By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 tetor
October 11, 2025
Një i vdekur dhe një i plagosur brenda një apartamenti
October 10, 2025
Macron e zgjedh përsëri për kryeministër
October 10, 2025
Letonia urdhëron largimin e 841 rusëve për shkak të shkeljeve të ligjit të gjuhës dhe qëndrimit
October 10, 2025
Oficerët e FSK-së pjesë e trajnimit rajonal ‘Export Join Operation Plan’
October 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Më fal o libri im!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Më fal o libri im!
Opinion

Më fal o libri im!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 8:49 AM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Secili qytetar i vendit tim e ka një përjetim të vetin emocional, e ka një histori personale dhe familjare gjatë jetës së tij, por jo të gjithë e kanë mundësinë e shprehjes publike të përjetimeve të tyre. Janë me fat ata që janë të lidhur me pushtetin, pasi rrëfimet e tyre bëhen më interesante, virale dhe mitologjike.

Mos i humbni librat për politikanët

Edhe pse janë shkruar shumë libra nga autor të ndryshëm, nuk është e përfshirë e gjithë ajo çfarë ka ndodhur përgjatë tre dekadave të fundit, e në veçanti gjatë luftës çlirimtare.

Janë historianët dhe shkrimtarët që duhet të shkruajnë për të kaluarën, ndërsa publicistët dhe gazetarët ata që duhet të intervistojnë qytetarët e harruar nga të gjitha pushtetet dhe partitë politike të pasluftës.

Asnjëherë nuk ka pasur më shumë autor librash sesa sot, por të pakët janë ata që lexohen, dhe më të pakët janë ata që vlerësohen. Librat që sponsorizohen nga pushtetet janë librat që më së paku lexohen, pasi lexuesi nuk e gjen të vërtetën në to.

Mirë nuk kalojnë as librat e autorëve të tjerë të cilët me mund dhe kosto të lartë financiare i nxjerrin në dritë librat e tyre, dhe librat e tyre shumë shpejt përfundojnë në koshin e mbeturinave akoma pa u lexuar, e në veçanti librat e dhuruar me dedikim personaliteteve të larta të politikës!

Kjo ndodh për shkakun se politikanët nuk janë të leximit dhe nuk marrin vesh nga mesazhet që autorët i përçojnë përmes shkrimeve në librat e tyre. Herën e fundit kur i kam dhuruar librin një politikani, as që e mori mundin t’i lexoj kopertinat e librit dhe e largoj duke m’i thënë këto fjalë: “Nuk kam kohë, e lexoj ndonjëherë në aeroplan”!

Falënderimi ndjenjë e mirë, mosmirënjohja zhgënjim për autorin

Prej tetë librave që i kam botuar nga buxheti familjar (njërin prej tyre dhuratë nga Gazata KOSOVA SOT), me qindra e qindra ekzemplarë i kam dhuruar me dedikim, me qindra të tjerë i kam shpërndarë gratis nëpër shkolla dhe librari, por e vetmja shkollë që e ka shprehur publikisht mirënjohjen për librat e dhuruar është ShFMU “Jahë Salihu” në Molliq, përkatësisht drejtori i saj, Isa Zenuni. Kjo ishte një ndjenjë e mirë dhe satisfaksion i lartë për mua si autor i librit.

Por, jo çdo herë ka ndodhur kështu. Në një shkollë tjetër i kam dhuruar 15 ekzemplarë nga tre botimet e para, por nuk ndodhi asnjë falënderim publik dhe çka është më keqja, librat e dhuruar nuk janë më në sirtarët e bibliotekës, pasi ato janë zhdukur pa rënë në dorën e lexuesve për shkak të xhelozisë apo urrejtjes personale të dikujt nga stafi i shkollës!

Megjithatë, është ndjenjë e mirë për autorin kur pas shumë kohësh apo vitesh e takon përsëri librin e dhuruar në sirtarët e ndonjë biblioteke shkollore apo private, siç ishte rasti kur e vizitova mikun, të cilit para shumë viteve i kisha dhuruar librin tim të parë, të cilin e mbante në sirtarët e dhomës së pritjes.

Nganjëherë autori ndjehet keq kur i largohen miqtë dhe nuk i flasin më, të cilëve u ka dhuruar nga 5-6 kopje librash, por në fakt është i bekuar që është liruar nga soji i keq, të cilët mund të jenë gjithçka tjetër përveç njerëz jo. Miqtë e rrejshëm janë sikurse retë e zeza, kur ato largohen, dielli grohë më mirë! Dihet fati i librave të dhuruar! Libri i dhuruar mund të jetë i humbur, i harruar dhe i tretur njëkohësisht nga “miqtë” e larguar!

Më fal o libri im, nuk të humbën ata, por të humba unë!

You Might Also Like

Parisi nderon Kadarenë, përmes tij Shqipërinë!

Evropa nuk ka të drejtë të lodhet ndërsa Ukraina rrjedh gjak

“Prishtina ka nevojë për kryetar me këmbë në tokë”

Kosova po zbrazet, kandidatët për asambleist po shumohen, Demokraci pa popull? Një vend që humb qytetarët!!!

Veto ndaj Rusisë

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Gerxhaliu: Largimi i kosovarëve në heshtje më i rrezikshëm se egzodi

Kosova Times Kosova Times September 23, 2024
‘Giro d’Italia 2025’, eventi sportiv që nis për herë të parë nga Shqipëria
Armenia raporton për dy ushtarë të vrarë nga forcat azerbajxhanase
Von Cramon: Qeveria e Kosovës po rrezikon shumë me manovrat në veri
Krasniqi, ambasadorëve: PDK-ja konstruktive për të ardhmen euroatlantike
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?