By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 7 janar
January 7, 2026
Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar
January 6, 2026
Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë
January 6, 2026
AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje
January 6, 2026
Osmani falënderon Turqinë pas pranimit të sistemit anti-tank OMTAS
January 6, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gërvalla: Agim Ramadani ishte lider me vizion të qartë për Kosovën e lirë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gërvalla: Agim Ramadani ishte lider me vizion të qartë për Kosovën e lirë
Lajme

Gërvalla: Agim Ramadani ishte lider me vizion të qartë për Kosovën e lirë

Kosova Times
Last updated: 2024/06/23 at 7:35 PM
Kosova Times Published June 23, 2024
Share
SHARE

“Agim Ramadani ishte një strateg i shkëlqyer ushtarak dhe një lider me vizion të qartë për një Kosovë të lirë dhe demokratike. Ai nuk e humbi kurrë besimin tek liria dhe drejtësia”, kështu ka deklaruar zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Akademinë Përkujtimore të organizuar nga Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih për komandantin Agim Ramadani.

Ajo tha se lufta e tij në Betejën e Koshares do të mbetet përgjithmonë një simbol i lavdisë dhe trimërisë në historinë tonë kombëtare.

Kjo akademi u mbajt në vendin ku heroi veproi për Kosovën dhe u nis për të luftuar deri në vdekje, në Betejën e Koshares, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Në mesin e qindra mërgimtarëve nga Zvicra, në akademi ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ish-komandanti i Brigadës “138 “Agim Ramadani, Rrustem Berisha, familjarë e bashkëluftëtarë të heroit si dhe përfaqësuesve të organizatave dhe shoqatave të ndryshme.

Para të pranishmëve ministrja Gërvalla tha se Agim Ramadani nuk ishte vetëm ushtarak, strateg dhe luftëtar i shkëlqyer, ai ishte një shpirt artisti, shkrimtar dhe piktor që kulturën dhe popullin e tij i donte me gjithë zemër.

“Atëherë kur Kosova pati nevojë, ai la pas jo vetëm Zvicrën, por edhe artin edhe vargun dhe mori armët, i bindur se liria është vlera më e lartë për të cilën ia vlen të luftosh”, tha ajo.

Ministrja Gërvalla më tej tha që në Betejën e Koshares, Agimi tregoi trimëri të pashoqe dhe strategji të jashtëzakonshme para se më 11 prill 1999, të vritet në ballë të frontit çlirimtar, aty ku përgjithmonë u hoq guri famëkeq i kufirit.

“Beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Koshare ishte dhe mbetet beteja e krenarisë dhe lavdisë, betejë e heronjve që jetësuan ëndrrën shekullore”, tha ministrja Gërvalla, e cila në fund tha se vepra, vendosmëria dhe trimëria e Agim Ramadanit dhe të gjithë heronjve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes për të ardhmen tonë.

Nga ana tjetër, bashkëluftëtarët e heroit Agim Ramadani, ndanë kujtime nga lufta e tyre çlirimtare duke e cilësuar heroin si një njeri me vlera të rralla njerëzore dhe i vendosur që të jetësojë amanetin e dëshmorëve për çlirimin e Kosovës, njofton MPJD.

Akademia përkujtimore u shoqërua me poezi të Agim Ramadanit, të lexuara dhe shoqëruara me pika të mrekullueshme muzikore nga këngëtarja shqiptare me reputacion të jashtëzakonshëm në Zvicër, Elina Duni si dhe instrumentist, Elmir Berisha. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Nagavci: Shtyhet fillimi i gjysmëvjetorit të dytë deri më 12 janar

Pas reshjeve të shiut, Lumi Lushta del nga shtrati në Mitrovicë

AME: Shumica e komunave stabile, në Gjakovë u evakuuan mbi 20 familje

Përmbytje dhe reduktime të ujit në Prishtinë

Maqedonci: Pranuam dërgesën e sistemeve raketore anti-tank OMTAS

TAGGED: #Agim Ramadani, #Akademi Përkujtimore, #Donika Gërvalla, #Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih
Kosova Times June 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Arrestohet një i dyshuar për vjedhje të rëndë, i sekuestrohen dy armë zjarri

Kosova Times Kosova Times January 9, 2023
Karan pas shpalljes së fitores: Do të vazhdojmë me forcë edhe më të madhe aty ku e lamë
Zjarr në ndërtesën me emigrantë, 2 të vdekur dhe 14 të plagosur, mes tyre dhe fëmijë
Rama nga Berlini: Synojmë mbi 500 mijë turistë gjermanë gjatë këtij viti
Ukaj: Qeveria po hap hendek me perëndimin përmes ideologjive antiperëndimore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?