By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Emrat e më shumë se 155,000 ushtarëve të vdekur rusë janë konfirmuar
December 12, 2025
Gjashtë persona kalojnë ilegalisht kufirin, arrestohen nga policia
December 12, 2025
Merr veturën me qira dhe zhduket, policia arreston të dyshuarin
December 12, 2025
Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së
December 12, 2025
Arrestohet një person i dyshuar për të shtëna me armë zjarri në Vushtrri
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore të kontraktuara, joefikas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore të kontraktuara, joefikas
Shëndetësi

ZKA: Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore të kontraktuara, joefikas

Kosova Times
Last updated: 2024/06/21 at 1:44 PM
Kosova Times Published June 21, 2024
Share
SHARE

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se menaxhimi i shërbimeve shëndetësore dhe sociale të kontraktuara nga institucionet publike nuk ishte efikas dhe në disa raste as efektiv e transparent.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka audituar performancën e institucioneve sa i përket efikasitetit dhe efektivitetit të kontraktimit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale gjatë periudhës 2018-2022. Për blerjen e këtyre shërbimeve shëndetësore janë shpenzuar mbi 14.5 milionë euro, ku nga qeverisja lokale janë shpenzuar mbi 14 milionë ose 97% ndërsa nga qeverisja qendrore janë shpenzuar rreth 400 mijë euro ose 3%.

Rezultatet e auditimit kanë treguar se shërbimet shëndetësore dhe sociale shtesë ishin të nevojshme për t’u kontraktuar gjatë periudhës së pandemisë apo edhe për arsye të mosaprovimit të numrit të stafit shtesë si dhe rritjes së popullsisë në komunat e audituara si: Prizreni, Ferizaj, Fushë Kosova, Shtimja dhe Obiliqi.

“Megjithatë ky proces është përcjellë me mangësi të shumta si: mosvlerësimi real i nevojave, përdorimi i procedurave të ndryshme pa një bazë të qëndrueshme se cila është procedura e duhur për këto shërbime, nënshkrimi i marrëveshjeve të drejtpërdrejta pa siguruar transparencë si dhe mos menaxhimi i kontratave, për rrjedhojë shërbimet shëndetësore nuk kanë arritur efikasitetin dhe efektivitetin e duhur”, thuhet në njoftimin e ZKA-së.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka thënë se menaxhimi joefikas i shërbimeve të kontraktuara, ka rezultuar me mospërputhje mes sasive të kontraktuara dhe nevojave reale, duke çuar në një disproporcion në ofrimin e shërbimeve ndërmjet stafit të rregullt dhe atyre të angazhuar përmes Organizatës Joqeveritare Caritas Kosova.

Me mangësi është përcjellë edhe pjesa e menaxhimit dhe monitorimit për pranimin e shërbimeve të pritura.

“Auditimi evidentoi mangësi të konsiderueshme në praktikat e menaxhimit të kontratave, ku mungonin raportet e pavarura nga menaxherët e kontratave të emëruar nga komunat, duke e bërë të pamundur identifikimin e saktë të të gjitha shërbimeve të ofruara nga stafi i angazhuar përmes këtyre kontratave. Mos evidentimi i saktë i shërbimeve nuk ofron siguri që shërbimet e paguara janë pranuar”, thuhet në njoftim.

Rezultatet e auditimit tregojnë se shërbimet shëndetësore të kontraktuara nuk ishin të koordinuara dhe transparente.

“Mungesa e koordinimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal ka krijuar financim të dyfishtë të shërbimeve duke rezultuar në joefikasitet buxhetor”, thekson Zyra Kombëtare e Auditimit.

ZKA ka gjetur po ashtu mangësi në transparencë, si me mosverifikim të licencave të stafit shëndetësor, vlera të gabuara të parashikuara dhe kontraktimi me vlera të dyfishuara, si dhe raportimi i gabuar në Zyrën për Qeverisje të Mirë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

6 të vdekur e 31 raste të reja me HIV / AIDS në vitin 2025

Evropa mbetet e vonuar në zbulimin e infeksioneve me HIV

8 vitamina kyçe që gratë duhet të marrin për imunitet dhe vitalitet më të mirë

TAGGED: #Joefikas, #Kontraktuara, #Menaxhimi i shërbimeve shëndetësore, #Zyra Kombëtare e Auditimit
Kosova Times June 21, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Radoiçiq “rehaton” serbët në institucionet serbe në Kosovë

Kosova Times Kosova Times January 23, 2023
Bislimi kërkon sërish heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
Protestat do të vazhdojnë në Bangladesh deri në publikimin e vendimit për kuotat
CNN: Policia e Kinës ka mbi 100 degë jashtë shtetit
Biden kritikon “ekstremizmin” në Gjykatën Supreme, bën thirrje për mandate me limite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?