By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një ganatë dore është gjetur në dru zjarri ne fshatin Llapje te Gracanices
October 5, 2025
Dokumentet e vjedhura sugjerojnë se avionët rusë Su-57 po shkojnë drejt Algjerisë, ndërsa Su-35 drejt Iranit dhe Etiopisë
October 5, 2025
Klina me potencial të madh, LVV premton investime dhe zhvillim
October 5, 2025
AAK premton transformim për Prishtinën, prezanton 56 kandidatë
October 5, 2025
Autobusi turistik nga Kroacia ndaloi në Gjermani për shkak të një borxhi tatimor prej 113,000 eurosh
October 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetari kosovar e humb akreditimin në Euro 2024, Serbia gjobitet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Gazetari kosovar e humb akreditimin në Euro 2024, Serbia gjobitet
Sport

Gazetari kosovar e humb akreditimin në Euro 2024, Serbia gjobitet

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 9:41 PM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA, i ka hequr akreditimin gazetarit kosovar Arlind Sadiku për ndeshjet e Euro 2024, pas ankesave se ai bëri gjeste nacionaliste drejtuar tifozëve serbë, gjatë ndeshjes së Serbisë kundër Anglisë në Gelsenkirchen të dielën.

Zëdhënësi i Federatës së Futbollit të Serbisë, Millan Vokoviq, bëri kërkesë që Sadikut t’i anulohen akreditimet, duke thënë se ai i provokoi tifozët serbë kur u kthye kah ta gjatë një transmetimi drejtpërdrejt dhe e bëri shqiponjën dykrenore me duart.

Ky gjest është imitim i shqiponjës në flamurin kombëtar shqiptar.

“UEFA mund të konfirmojë se një gazetarit i është anuluar akredimi për shkak të sjelljes së pahijshme në ndeshjen e Euro 2024 mes Serbisë dhe Anglisë më 16 qershor 2024”, tha UEFA në një komunikatë.

Sadiku tha për Reuters se atij iu mor akreditimi kur shkoi për të marrë pjesë në konferencën e Shqipërisë për media të martën.

Ai e pranoi se gjesti i tij ishte joprofesional për një gazetar, por argumentoi se nuk ishte “fyes ndaj askujt”.

“Njerëzit nuk e dinë se si po ndihesha në atë çast, sepse unë kam trauma nga lufta”, tha ai, duke shtuar se kishte marrë kërcënime me vdekje në rrjetet sociale.

Ndërkohë, UEFA e dënoi Federatën e Futbollit të Serbisë me një gjobë prej 10.000 eurosh të mërkurën, për shkak të “transmetimit të mesazheve provokuese, të papërshtatshme për një ngjarje sportive” gjatë ndeshjes të dielën.

Fotografitë nga turma e tifozëve serbë gjatë ndeshjes shfaqën një baner të flamurit kombëtar serb, i cili përfshinte Kosovën brenda kufijve të saj.

Kosova e shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008. Beogradi refuzon ta pranojë atë.

Federata e Futbollit e Kosovës bëri ankesë në UEFA kundër banerëve të tifozëve serbë, për të cilët tha se përmbanin “mesazhe politike, shoviniste dhe raciste”.

You Might Also Like

Ish-ylli i Premier League, 38 vjeç, i shpëton vdekjes pas aksidentit të tmerrshëm me tre makina

Prishtina mposht Ballkanin, Llapi del me pikë të plota nga Malisheva

Ademi: Stadium mbi 30 mijë ulëse hap rrugën për finale evropiane

Në Turqi, burrat janë “të çmendur” për prezantuesen

Ademi njofton vendimin lidhur me projektin për reflektorët në stadiume

TAGGED: #Arlind Sadiku, #Serbia, #UEFA, Euro 2024
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Senatori amerikan: Kosova dhe Serbia të ndalojnë provokimet e ndërsjella

Kosova Times Kosova Times June 15, 2023
Zelensky: Ftesa për NATO do të ishte ideale
Ferizaj: 1921 gjoba dhe 94 aksidente trafiku brenda një jave
Imitim zgjedhjesh në kohë lufte në Krimenë e pushtuar nga Rusia
“Pajtim i heshtur” për zgjedhje të reja në veri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?