By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Dita Botërore e Qyteteve
October 31, 2025
Evropa duhet të ndërhyjë për të mbyllur boshllëkun prej 100 miliardë dollarësh për Kievin, paralajmëron paneli amerikan
October 31, 2025
SHBA-të do të zvogëlojnë forcat në Bullgari, Hungari dhe Sllovaki duke filluar nga muaji i ardhshëm pas lëvizjes në Rumani
October 31, 2025
Samiti Trump-Putin anulohet pasi Moska i dërgoi një memo Uashingtonit
October 31, 2025
Ngritet në ajër makina me oficerin e njësisë që kreu masakrën e Bucha-s
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rakiq dënohet me kusht dhe gjobë për mosdeklarim të pasurisë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rakiq dënohet me kusht dhe gjobë për mosdeklarim të pasurisë
Lajme

Rakiq dënohet me kusht dhe gjobë për mosdeklarim të pasurisë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/19 at 2:36 PM
Kosova Times Published June 19, 2024
Share
SHARE

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tre muaj burgim me kusht dhe me 1.000 euro gjobë ish-ministrin në Qeverinë e Kosovës, Goran Rakiq, për shkak të mosdeklarimit të të ardhurave nga buxheti i Serbisë më 2020 në Agjencinë kosovare Kundër Korrupsionit.

Rakiq aktualisht është deputet në Parlamentin serb nga partia në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS).

Deri në tetor të vitit 2023, Rakiq ka qenë kryetar i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beorgadit – dhe paraprakisht ka mbajtur postin e ministrit për Administrim të Pushtetit Lokal dhe ka udhëhequr Ministrinë për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës.

Rakiq u dënua nga Gjykata Themelore në Prishtinë pasi ai nuk e kishte deklaruar saktë pasurinë e tij më 2020, përkatësisht përveç pagës nga buxheti i Kosovës si ministër, ai merrte pagë edhe nga buxheti i Serbisë për shkak se mbante një post të lartë në Shkollën Ekonomike në Kosovë, që funksionon sipas sistemit serb, si dhe mbante postin e drejtorit të Ndërmarrjen Publike “Standard”, që po ashtu funksionon sipas sistemit serb.

Pas caktimit të dënimit, Rakiq arriti marrëveshje me Prokurorinë për pranimin e fajësisë.

Radio Evropa e Lirë ka raportuar disa herë për të ardhurat e dyfishta të zyrtarëve të Listës Serbe dhe Rakiq nuk ishte zyrtari i vetëm i kësaj partie që nuk ka raportuar të ardhurat e dyfishta në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Në nëntor të vitit 2022, zyrtarët e Listës Serbe u larguan nga institucionet në veri të Kosovës, nga Qeveria dhe Kuvendi për shkak të vendimit të kryeministrit Albin Kurti, për të riregjistruar makinat me targa të lëshuara nga Serbia në ato të lëshuara nga Kosova.

Megjithatë, deputetët e rinj të kësaj partie kanë marrë mandatet në Kuvend në mes të nëntorit me arsyetimin se ishte një “aksion strategjik”. Politika e Listës Serbe është që këta deputetë të mos marrin pjesë në seanca plenare, përkatësisht të paraqiten në Kuvend çdo gjashtë muaj që të mos u digjet mandati për shkak të mospjesëmarrjes. Ata gjatë gjithë kohës marrin pagat e deputetëve, të cilat janë rreth 1.800 euro.

You Might Also Like

Dita Botërore e Qyteteve

Gjyqi ndaj Sveçlës, Zybës e Pacollit për gazin lotsjellës mbahet sot

Në Shqipëri mot i kthjellët, temperatura deri në 25° Celsius

Presidentja Osmani pret sot në takim krerët e partive politike

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për posedim të narkotikëve

TAGGED: #Dënim, #Gjobë, #Goran Rakiq, #Kusht, #Mosdeklarim të pasurisë
Kosova Times June 19, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Robert De Niro dhe Al Pacino janë rikthyer bashkë. Por për herë të parë, nuk është film apo serial televiziv

Kosova Times Kosova Times October 15, 2025
Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit
Një zë nga Tirana për çlirimtarët, protestë më 17 tetor kundër padrejtësive
Hjulmand nuk është më komisari teknik i Danimarkës
Ministria e Mbrojtjes: Po forcohen kapacitetet goditëse të ushtrisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?