By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pluhur i bardhë i gjetur në pako në qendrën e DHL në Gjermani, të paktën 12 të plagosur
June 6, 2025
Raporti i UN Tourism, Kumbaro: Shqipëria kryeson në rritjen e flukseve turistike në Europë me +136%
June 6, 2025
Von der Leyen mbështeti Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pasi SHBA-të vendosën sanksione ndaj katër gjyqtarëve
June 6, 2025
Dronët godasin bazat ajrore ruse, depot e naftës dhe uzinën e raketave ndërsa Moska sulmon Ukrainën
June 6, 2025
Sabotim i pajisjeve të telekomunikacionit në Suedi: Nuk dihet se kush qëndron pas serisë së sulmeve
June 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Udha ishte qëllimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Udha ishte qëllimi
Opinion

Udha ishte qëllimi

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 10:43 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Pal ShTUFI

Para disa muajve, Halili, Dritani dhe unë patëm idenë për një udhëtim të gjatë. Menduam me zë dhe vendosëm të niseshim nga Durrësi për në Bari e prej aty në Napoli, Romë, Firence, Cyrih, Milano, Venedik, Split, Shkodër… Kur u nisëm nga Prishtina, ndaluam në Prizren. Pimë kafe në “Mozambik” te Linda dhe Nue Spaqi. Bëmë ca “zhurmë” aty dhe morëm disa këshilla shtesë për rrugëtimin tonë.

NË ANIJE

Në Durrës arritëm herët dhe kishim kohë për një darkë, sepse trageti nisej tek në ora njëmbëdhjetë të natës. Halili dhe Dritani për herë të parë lundronin me anije, e cila vërtet na solli një kënaqësi të rrallë atë natë, sepse deti ishte i qetë dhe një hënë sikur e përcillte enkas atë lundrim.

Duke shikuar përmes dritares së madhe të kabinës së fjetjes, ndoshta rreth orës një pasmesnate, Dritani fjeti. Ndërkaq, Halili dhe unë vazhduam bisedat tona.

Nga viti 1989, që kur njihemi me Halilin, e deri më sot, kurrë nuk kemi pasur biseda më të qeta, më të thella dhe më të gjata se atë natë në atë lundrim, pa valë deti.

Në atë udhëtim të bukur, herë-herë e shihja Halilin e zjarrtë, Halilin e burgjeve dhe Halilin që guxonte të hapte tema të guximshme në karrierën e tij – tema jo në pajtim me shumicën…! Ndonjëherë më dukej edhe si peshku Salmon i Alaskës, i cili noton kundër rrymave të ujit edhe atëherë kur arushat e presin gojëhapur… Pastaj më bëhej sikur edhe atë natë fliste me zë të ngritur, por jo, ishte i qetë si deti i asaj nate. E pabesueshme do të thoshit. Po, e pabesueshme, por e vërtetë.

Në mëngjes, rreth orës shtatë, patëm përshtypjen sikur në disa pika u rinjohëm me Halilin. Zhvilluam tema, të cilat nuk bëhen kafeneve dhe ndejave shoqërore. Ishim të vërtetit dhe të hapur – edhe në kundërshtime. Por, për çudi, atë natë më shumë jemi pajtuar sesa kundërshtuar.

PUGLIA

Futja në portin e Barit, pa dashje më bëri ciceron të këtij udhëtimi. Me aq sa dija dhe mundja, shpjegoja ato që dija për Barin e sidomos për qytetin e vjetër, të cilin nuk mund ta vizitonim, sepse itinerari i udhëtimit nuk e parashikonte.

Rrugës për në Napoli, në regjionin Puglia, shtriheshin ullishte dhe vreshta pafund – me dhjetëra kilometra. Një pamje magjepse dhe e munguar tërësisht në hapësirat ballkanike.

Sa për dijeni, Puglia ka mbi 100 mijë hektarë vreshta, nga të cilat prodhohet verë e kualitetit të lartë si dhe 50-60 milionë pemë ullinjsh, që i bie se Puglia mbulon mbi 40% të prodhimit italian të vajit të ullirit.

Puglia ka katër milionë banorë dhe një sipërfaqe prej vetëm 19.300 km2, bruto produkti i brendshëm (BIP) i të cilës shkon në 80 miliardë euro. Krahasojeni këtë provincë italiane me cilindo shtet ballkanik…

GRUNAJAT

Dikur, pas 100-120 kilometrash, u paraqiten grunajat të cilat tanimë ishin korrur, por që i jepnin fushave një ngjyrë të artë e herë-herë edhe të blertë nga pemët ose nga pishat perandorake, të holla e të gjata – si në oborrin e shtëpisë së gladiatorit (sipas filmit “Gladiator”). Fotografonim udhës, por e kishim të vështirë të ndaleshim, sepse italianët e kishin ngushtuar zemrën në ato autostrada dhe nuk kishin lënë mundësi të ndaleshim për të bërë foto të bukura. Ishte magjepse kombinimi i të artës me të blertën (grunajat dhe pemët).

Duke ju afruar vargmaleve të Apenineve Jugore, filluan kodrat tipike italiane. Ato kodra, mbi majat e të cilave janë ndërtuar qytete mesjetare. Dhe, pa pritur, në krahun e djathtë, në një lartësi rreth tetëqind metra, pamë një qytet të vjetër, i quajtur Sant’Agata di Puglia, i cili dukej si një kapelë mbi atë mal. Ishte një mrekulli e vërtetë. Mirëpo dalje nga autostrada nuk kishte. Dikur erdhi edhe ajo dalje, por ishte vonë për t’u shkuar në atë qytet. Ne kishim synim Napolin…

VARGMALET APENINE

Siç dihet, vargmalet Apenine shtrihen për midis Italisë, nga veriu e deri në jug, në Sicili, në një gjatësi prej 1500 km. Këto vargmale kanë qenë dhe janë tejet të rëndësishme për Italinë, jo vetëm për bukuritë që ofrojnë, por më shumë për lumenjtë dhe freskinë që sjellin gjithandej në gadishull.

Kur kaluam në anën tjetër të këtyre vargmaleve, u ndalëm në një pikë karburanti, e cila quhej “Hermes”. Dritani, duke e ditur kuptimin e emrit Hermes, më pyeti edhe mua. Për çudi nuk e kisha harruar, por megjithatë u përgjigja si nxënës me një gjysmë sigurie: “Hermes ka qenë një perëndi në mitologjinë greke, perëndi që ka mbrojtur udhëtarët” – thash. Dritani dhe Halili të kënaqur me këtë përgjigje, më uruan “dhënien e provimit në mitologji” dhe me këtë u ndjemë “të mbrojtur” edhe ne, udhëtarët e një rrugëtimi prej rreth 3700 km – udhëtim për të njohur më shumë e për të mësuar më shumë nga popujt dhe kulturat e ndryshme.

Edhe pse Hermes ishte pikë e vogël karburanti, ushqimi italian i dha shenjat e para të shijes tipike që ka…

CAMPANIA

Duke u bërë humor me perëndinë Hermes, përmes vargmaleve Apenine vazhduam udhën nëpër provincën Campania, provincë me kryeqytet Napolin. Kjo provincë, po ashtu e bukur, ka një histori tejet të bujshme dhe të vjetër, që në antikitet. Mbase, ndonjëherë, historia e saj është bërë edhe shkak i ngecjeve në zhvillimin ekonomik dhe social, duke ngritur arrogancën shoqërore përtej të durueshmes.

Brenda kësaj province gjenden Vezuvi dhe Pompei, Gjiri i Napolit dhe Napoli, Salerno e Agropoli, ishujt Ishia e Capri etj.etj. Dhe, secila më e bukur se tjetra.

NAPOLI

Arritëm në Napoli, këtë qytet të legjendave, të cilin edhe unë për herë të parë e vizitova. Përveç i bukur e me plot lavdi, ishte qyteti më i papastër që kam parë ndonjëherë në hapësirat evropiane. Plehra gjithandej, të cilat kundërmonin derisa mbyllnim edhe hundët. Edhe në qytetin e vjetër historik. Edhe në sheshin Garibaldi. Kudo. Shenja këto që këtë qytet ende e udhëheq mafia. E dhimbshme kjo.

Napoli kishte 15 mijë emigrantë të regjistruar, por 45 mijë të tjerë ishin ilegal, shifër kjo drithëruese për një qytet të ditëve tona.

Për pjesët e bukura dhe historike te Napolit, vendosa t’i lë të flasin fotografitë që kemi shkrepur aty… Ato thonë më shumë se unë. Më shumë se ne tre.

Për të mos i hyrë në hak Halilit, deri në Napoli asnjëherë nuk ka ngritë zë. Por kjo nuk ishte garanci se mund të arrinim në Romë pa ndonjë debat përndezëz…

(Tregimi vazhdon për Romën, Firencen…)

You Might Also Like

Dy rryma të ndryshme-të dehurit dhe mësuesit në politikë

Pse edhe krimi dhe kriminelët në Kosovë janë “sui generius”…?

Nuk i ndihmoi as ‘Nata e Bajramit’!

Kosova po kalon muajt e rëndë të përsekutimit politikë nga vetë Kuvendarët e zgjedhur me votë popullore

Presidentja ka kompetenca për të vendosur për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare

TAGGED: #Dritan Dragusha, #Halil Matoshi, #Pal Shtufi
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky kërkon që Biden dhe Xi të marrin pjesë në samitin e paqes në Ukrainë

Kosova Times Kosova Times May 26, 2024
Vuçiq shpall fitore në zgjedhje
LDK organizon konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”
Zogaj kritik ndaj Albin Kurtit: Leje Prishtinën, tregona për Urën e Ibrit
Policia kërkon ndihmë në kapjen e një personi dhe identifikimi pasi dyshohet për vjedhje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?