By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Universiteti i Sofjes dhe Universiteti Teknik renditen në një klasifikim prestigjioz botëror
November 19, 2025
“Bansko Film Fest” bashkon dashamirësit e aventurës dhe sporteve ekstreme
November 19, 2025
Sllovakia i kërkon NATO-s mbrojtje ajrore më të fortë, por te Ukraina refuzon një gjë
November 19, 2025
Evakuimi në Rumani: Droni rus godet një cisternë turke gjatë shkarkimit të naftës dhe gazit
November 19, 2025
Trump e shpalli Arabinë Saudite aleatin kryesor të SHBA-së jashtë NATO-s
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria me anëtarët e bordit të BERZh-it: Prioritet energjia
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Qeveria me anëtarët e bordit të BERZh-it: Prioritet energjia
Lajme

Qeveria me anëtarët e bordit të BERZh-it: Prioritet energjia

Kosova Times
Last updated: 2024/06/20 at 3:46 PM
Kosova Times Published June 20, 2024
Share
SHARE

Sot u mbajt takimi me anëtarët e bordit të drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), të cilët përfaqësojnë shtetet anëtare nga Evropa, Amerika, Azia dhe Afrika. 

Përfaqësuesit u mirëpritën nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli. Pjesëmarrës në takimin ishin edhe Drejtori i BERZh-it për Ballkanin Perëndimor, Matteo Colangeli, si dhe përfaqësues të Zyrës së BERZh-it në Kosovë.

Në fjalën e tij hapëse të takimit, zëvendëskryeministri Bislimi theksoi ndikimin e BERZh-it për realizimin e objektivave zhvillimore të Kosovës. Gjithashtu, ai përmendi disa nga sukseset e arritura nga Kosova, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe luftimit të korrupsionit.

Ministri Murati theksoi rolin e BERZh-it në zbatimin e projekteve, që nxisin zhvillimin ekonomik, duke përmendur projektet aktuale si, ato të tranzicionit energjetik, infrastrukturës dhe mjedisit. Ministri Murati gjithashtu theksoi memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar këtë vit ndërmjet BERZh-iy dhe Qeverisë së Kosovës për zbatimin e strategjisë së BERZh-it për Kosovën 2022-2027, ku si objektiva të kësaj strategjie janë zhvillimi i sektorit privat, transportit dhe digjitalizimit.

Nga ana e saj, Ministrja Rizvanolli nënvizoi se, energjia është prioritet i përbashkët i të dyja palëve dhe ndau objektivat në këtë fushë, veçanërisht në ndërtimin e kapaciteteve të reja, duke siguruar se çmimet e energjisë mbeten të përballueshme. Zëvendësdrejtori i BERZh, Jan Willem van den Wall Bake, shprehu në emër të bordit të drejtorëve të BERZh-it vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen, duke përmendur disa nga prioritetet e BERZh-it për investime në Kosovë.

Zëvendëskryeministri Bislimi i falënderoi pjesëmarrësit për bisedën produktive, si dhe iu dëshiroi qëndrim të frytshëm në Kosovë përfaqësuesve nga BERZh-i. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Austriakët ofrojnë një pagë minimale prej 2,200 eurosh, akomodim dhe ushqim falas

ASK: Çmimet e konsumit shkuan në 5,1% vjetore dhe 0,6% mujore

Bislimi takon përfaqësues të biznesit nga Turqia, flasin për investime

Tri licenca të reja, ZRrE: Kërkesat po rriten pas liberalizimit të tregut

Struktura e punësimit 2003–2023, Shqipëria në vendnumëro për profesionet e kualifikuara

TAGGED: #BERZh, #Energjia, #Qeveria e Kosovës
Kosova Times June 20, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

BE-ja konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës dhe Serbisë në takimin për dinarin

Kosova Times Kosova Times February 26, 2024
Osmani në Varshavë: Nderojmë guximin e popullit polak
Një grua nga Klina vdes në spitalin e Pejës, u dërgua në gjendje të rëndë
“Hundët” elektronike nuhasin zjarret pyjore në Gjermani
Real-Barça, kjo është deklarata e Lewandowskit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?