By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse këtë lëng duhet konsumuar të gjithë njerëzit në moshë?
November 19, 2025
A pini ujë mineral? Shumë veta as nuk janë të vetëdijshëm për efektet e tij në trup
November 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 nëntor 2025
November 19, 2025
Axhenda ndërkombëtare
November 19, 2025
Moti në Shqipëri me shi në të gjithë territorin
November 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guvernatori Ismaili ka takuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZh-it
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Guvernatori Ismaili ka takuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZh-it
Lajme

Guvernatori Ismaili ka takuar anëtarët e Bordit të Drejtorëve të BERZh-it

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 7:38 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Ahmet Ismaili me bashkëpunëtorë ka mirëpritur anëtarët e Bordit të Drejtorëve të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh). Duke përfaqësuar afro 36 vende të konsitituencës, anëtarët e Bordit të BERZh-it po qëndrojnë në Kosovë për t’u informuar mbi zhvillimet ekonomike të vendit dhe vlerësuar ndikimin e projekteve e iniciativave mbështetëse të BERZh-it.

Gjatë takimit, Guvernatori Ismaili ofroi informacione gjithëpërfshirëse mbi gjendjen makroekonomike të vendit, duke theksuar treguesit e rritjes dhe qëndrueshmërisë së sektorit financiar. Ai nënvizoi zhvillimet dhe iniciativat kryesore të ndërmarra nga BQK-ja, duke përfshirë projektet e mbështetura nga BERZh-i. Veçanërisht, Guvernatori Ismaili shprehu vlerësimin për rolin vendimtar të BERZH-it në avancimin e legjislacionit bankar të Republikës së Kosovës, përkatësisht kontributin në kornizën ligjore të rimëkëmbjes dhe përmbylljes.

Gjithashtu, më tej i informoi Bordin e BERZh-it nga Londra për ndryshimet në Strukturën Organizative që kanë përfshirë themelimin e Departamentit të Rimëkëmbjes dhe Përmbylljes në kuadër të BQK-së, me qëllim të rritjes së stabilitetit financiar. U nënvizuan bashkëpunimet e vazhdueshme me BERZh-in në fushat, si rregulloret e qeverisjes korporative, zbatimi i kornizës rregullatore për faktoringun dhe iniciativat për ngritjen e kapaciteteve për personelin e BQK-së për certifikim në tregjet e kapitalit dhe zgjerimin e qasjes në financa.

Më tej Guvernatori Ismaili shtjelloi vizionin strategjik të BQK-së të përcaktuar në planin e saj 5-vjeçar, duke theksuar projektet me rëndësi strategjike për të rritur qëndrueshmërinë e sektorit financiar, avancimin digjital dhe për të nxitur dhe zgjeruar përfshirjen financiare.

Guvernatori Ismaili në emër të BQK-së ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga BERZh-i dhe ritheksoi përkushtimin e BQK-së për të mbështetur një mjedis të qëndrueshëm financiar dhe gjithëpërfshirës në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Austriakët ofrojnë një pagë minimale prej 2,200 eurosh, akomodim dhe ushqim falas

ASK: Çmimet e konsumit shkuan në 5,1% vjetore dhe 0,6% mujore

Bislimi takon përfaqësues të biznesit nga Turqia, flasin për investime

Tri licenca të reja, ZRrE: Kërkesat po rriten pas liberalizimit të tregut

Struktura e punësimit 2003–2023, Shqipëria në vendnumëro për profesionet e kualifikuara

TAGGED: #Ahmet Ismaili, #BERZh, #BQK
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Më e gjelbra në Evropë: Një qytet që do t’ju kënaqë me parqet, ushqimin dhe muzikën e tij

Kosova Times Kosova Times November 19, 2023
Obama, në listën e 500 amerikanëve që u ndalohet hyrja në Rusi
O’Brien: Rusia t’i japë fund shkeljes së parimeve bazë të OSBE-së
Francezët nga varka me vela e Gretës te Macron: Parandaloni një sulm ndaj nesh
Përmbyllet projekti “Maths4talents”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?