By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë
January 26, 2026
Fettuccine me hudhër dhe parmixhano
January 26, 2026
Pulë e shpejtë me kuskus
January 26, 2026
Kroketa patatesh me mish të grirë
January 26, 2026
Vuçiq tregon pse Rusia nuk dëshironte tia shes Serbise kompanine NIS
January 26, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah
Rajon / Botë

Izraeli godet kampet në qendër të Gazës, zgjerohet sulmi në Rafah

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 4:36 PM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

Forcat izraelite goditën gjatë natës disa zona në pjesën qendrore të Rripin të Gazës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, njoftuan zyrtarët e shëndetësisë. Ndërkaq banorët thanë se forcat israelite zgjeruan sulmin e tyre me tanke në pjesën jugore të rajonit në Rafah.

Avionët izraelitë goditën një shtëpi në kampin Al-Nuseirat, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 12 të tjerë, ndërsa tanket bombarduan zonat në kampet Al-Maghazi dhe Al-Bureij, duke plagosur shumë të tjerë. Nuseirati, Maghazi dhe Bureiji, janë tre nga tetë kampet kryesore të refugjatëve në Gazë.

Në Deir al-Balah, një qytet i mbushur me palestinezë të zhvendosur nga pjesë të tjera të territorit, si pasojë e një sulmi ajror izraelit të enjten u vra një palestinez dhe plagosën disa të tjerë, njoftuan zyrtarë të shëndetësisë.

Ushtria izraelite bëri të ditur të mërkurën se po vazhdon operacionet në të gjithë rajonin duke patur si objektiv militantët dhe infrastrukturën ushtarake. Sipas saj, operacionet e tyre janë “precize, të bazuara në informacione zbulimi”.

 

Më shumë se tetë muaj që nga fillimi i luftës në Gazë, Izraeli është përqendruar tashmë në dy zonat e fundit që trupat e tij nuk i kishin pushtuar ende, në Rafah, një qytet në skajin jugor të rajonit, si dhe zonën përreth qytetit Deir al-Balahut në qendër të territorit. Operacionet kanë detyruar më shumë se një milion persona të largohen që nga muaji maj, shumica dërrmuese tashmë të zhvendosur nga pjesë të tjera të rajonit.

Në Rafah, pranë kufirit me Egjiptin, tanket izraelite të vendosura thellë në zonat perëndimore dhe qendrore të qytetit, intensifikuan bombardimet, duke detyruar shumë familje të largohen drejt veriut. Disa banorë thanë se ritmi i bastisjes është përshpejtuar në dy ditët e fundit.

Në këtë qytet strehoheshin mbi gjysma e 2.3 milionë banorëve të Gazës deri më 7 maj, kur forcat izraelite filluan ofensivën tokësore ndaj Rafahut. Besohet se aty kanë mbetur tashmë më pak se 100,000 persona.

You Might Also Like

Kapiteni i tankerit të naftës Grinch është arrestuar në Francë

Zjarr në një fabrikë në Trikala: Katër punëtorë të vdekur

NATO dëshiron mbrojtje “të automatizuar” përgjatë kufijve me Rusinë

WSJ: Zëvendësi i Xi Jinping akuzohet për rrjedhje informacioni në lidhje me programin bërthamor të Kinës në SHBA

Dronët ukrainasë goditën një rafineri nafte në rajonin e Krasnodarit

Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova ashpërson sanksionet ndaj Rusisë e Bjellorusisë

Kosova Times Kosova Times May 10, 2023
Reja vullkanike mbulon disa fshatra në Rusi
Isha në prag të falimentimit, por tani kam vlerë 1.1 miliardë funte me një perandori bukurie dhe të brendshmesh, thotë Rihanna
Djali i Donald Trump qëndroi në Beograd, ikën i kënaqur: Ja çfarë tha për bashkëpunimin me Serbinë dhe kush e priti
Bota prodhon 57 milionë tonë mbetje plastike çdo vit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?