By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Italia heton “safarin e Sarajevës”. Qyteti i Sarajevës: Do t’i bashkohemi padisë
January 28, 2026
Sallatë me spinaq, patate të ëmbla të pjekura dhe proshutë
January 28, 2026
Mëlçi me kërpudha dhe rozmarinë
January 28, 2026
Gjermania: Hetim për pastrim parash në Deutsche Bank
January 28, 2026
Iniciativa gjermane për një “Evropë me dy shpejtësi”
January 28, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë për dy persona për posedim dhe shitblerje të narkotikëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë për dy persona për posedim dhe shitblerje të narkotikëve
Lajme

Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë për dy persona për posedim dhe shitblerje të narkotikëve

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 11:30 AM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: K.Th., A.K., dhe J.B., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, dhe “Posedimi i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 269, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, të pandehurit A.K., dhe K.Th., me datë 14.03.2024 rreth orës 16:40 në Prizren në rrugën “Xhemaj Bjediqi”, pikërisht prapa një furre të bukës, në cilësinë e bashkëkryerësve me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes pa autorizim kanë poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që derisa të pandehurit ishin të ulur në një tavolinë prapa furrës së bukës, ku kishin vendosur disa qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, hasen nga policia, me ç’rast policia ka gjetur dhe sekuestruar, në tavolinën ku po qëndronin të pandehurit marihuanë me peshë neto prej 0.60 gram, dhe një (1) qese plastike me peshe neto prej 2.42 gram me marihuanë, ndërsa në motoçikletën të pandehurit A.K., janë gjetur dhe sekuestruar tridhjetë e pesë (35) qese plastike me marihuanë me peshë prej 73.63 gram, një (1) qese plastike me marihuanë me peshë neto 49.63 gram (pesha totale e substancës narkotike 126.28 gram), një (1) peshore elektronike ngjyre hiri – mjet për matjen e narkotikut,  si dhe pesëmbëdhjetë (15) euro, që dyshohet se janë mjete të fituara nga shitja e substancave narkotike. Të njëjtit, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

I pandehuri A.K., me datë 31.03.2024, rreth orës 13:05 minuta, në Prizren, pa autorizim ka shpërndarë substancë narkotike të llojit marihuanë, në atë mënyrë që takohet me të pandehurin J.B., në rrugën “Ibrahim Rugova” ku të njëjtit i jep në këmbim të 240 qeseve plastike që shërbejnë për paketimin e substancës narkotike, një dozë të substancës narkotike të llojit marihuanë në peshë prej 0.27 gram. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri J.B., me  datë 31.03.2024, rreth orës 13:05 minuta, në Prizren, pa autorizim ka poseduar substancë narkotike të llojit marihuanë, peshë prej 0.27 gram, të cilën substancë narkotike e kishte marrë nga i pandehuri A.K., në këmbim të 240 qeseve plastike. Më këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Posedimi i paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Pula: Kandidatëve që iu shtuan votat do të jenë objekt i hetimeve

Kushtetuesja: Zgjedhja e Nenad Rashiqit në Kuvend ishte jokushtetuese

Arrestimet për votat në Malishevë, ndalohen 15 kryesues e 43 komisionerë

Rama pezullon nga puna tre zyrtarët e Komunës së Prishtinës pas arrestimit

GAP: Rritja e pagës minimale përfshin 36% të të punësuarve me orar të plotë

TAGGED: #Aktakuzë, #Departamenti i Krimeve të Rënda, #Dy persona, #Posedim dhe shitblerje të narkotikëve, #Prokuroria Themelore në Prizren
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Pse Erdogan shkoi te Putini?

Kosova Times Kosova Times September 7, 2023
Apeli ia ul dënimin Pjetër Shalës nga 18 në 13 vjet burgim
Instituti i Kosovës për Drejtësi paditë Kuvendin Komunal të Prishtinës
Izraeli paralajmërohet për katastrofë nëse nis ofensivë tokësore në Rafah
Inteligjenca amerikane: Delegacioni rus vizitoi fshehurazi Korenë e Veriut për të diskutuar një marrëveshje të re armësh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?