By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
BE-ja e ka shtuar Rusinë në listën e vendeve me rrezik të lartë të pastrimit të parave
January 29, 2026
Protesta në Holandë për shkak të videos së një oficeri policie që godet dy gra myslimane
January 29, 2026
Goditet rrjeti drogës në Serbi, kapen pesë ton marihuane pranë Krushevcit
January 29, 2026
MIsteri: Ata shkuan për gjueti, i gjetën të vdekur, të gjakosur dhe me baltë me armët pranë trupave të tyre
January 29, 2026
Trump pretendon se i ka rregulluar të gjitha me Putinin, ukrainasit janë të frikësuar për shkak të parashikimit ekstrem
January 29, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Euronacionalizmi 2024!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Euronacionalizmi 2024!
Opinion

Euronacionalizmi 2024!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/22 at 4:17 PM
Kosova Times Published June 22, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Faza fillestare e kampionatit evropian të futbollit Euro 2024 në Gjermani nxori në shesh nacionalizmat ndëretnik të ushqyer nga politika ultranacionaliste e kthyer në urrejtje ndëretnike. Brohoritjet nacionaliste të shoqëruara me flamuj dhe pankarta me përmbajtje nacionaliste vërshuan stadiumet e futbollit në shtetin më të zhvilluar dhe më demokratik të Bashkimit Evropian.

Përditshmëria ballkanike në Euro 2024

Ajo që po ndodhë në kampionatin evropian të futbollit në Gjermani nuk është diçka e re, e paparë dhe e padëgjuar në hapësirat ballkanike, por është trishtuese kur kjo ndodhë në një ngjarje kaq madhore të futbollit, siç është kampionati evropian.

Shpërfaqja e miqësive dhe armiqësive, aleancave dhe kundërshtive mes shteteve dhe popujve sipas qëndrimeve dhe përcaktimeve politike të kombeve pjesëmarrëse në këtë kampionat paraqet anën më të errët të këtij kampionati.

Fansat e kombëtareve ballkanike në Gjermani po tregojnë kulturë miqësore me vendasit gjerman dhe kulturë armiqësore me fqinjët e tyre! Përmes këngëve nacionaliste e shfaqin urrejtjen ndëretnike dhe armiqësitë e vjtera dhe të ndërsjella.

Kur urrejtja dhe armiqësia shfaqen para respektit ndërfqinjësor atëhere kemi të bëjmë me mesazhin më të keq të mundshëm në një ngjarje sportive që promovon paqen dhe unitetin mes popujve dhe shteteve.

Rasti më negativ i kampionatit ai përdorimit të fyerjeve dhe sharjeve, duke shprehur urrejtjen dhe mllefin ndaj tjerëve. Kjo tregon se deri ku ka arritur politika ultranacionaliste që të kontaminojë me urrejtje masat e gjëra popullore ndaj popujve tjerë, në veçanti ndaj fqinjëve të tyre tradicional.

Sporti si mënyra më e mirë e unifikimit të popujve dhe shteteve e shpërfaqi njëkohësisht edhe të vërtetën e hidhur të armiqësive mes popujve të Ballkanit dhe jo vetëm, i nxori në shesh edhe skenarët politik me largim nga kampionati evropian, sikur ky të ishte parlament i një shteti multietnik!

Shpërfaqja e mentalitetit ballkanik në kampionatin evropian apo euronacionalizmi 2024 janë tregues i nacionalizmave në rritje në hapësirat ballkanike, e në veçanti në shtetet e dala nga ish federata jugosllave, i cili mund të kulmojë me luftëra ndëretnike sikurse në vitet e ’90-ta!

You Might Also Like

Makthi Strategjik i Evropës: I bllokuar midis Trumpit, Putinit dhe luftës që nuk mund ta përfundojë

Ja deri ku është i gatshëm të shkojë monstrumi Aleksandër Vuçiq për t’a luajtur lojën dhe mbetur në pushtet

Shteti i së drejtës nuk mbrohet duke lejuar gjykatat të ndryshojnë përbërjen e qeverisë! Kushtetuesja do e mund arsyetimin e SPAK-ut…

Trump sulmon ashpër Evropën, e quan Danimarkën ‘mosmirënjohëse’, kërkon Groenlandën në Davos

Një Holodomor me Temperaturë të Ulët

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 22, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: Qeveria jonë OJQ-të i trajton si partnere

Kosova Times Kosova Times July 15, 2024
Në tryezë për gjysmë ore: Recetë për një tavë të shijshme
Qyteti evropian ku duket si diçka nga një përrallë
Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat, thotë një zyrtar i OKB-së
Balerina që lidhi gjenerata
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?