By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gara presidenciale e Polonisë 2025: Liberali Trzaskowski arrin një fitore të lehtë ndaj konservatorit Nawrocki
May 18, 2025
Kryebashkiaku i Bukureshtit Nicusor Dan kryeson në zgjedhjet presidenciale rumune
May 18, 2025
Joe Biden diagnostikohet me kancer agresiv të prostatës me metastaza në kocka
May 18, 2025
Rahoveci mposht Kastriotin në finalen e parë
May 18, 2025
Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës
May 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisioni hetimor u jep 5 ditë afat DKA-ve për dërgimin e përgjigjeve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komisioni hetimor u jep 5 ditë afat DKA-ve për dërgimin e përgjigjeve
Lajme

Komisioni hetimor u jep 5 ditë afat DKA-ve për dërgimin e përgjigjeve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 1:31 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve arsimore u ka dhënë afat shtesë 5 ditësh DKA-ve për kthimin e përgjigjeve të kërkuara nga ky komision, në të kundërtën do ndiqen rrugë penale.

Kryesuesi i këtij komisioni, Shemsedin Dreshaj  ka thënë se 5 ditë afat shtesë iu është dhënë Drejtorive Komunale të Arsimit për kthimin e përgjigjeve të kërkuara nga Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimin e teksteve arsimore, e në të kundërtën ata do të ndiqen penalisht.

“Krejt ato pyetje janë të formuluara nga ana e deputetëve. Ato pyteje janë të shkruara në formë Hard Copy. Të gjithat i kam verifikuar, i kam nënshkruar dhe kërkesa është 10 ditore për me u dërgu komplet informacionet të cilat komisioni i ka kërkuar. Realisht pse ata kanë dhënë përgjigje të tilla, atëherë është vërejtje për DKA-të e nuk është vërejtje për administratën. Ne do të kërkojmë për edhe një afat shtesë për në afat prej 5 ditëve, për ata të cilët nuk kanë reflektu deri më sot dhe nëse edhe pas 5 ditësh nuk kemi, atëherë ne do të fillojmë rrugën ligjore penale të ndjekjes për ata të cilët nuk i përgjigjen kërkesave të Komisionit Hetimor, për secilin veç e veç”, ka theksuar ai.

Deputetja nga radhët e LVV-së, Majlinda Tishukaj ka thënë se deri më tani përgjigje kanë kthyer vetëm disa komuna, siç janë: Mitrovica, Prishtina, Istogu, Novobërda, Ferizaji e Gjakova.

“Megjithatë edhe informacionet që janë duke na i dhënë përpos Istogut të cilat i kanë dhënë informacionet për 5 vite, ne si grup i Vetëvendosjes kemi kërkuar që nga 2008-ta. Tash o pyetja nuk është shtruar në rregull, ose e kanë keqkuptuar. Ndoshta duhet me specifiku edhe kohën edhe një herë. Përgjigjet që janë dhënë sidomos, Ferizaji edhe Prizreni ia kanë huq totalisht. Ata iu kanë referuar vitit shkollor 2024-2025 dhe e kanë paraqit si sfidë që nuk ka komunikuar MASHT-i e që nuk është pjesë hetimore. Po besoj që ditëve në vazhdim nëse ne i kemi propozimet, do t’i dërgojmë nëpërmjet emailit. Kështu që ta kemi një dakrodim të plot. Pasi që jemi 2 e 3 mungojnë, kështu që do të ishte mirë që të na jepni pak kohë”, ka thënë ajo.

Deputeti Bekim Haxhiu ka theksuar  se është kërkur informacion për furnizimin me tekste shkollore ndërvite, përfshirë këtu edhe vitin shkollor 2023-2024 se kur janë furnizuar nxënësit me tekste shkollore.

“Edhe për vitet paraprake se ka qenë ky furnizim. Duhet me pas të dhëna të sakta e jo, një prej përgjigjeve: se nxënësit nuk kanë pasur tekste shkollore, e ne pastaj kemi kërkuar prej një shkolle në shkollën tjetër. Ne nuk po kërkojmë aspektet menaxheriale të drejtorëve të DKA-ve nëpër komuna, por po na intereson sa kanë qenë propozimet e tyre për tekstet shkollore, sa tekste i kanë marrë, sa nxënës i kanë marrë dhe kur i kanë marrë. A i kanë marrë para 1 shtatorit, apo pas 1 shtatorit apo me 30 dhjetor. Na duhet lista e përfituesve të atyre që janë subvencionu sepse është çështje e rëndësishme për procesin hetimor të dihet saktë se kur dhe sa mjete buxhetore janë shpenzuar specifikisht për çdo familje sepse ka pas familje që iu ka pas 3 nxënës e janë subvencinu vetëm për një”, ka theksuar ai

Agim Veliu, deputet i LDK-së, ka kërkur afat shtesë.

“Disa komuna i paskan sjellë me i shikuar a janë në rregull në bazë të kërkesave që ne i kemi bë. Disa komuna nuk i kanë sjellë. Është mirë me iu dhënë edhe një afat, meqë ka qenë një far konfuzioni, dikush ka kërkuar e dikush pastaj ka thënë nuk keni nevojë me i sjellë. Është mirë edhe një herë me përsërit kërkesën se ata mund të jenë të hutuar apo nuk e kanë të qartë gjithë situatën”, tha ai.

Në këtë Komisioni Hetimor Parlamentar, përzgjodhi tre ekspert prej 9 sa kanë aplikuar. Fikret Ibrahimi, Bashkim Mustafa dhe Hilmi Jashari, që të tre të fushave të ndryshme të cilët do të hetojnë procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024.

You Might Also Like

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

KFOR-i mban stërvitje në Prishtinë për evakuim të shpejtë ajror

Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

TAGGED: #5 ditë afat DKA-ve, #Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve arsimore, #Për dërgimin e përgjigjeve
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

19 nxënëse, të nxitura nga `Tik-Tok`-u, dyshohet se e kanë lënduar veten

Kosova Times Kosova Times October 9, 2024
Haxhiu: Isufaj të përgjigjet, pse u tërhoq urdhëarresti ndaj Radoiçiqit
19 vjet burgim për vrasjen në Malishevë
Transmetuesi publik holandez nuk do të publikojë votat e jurisë: “Nuk e ndiejmë nevojën të ndajmë pikë”
Pas marrjes se denimit, sulmon tre policë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?