nekibe Kelmendi
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

BE planifikon të anashkalojë veton e Hungarisë për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë

Kosova Times Kosova Times September 30, 2025
Arrestohet një francez në Moskë nën dyshimin për shkelje të ligjit për “agjentët e huaj”
Aviacioni i Asadit dhe Forcat Ajrore Ruse sulmuan pozicionet e xhihadistëve në Aleppo
Gjashtë tentimet e të riut nga Kukësi për të hyrë në Britani: “Kam frikë se do ta provoj prapë”
Ministria e Jashtme turke dënon sulmin në Ibër Lepenc: Shpresojmë në idenfikimin e autorëve
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?