By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Rritet numri i të vdekurve nga zjarri në një resort skish në Zvicër. 47 të vdekur, 115 të plagosur
January 1, 2026
U llogarit se sa territor pushtuan rusët në vitin 2025
January 1, 2026
Amerikanët po japin dy miliardë dollarë ndihmë në të gjithë botën përmes OKB-së, por Uashingtoni do të vendosë se kush mund të aplikojë.
January 1, 2026
Policia identifikon personin që publikoi video me armë zjarri në Ferizaj
January 1, 2026
Kurti: KEK-u në moment historik transformimi
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dashnia e padobishme e qytetarëve të hipnotizuar për Albin Kurtin!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Dashnia e padobishme e qytetarëve të hipnotizuar për Albin Kurtin!
Opinion

Dashnia e padobishme e qytetarëve të hipnotizuar për Albin Kurtin!

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 7:23 AM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Puna e mirë e një qeverie matet me nivelin e zhvillimit ekonomik dhe rritjen e mirëqenies qytetare, me arsim cilësor, me shëndetësi efikase dhe me shërbime kualitative për qytetarët, me avancim të sistemit të drejtësisë dhe barazi qytetare, me diplomaci efikase dhe më shtim të njohjeve ndërkombëtare.

Pse qeveria nuk e realizoj asnjë premtim?!

Nëse vetëm njëra prej segmenteve të sipër cekura dështon, atëherë nuk mund të themi se kemi qeveri të mirë dhe efikase në shërbim të qytetarëve, e lërë më kur të mungojnë të gjitha segmentet e sipër cekura të cilat ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe stabilitetin politik dhe ekonomik të vendit.

Kjo bëhet akoma më e rëndë kur kemi stagnimin në të gjitha hallkat e sistemit qeverisës në dy nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale), përfshirë të gjitha institucionet publike dhe private në vend.

Edhe në të kaluarën të gjitha qeveritë kanë ditur të festojnë dhe të krijojnë spektakle televizive, por jo siq po bën qeveria aktuale. Le të më thotë dikush çfarë ndryshoj për të mirë me këtë qeveri në jetën e qytetarëve, të cilët e kanë ndarë mendjen për t’u larguar nga vendi!

Cilat janë shkaqet e largimit të popullatës nga Kosova?

Shkaqet e largimit janë të shumta dhe të ndërlidhura me njëra-tjetrën!

Mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe mungesa e sigurimeve në vendin e punës në sektorin privat janë më krucialet, prej të cilave gjenerojnë edhe faktorët e tjerë socio-ekonomik të cilët e bëjnë të pasigurt jetën dhe të ardhmen e qytetarëve në Kosovë.

Qeveria Kurti tashmë ka hyrë në fazën e fundit të mandatit politik pa asnjë iniciativë për krijimin e bazës së sigurimeve shëndetësore!

Mund të shtrohen një varg pyetjes, pse?

Pse qeveria nuk e mbajti asnjë premtim elektoral të dhënë para qytetarëve të vendit?

Pse qeveria nuk e solli asnjë njohje ndërkombëtare për Kosovës?!

Pse qeveria nuk i ngriti kapacitetet energjetike në vend?!

Pse qeveria nuk e ngriti cilësinë në arsim?!

Pse qeveria nuk e përmirësoi sistemin shëndetësore?!

Pse qeveria nuk e bëri vettingun në sistemin e drejtësisë?!

Pse qeveria nuk e bëri asnjë ndryshim në përmirësimin e mirëqenies qytetare?!

Nuk bëri asgjë, sepse tërë kohën dhe të gjitha energjitë i shpenzoj në dialogun me Serbinë pa asnjë rezultat konkret!

Dialog për të mos u pajtuar për asgjë

Premtimi elektoral i kryeministrit aktual ishte Jo dialog me Serbinë pa njohje paraprake dhe pa zbardhjen e fatit të pagjeturve!

Po çfarë ndodhi?

Kryeministri Albin Kurti hyri në dialog me Vuçiqin pa asnjë kusht paraprak!

Krijohet përshtypja sikur Kurti dhe Vyçiqi janë dakorduar për të mos u pajtuar për asgjë!

E sikur kjo të jetë e vërtetë, atëherë llogaridhënia për Kurtin do të jetë e madhe dhe e pashmangshme nga qytetarët!

Obstruksionet populliste të Kurtit për themelimin e Asociacionit e dëmtuan seriozisht pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pasi Kosova mbeti pa asnjë njohje dhe u fut nën sanksione nga BE-ja, me largim nga ushtrimet e përbashkëta ushtarake të NATO-s dhe me humbje të rastit historik për anëtarësim në KiE në votimin e fundit, rast ky i paparë dhe i paprecedent!

Mos zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare nga ana e kryeministrit Kurti e ka kthyer Kosovën prapa për një dekadë në rrafshin dipolmatik.

Deklarimet për kinse shtrirje të sovranitetit dhe integritetit territorial në veri nuk janë gjë tjetër veçse mashtrimi më skandaloz që ju bëhet qytetarëve të vendit e në veçanti banorëve shqiptarë të pjesës veriore që jetojnë që 25 vjet si refugjatë në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës!

Është kështu për faktin se, shtrirja “De facto” e sovranitetit në veri do duhej të pasohej me hapin e parë të kthimit të banorëve shqiptarë në shtëpitë dhe banesat e tyre në pjesën veriore e jo me telenovela të “gjetjes të armatimit në veri”.

Përderisa të vazhdohet me telenovelat e tilla, asnjë shqiptarë nuk do ta ketë guximin të kthehet në pjesën veriore!

Përderisa të vazhdohet me lojën më fjalë për shtrirje të sovranitetit në veri pa shtrirjen “De facto” të integritetit territorial me institucione legjitime e jo me improvizime si ndodhi për tre vjet rresht, është vetëm popullizëm dhe mashtrim skandaloz për qytetarët. Pa themelimin e Asociacionit Kosova nuk mund ta bëjë asnjë hapa para në konsolidimin e shtetësisë dhe asnjë hapë para në integrimet evropiane dhe euroatlanike!

E padobishme do të jetë dashnia e qytetarëve të hipnotizuar për Albin Kurtin

You Might Also Like

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

Politikanë sezonalë, vota si plaçkë, qytetari si mjet

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Kosova për herë të parë me vlerësim kreditor

Kosova Times Kosova Times April 30, 2024
I gjithë vendi është në zi, vdes Heroi i Ukrainës
ShBA i shton dy kompani evropiane të vëzhgimit në listë të zezë
Osmani: Kosova e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës
Aktakuzë kundër një personi për shkak të kanosjes ndaj një gazetari
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?