By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë e rajonit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë e rajonit
Lajme

Konjufca: Sulmi në Banjskë ishte goditje e rëndë për sigurinë e rajonit

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 1:20 PM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në përmbyllje të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

Kryeparlamentari Konjufca, ka thënë se vizioni për bashkëpunim dhe për arritje të aspiratave të përbashkëta përmban ndër të tjera në vetvete edhe njohjen e Republikës së Kosovës.

Sipas tij, ky bashkëpunim Kosovës do t’i hapet rruga gjithë përfshirjes dhe bashkëpunimit të plotë e të mirëfilltë.

Konjufca ka thënë se takime të tilla janë rikonfirmim i angazhimit të përbashkët për të nxitur bashkëpunimin rajonal, për të promovuar zhvillimin ekonomik, për të rritur sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropën Juglindore.

“Aty theksova se vizioni për bashkëpunim dhe për arritje të aspiratave të përbashkëta përmban ndër të tjera në vetvete edhe njohjen e Republikës së Kosovës nga të gjitha vendet e këtij rajoni, në mënyrë që t’i hapet rruga gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit të plotë e të mirëfilltë. Njëkohësisht, vura në dukje nevojën për të mbështetur aspiratën e Kosovës për anëtarësim në struktura ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Këshillin e Evropës, në frymën e përkushtimit për një rajon sa më të bashkuar rreth vlerave dhe qëllimeve të përbashkëta. Një gjë e tillë u arrit më herët me liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit tonë, gjë për të cilën jemi mirënjohës dhe kjo duhet të përsëritet, në frymën e të ardhmes së përbashkët”, ka thënë ai.

Konjufca po ashtu ka folur edhe për edhe sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar në Banjskë, duke theksuar se përgjegjësit për këtë sulm që po mbrohen nga Serbia, duhet të sillen para drejtësisë.

“Në fjalën time, nënvizova edhe se ngjarja e 24 shtatorit 2023, kur kundër Republikës së Kosovës u krye një sulm i egër terrorist, me pasojë vrasjen e Rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e dy policëve të tjerë, ishte goditje e rëndë jo vetëm për bashkëpunimin, por edhe për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Prandaj, ai akt duhet dënuar nga të gjithë pa përjashtim, ndërsa përgjegjësit të cilët strehoen dhe mbrohen nga Serbia duhet të vihen përballë drejtësisë. Pa këto qëndrime dhe veprime, do të jetë e vështirë të arrihen synimet e SEECP”, ka theksuar ai.

“Në përfundim të fjalës sime, bëra thirrje që të punojmë së bashku duke riafirmuar përkushtimin ndaj parimeve të barazisë, gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit rajonal, për t’u siguruar që asnjë anëtar i komunitetit tonë të mos margjinalizohet dhe të sigurohemi që Strategjia për Evropën Juglindore 2030 të përmbushë premtimin e saj për të mos lënë askënd pas dhe për të nxitur një rajon ku çdo shtet mund të lulëzojë. Në përmbyllje të punimeve të seancës së 11-të plenare të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, dolëm me një deklaratë të përbashkët finalizuese”, ka shkruar Konjufca. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

TAGGED: #Glauk Konjufca, Banjska
Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Arrestohet shoferi që goditi tre persona në Zharkovë (VIDEO)

Kosova Times Kosova Times March 15, 2025
Kadrijaj: VV nuk është në gjendje të sigurojë shumicën parlamentare
Osmani: Kosova vazhdon të jetë në vijë të njëjtë me partnerët ndërkombëtarë
DnV kërkon nga partitë përfaqësim të barabartë gjinor në listat zgjedhore
E diela e ‘nxehtë’ e basketbollit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?