By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut
January 28, 2026
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik
January 28, 2026
Guvernatori Ismaili dhe zyrtari i BE-së diskutojnë për reformat financiare
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Avokati i Popullit: Shpronësimet në veri nuk e kanë pasur qartësinë e duhur
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Avokati i Popullit: Shpronësimet në veri nuk e kanë pasur qartësinë e duhur
Lajme

Avokati i Popullit: Shpronësimet në veri nuk e kanë pasur qartësinë e duhur

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 8:16 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Avokati i Popullit ka publikuar opinion në lidhje me procesin e shpronësimit në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok të Republikës së Kosovës. Ky Opinion ka ardhur si rezultat i ankesave të banorëve të komunave të Leposaviqit dhe Zubin Potokut, të cilët janë ankuar për mënyrën se si është zhvilluar ky proces i shpronësimit.

“Avokati i Popullit duke pasur parasysh faktin se për këtë çështje është iniciuar procedurë gjyqësore, nuk është lëshuar në vlerësim meritor, por i paraqet vetëm pikëpamjet e tij në vështrim të mbrojtjes së të drejtës së pronës, si e drejtë e njeriut e garantuar me Kushtetutën e Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Në opinionin e Avokatit të Popullit thuhet se ka vërejtur se vendimet e nxjerra para dhe gjatë procesit të shpronësimit nuk e kanë pasur qartësinë e duhur sa i përket qëllimit legjitim për të cilin është bërë shpronësimi dhe kjo ka bërë që mos të përmbushet në mënyrë të plotë kushti ligjor për bërjen të ditur të qëllimit të ligjshëm publik.

“Avokati i Popullit ka vënë në dukje obligimin pozitiv të institucioneve të Republikës së Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve në drejtim të qartësimit të qëllimit legjitim dhe interesit publik, në mënyrë që ndërhyrja në pronat e pronarëve, për qëllimet e shpronësimit të jenë të qarta, të dukshme dhe të lejueshme|, thuhet në opinionin e Avokatit të  Popullit.

“Përveç argumentit të theksuar më sipër, Avokati i Popullit ka vërejtur se Qeveria dhe Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kanë zhvilluar veprimet e tjera procedurale lidhur me çështjen e shpronësimit në komunat Leposaviq dhe Zubin Potok, duke nxjerrë vendime për shpalljen e atyre zonave me interes të veçantë, miratimin e vendimeve të tjera përcjellëse, mbajtjen e dëgjimeve publike dhe nxjerrjen e vendimit preliminar dhe përfundimtar, veprime këto të bazuara në Ligjin për Shpronësimin e Pronës së Paluajtshme”, përfundon opinioni i Avokatit të Popullit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci i drejtohet Prokurorisë për zgjedhjen e Drejtorit të Albanologjikut

Gjendet i vdekur një person në një automjet në Veternik

PSRK-ja pjesë e operacionit ndërkombëtar, goditet pirateria audiovizive

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

TAGGED: #Avokati i Popullit, #Nuk e kanë pasur qartësinë e duhur, #Shpronësimet veri
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Nagavci: Nga java e ardhshme nis ndërtimi i pesë çerdheve të reja

Kosova Times Kosova Times September 28, 2022
Abdixhiku: Qeveria Kurti ka betejë me të kaluarën, unë me të ardhmen – ky është dallimi kryesor
Orban thotë se Trump synon ta ndërpresë mbështetjen financiare për Ukrainën
Abdixhiku flet për krizën ekonomike: Të hiqet TVSh-ja në produktet bazë, të rriten pagat
Sherr mes shqiptarësh në Greqi, njëri plagoset rëndë me pushkë deti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?