By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 26 janar 2026
January 26, 2026
Ajo jetoi 117 vjeç, por nuk hëngri kurrë fruta dhe perime: Për 100 vjet hëngri vetëm një ushqim
January 25, 2026
Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”
January 25, 2026
Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë
January 25, 2026
Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër
January 25, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Luiziana, debate mbi ligjin që detyron shkollat publike të shfaqin “dhjetë urdhërimet” e Biblës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Luiziana, debate mbi ligjin që detyron shkollat publike të shfaqin “dhjetë urdhërimet” e Biblës
Rajon / Botë

Luiziana, debate mbi ligjin që detyron shkollat publike të shfaqin “dhjetë urdhërimet” e Biblës

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 7:50 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Një ligj i ri i miratuar së fundmi (të mërkurën) në shtetin amerikan të Luizianës, ka rindezur një debat të hershëm mbi rolin e fesë në institucionet publike. Ligji u kërkon shkollave në këtë shtet që të vendosin në çdo klasë “dhjetë urdhërimet e Biblës”, duke e shndërruar Luizianën, në të vetmin shtet që detyron një gjë të tillë. Mbrojtësit e tij thonë se ligji ka jo vetëm rëndësi fetare, por edhe historike, por kundërshtarët thonë se ligji është antikushtetues dhe kanë paralajmëruar se do të ankohen në Gjykatën e Lartë.

Ligji kërkon që “dhjetë urdhërimet e Biblës” të shfaqen në madhësinë e një posteri, me shkronja të mëdha e lehtësisht të lexueshme, duke filluar prej vitit të ardhshëm.

Ligji u miratua nga asambleja e shtetit që dominohet prej republikanëve. Guvernatori i ri konservator, Jeff Landry, i cili zëvendësoi në muajin janar, pas dy mandatesh, guvernatorin demokrat John Bel Edwards, e mbështeti atë.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se do ta sfidojnë ligjin në Gjykatën e Lartë.

“Shumë nga themeluesit e kombit tonë, nuk do të kishin pasur asnjë problem që feja të ishte disi më e pranishme në sistemin tonë të shkollave publike. Nuk është ky problemi. Problemi qëndron tek ajo çka po bën realisht Luiziana. Kjo është një përpjekje për të mbështetur një fe të veçantë, duke mos përfshirë të tjerat, si myslimanët apo hebrenjtë”, thotë Edward Ahmed Mitchell, Avokat për të Drejtat Civile.

Ligji gjithashtu autorizon, por nuk kërkon, shfaqjen e simboleve të tjera në shkollat publike, përfshirë edhe të ashtuquajturën “Marrëveshja Mayflower”, nënshkruar nga pelegrinët në vitin 1620, e që shpesh cilësohet si “Kushtetuta e Parë e Amerikës”.

Mbështetësit thonë se nisma ligjore, nuk është vetëm fetare, por ka edhe rëndësi historike.

“Bota sot padyshim vuan shumë nga mungesa e moralit dhe etikës. Ndaj mendoj se “dhjetë urdhërimet” janë një udhërrëfyes i mirë për një mënyrë jetese bazuar tek morali, në një botë me mesazhe krejt të ndryshme”, thotë pastori Steve Ryan, Drejtor i Shkollës së mesme “Archbishop Shaw”.

Ligji parashikon që për vendosjen e urdhëresave në shkolla, nuk do të përdoren fonde publike, por vendosja e tyre, do të mbulohet nga donacionet.

Edhe shtete të tjera kanë propozuar ligje të ngjashme, mes tyre Teksasi, Oklahoma dhe Jutah. Por asnjëri nuk ka arritur të miratojë ligje të ngjashme, si rezultat i sfidave ligjore.

Betejat ligjore kundër shfaqjes në shkolla publike të dhjetë urdhërimeve nuk janë të reja.

Në vitin 1980, Gjykata e Lartë u shpreh se një ligj i ngjashëm i shtetit të Kentakit binte ndesh me Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane, që ndalon qeverinë të përcaktojë një fe zyrtare, ose të miratojë ligje që favorizojnë një fe ndaj një tjetre, apo të kufizojë ushtrimin e lirë të saj. Gjykata u shpreh se ligji nuk kishte qëllim laik, por i shërbente një synimi të qartë fetar.

You Might Also Like

Njeriu që la pas një perandori ndërtimi “ENKA”

Kryebashkiaku i Nju Jorkut filmohet me një lopatë në dorë

Babai bën ski me të birin (6) vdes në përplasje me snowboarderin në Zvicër

Operacioni sekret vazhdon? Pamje të publikuara të kinezëve që ngarkojnë një seri topash të rëndë në anije: Të gjithë pyesin veten se ku do të shkojnë

Pentagoni publikoi një dokument që ndryshon të gjithë strategjinë e SHBA-së: Rusia dhe Kina bien në plan të dytë, ky është fokusi i ri i ushtrisë amerikane

TAGGED: #Bibla, #Dhjetë urdhërimet, #Luiziana, #Shkollat publike
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

28 nëntori i shenjtë i shqiptarëve, që nga ngritja e flamurit nga Gjergj Kastrioti, te ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jashari

Kosova Times Kosova Times November 28, 2022
Sulmoi ekipin e Nacionales në Prizren, 1 muaj paraburgim ndaj të dyshuarit
Haradinaj në Deçan premton investime dhe energji me çmim të përballueshëm
Politologu francez Laurent Vinatier u dënua me 3 vjet burg
Djali i presidentit Biden përballet me aktakuzën e dytë, kësaj here për evazion fiskal
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?