By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros
June 11, 2025
Osmani po angazhohet për rastin e ish-policit i ndaluar në Serbi
June 11, 2025
Kryeministri polak Tusk kërkon besim në qeverinë e tij deri në fund të mandatit
June 11, 2025
Jamie Oliver hap restorantin e parë në Adriatik: Ja ku ndodhet
June 11, 2025
Ngjarje e rëndë, 6-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, jep dëshminë Kurtesh Fondaj
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, jep dëshminë Kurtesh Fondaj
Lajme

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, jep dëshminë Kurtesh Fondaj

Kosova Times
Last updated: 2024/06/24 at 3:28 PM
Kosova Times Published June 24, 2024
Share
SHARE

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka nisur dëshminë dëshmitari i 73-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kurtesh Fondaj, në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar prokurori Matt Halling, i cili tha se ai do të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së. Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth tri ditë.

Dëshmitari Fondaj tha se Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) të cilat pretendohet se kanë qenë krah ushtarak nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në territorin e Kosovës, nuk ka pasur në Kosovë. Ai tha se pjesa e ushtarëve që kanë qenë fillimisht nën Ministrinë e Mbrojtjes, kanë vepruar me emblemë të UÇK-së.

“FARK në territor të Kosovës nuk ka pas. Pjesa e ushtarëve që kanë qenë fillimisht nën Ministrinë e Mbrojtjes në territorin e Kosovës kanë vepruar me emblemën e UÇK-së dhe kanë qenë nën komandën shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë”, tha Fondaj.

Më pas, prokurori Matt Halling kërkoi pranimin e disa dokumenteve që, sipas tij, janë sekuestruar nga Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, propozimi i cili u aprovua nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith.

Fondaj thotë se zyrtarisht s’është akuzuar për shpartallim të UÇK-së në zonën e Suharekës

Dëshmitari Kurtesh Fondaj gjatë dëshmisë së tij në Hagë, tha se zyrtarisht nuk është akuzuar për shpartallim të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në zonën e Suharekës, por jozyrtarisht po, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Me sa di unë, zyrtarisht jo. Jo zyrtarisht po del që po. Një prej atyre dokumenteve ia kam dhënë edhe unë që është që po. Mirëpo, jo, zyrtarisht nuk kam pas vërejtje, pra në mënyrë zyrtare nuk kam pas vërejtje, por përkundrazi kam pas lëvdata”, tha dëshmitari, duke u përgjigjur në pyetjet e prokurorit Matt Halling.

“Unë nuk kam hy në UÇK ta dëmtoj atë, por përkundrazi ta jap më të mirën më të mundshme. Vetëm në rrethanat ku e përmenda realisht nuk kam vepru me nofkë, kam vepru me emër dhe mbiemër dhe kam qenë i vetëdijshëm për pasojat që mund t’i bartë në rast se dështon UÇK-ja. Unë kam besu fuqishëm në UÇK dhe jam mundu me e dhënë më të mirën e mundshme. Mirëpo, ne e kemi një shprehje ‘edhe dielli nuk nxen njësoj për të gjithë’, prandaj në kontest të saj a ka pas dikush që ka dhënë vërejtje në punën time është krejt normale. Mirëpo, misioni jem nuk ka qenë me e shkatërru atë, por me e fuqizu atë dhe me e dhënë kontributin më të mirë të mundshëm”, tha ai.

Kur u pyet për dokumentin për të cilin tha se Zyrës së Prokurorit të Specializuar ia ka dhënë vetë ai, Fondaj tha se bëhet fjalë për dokumentin që ka përgatitur Halil Çadraku bashkë me Sadik Halitjahën.

Për Çadrakun, dëshmitari tha se ka qenë përgjegjës për sektorin për Zbulim dhe Kundërzbulim (ZKZ). Për ZKZ-në, dëshmitari u pyet se a njihet edhe si Shërbim i Inteligjencës apo Informativ.

“Unë nuk i di këto realisht në kuptim. Në fazën kur kam qenë si shef shtabi ne e kemi titullu si Zbulim-Kundërzbulim”, u përgjigj dëshmitari.

Më pas, atij iu prazantua një dokument i cili supozohet të tregonte për një takim të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në Divjakë në janar të 1999-ës, “në të cilën sipas prokurorit thuhet se Kurtesh Fondaj ka thënë se nuk kanë çka lypin aty ‘gjarpna’ dhe se ata e njohin vetëm Bislim Zyrapin”.

“Nuk besoj. Për mua, realisht anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kanë qenë njerëz me autoritet te unë shumë të respektuar. Njerëz të respektuar dhe jam mundu me qenë shumë korrekt. Po kam bindjen që edhe ata kanë qenë shumë korrekt në raport me mu dhe nuk është në stilin dhe natyrën time me fol me këtë fjalor”, tha Fondaj.

Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua edhe një dokument që supozohet që në atë takim është thënë diçka për Thaçin, fjalë të cilën e quajti “skandaloze”.

Dëshmitari Fondaj thotë se në shkurt të ‘99-ës është pyetur nga Sokol Dobruna për rastin e Blerim Kuçit.

Dëshmitari Kurtesh Fondaj tha se kishte dhënë dëshmi në mbrojtje të Blerim Kuçit në shkurt të 1999-ës, por që pyetjet ia kishte bërë Sokol Dobruna, që sipas tij ishte prokuror në këtë rast.

“Deklaratën… e kam dhënë në Divlakë,.. gjatë muajit shkurt të vitit 1999. Unë deklaratën e kam dhënë para Sokol Dobrunës dhe çdo herë jam i bindur që ai ka qenë prokuror në rastin e Blerimit. Pra, unë e kam dhënë deklaratën para tij në prezencën e avokatit mbrojtës të Blerim Kuçit, Agron Berisha dhe një procesmbajtës, respektivisht i cili ka evidentu komplet atë që kam fol dhe kam dhënë dëshmi në një fletore”, tha Fondaj.

Kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Në nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë deklaruare të pafajshëm.

You Might Also Like

Osmani po angazhohet për rastin e ish-policit i ndaluar në Serbi

Ngjarje e rëndë, 6-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin

Gashi: Klasa politike duhet të gjejë zgjidhje, LDK e bëri këtë

Lushtaku: Derisa nuk reflekton shumica, ne kemi qëndrimet e njëjta

Fillon seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

TAGGED: #Hagë, #Kurtesh Fondaj
Kosova Times June 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Server: Uashingtoni hoqi dorë nga pretendimi se ishte neutral, mbështet politikën e Beogradit dhe “botës serbe”

Kosova Times Kosova Times May 26, 2023
Pepe: Portugalia, ndër skuadrat më të mira me statistika
Trump fiton zgjedhjet republikane në Nju Hampshire
Presidentja Osmani pritet nga Abazoviq në Mal të Zi, diskutojnë për zgjerim të bashkëpunimit në disa fusha
Osmani kërkon që me ShBA-në të përgatitet draft-statuti për Asociacionin
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?